By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Projekti për të krijuar jetën njerëzore nga e para fillon në Britani, ekspertët janë të ndarë
June 26, 2025
Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, i fshehur në një vrimë nën banakun e kuzhinës
June 26, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 26, 2025
Parashikimi i motit në Shqipëri
June 26, 2025
Ngjarjet e datës 26 qershor
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bota reagon pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bota reagon pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit
Rajon / Botë

Bota reagon pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/01 at 10:23 PM
Kosova Times Published October 1, 2024
Share
SHARE

Liderët botërorë u bënë thirrje Iranit dhe Izraelit të tërhiqen nga përshkallëzimi i situatës, pasi Teherani lëshoi një sërë raketash ndaj rivalit të tij të kamotshëm më 1 tetor.

Teherani tha se ky sulm – i cili ndodhi në një kohë kur Izraeli kishte lajmëruar për një ofensivë tokësore kundër Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – ishte një përgjigje ndaj vrasjeve të liderëve militantë që mbështeten nga Irani.

Kjo ishte hera e dytë që Irani e sulmon drejtpërdrejt Izraelin, pas një sulmi me raketa dhe dronë në prill, si hakmarrje për një sulm ajror vdekjeprurës izraelit në konsullatën iraniane në Damask.

Pas sulmit, Izraeli dhe Irani e kërcënuan njëri-tjetrin, ndërsa liderë të ndryshëm botërore bënë thirrje për armëpushim, mes frikës për një konflikt të zgjeruar në Lindjen e Mesme.

OKB-ja kërkon armëpushim

Pas valës së raketave nga Irani, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme”

“Kjo situatë duhet të ndalojë. Ne patjetër që kemi nevojë për një armëpushim”, tha Guterres.

Ai shprehu shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe Hezbollahut, në një kohë kur konflikti me Hamasin në Gazë po vazhdonte.

Hezbollahu është e shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka futur në listë të zezë krahun e tij ushtarak, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez. Ndërsa, grupi palestinezë Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja.

ShBA: Sulmi, plotësisht i papranueshëm

Ndërsa sulmi po ndodhte, presidenti i ShBA-së, Joe Biden, urdhëroi ushtrinë amerikane të “ndihmojë mbrojtjen e Izraelit nga sulmet iraniane dhe të rrëzojë raketat që po synonin Izraelin”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e quajti sulmin “totalisht të papranueshëm” dhe tha se ai duhej të dënohej nga e gjithë bota.

“Raportet e para sugjerojnë se Izraeli, me mbështetje aktive nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë, e ka përballuar me sukses këtë sulm”, tha Blinken për gazetarët.

Ndërsa, këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, paralajmëroi për pasoja për Iranin.

BE-ja kërkon armëpushim rajonal

Bashkimi Evropian (BE) dënoi “në terma të fuqishëm” sulmin me raketa balistike iraniane ndaj Izraelit dhe kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në të gjithë Lindjen e Mesme.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në platformën X: “Cikli i rrezikshëm i sulmeve dhe hakmarrjeve rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Një armëpushim i menjëhershëm në të gjithë rajonin është i nevojshëm”.

Spanja bën thirrje për “vetëpërmbajtje”

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, bëri thirrje për një fund të “spiralës së dhunës” që ka përfshirë Lindjen e Mesme, ndërsa ministri i Jashtëm kërkoi “vetëpërmbajtje” nga palët e përfshira.

“Qeveria spanjolle e dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe kërkon që spirala e dhunës të përfundojë”, tha Sanchez në platformën sociale X.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Jose Manuel Albares, u shpreh se Madridi po lëshonte “një thirrje të re për të gjithë aktorët, duke përfshirë Izraelin, për të treguar përmbajtje dhe jo përshkallëzim”.

Gjermania: Irani duhet të ndalojë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, kërkoi që Irani të ndalojë menjëherë sulmin me raketa ndaj Izraelit, duke shkruar në X: “E dënoj sulmin në terma sa më të forta të mundshme”.

“Irani duhet të ndalojë sulmin menjëherë, pasi po e çon rajonin më tej drejt greminës”, shtoi ajo.

Franca: Situata po përkeqësohet në Lindje të Mesme

Kryeministri francez, Michel Barnier, të martën tha se ishte i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës.

“Situata po përkeqësohet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, me një përshkallëzim dhe një sulm, dhe duket se një konflikt i drejtpërdrejtë po zhvillohet mes Iranit dhe Izraelit”, i tha Barnier parlamentit, duke e cilësuar situatën “mjaft serioze”.

Britania e Madhe dënon sulmin e Iranit

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e dënoi sulmin e Iranit, sipas zyrës së tij, gjatë një bisedë me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu.

Starmer gjithashtu “shprehu angazhimin e palëkundur të Britanisë për sigurinë e Izraelit dhe mbrojtjen e civilëve”, sipas një njoftimi nga zyra e Starmerit.

You Might Also Like

Projekti për të krijuar jetën njerëzore nga e para fillon në Britani, ekspertët janë të ndarë

Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador, i fshehur në një vrimë nën banakun e kuzhinës

Axhenda ndërkombëtare

Serbia arreston tre persona

Trump: Unë parandalova luftën në Kosovë, serbët pothuajse filluan

TAGGED: #Irani, #Izraeli
Kosova Times October 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rama për dakordimin mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër: Shpresojmë të mos jetë tjetër mashtrim ballkanik

Kosova Times Kosova Times March 19, 2023
HANDIKOS shënon Ditën ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës
Gruaja denoncon bashkeshortin per dhune, pas konfliktit për kujdestarinë e vajzës
Rutte: Prania e NATO-s – demonstrim i përkushtimit për sigurinë në Kosovë
Shtohen normat e kredive
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?