By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Amerika dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Amerika dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve!
Opinion

Amerika dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve!

Kosova Times
Last updated: 2024/10/02 at 6:49 AM
Kosova Times Published October 2, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Përqasje analitike rreth marrëdhënieve diplomatike Kosovë-ShBA! 

Historia e marrëdhënieve të mira shqiptare-amerikane është e gjatë, por, unë nuk po shkojë më larg me marrëdhëniet Kosovë-ShBA se në vitet e ’90-ta, nga koha e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, kur politika amerikane e asaj kohe ishte e fokusuar rreth zhvillimeve dramatike politike dhe luftarake në hapësirat ballkanike.

Fati i një kombi në urtësinë e një lideri politik

Ishim me fat që asokohe e kishim një lidership të urtë dhe të përgjegjshëm siç ishte Ibrahim Rugova, i cili me qasjen e urtë dhe diplomatike arriti ta sensibilizojë mjaftueshëm çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Por, akoma me më shumë fat ishim që interesat amerikane u ndërlidhen me interesat tona, për ta përfituar kështu mbështetjen e aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake në botë-NATO (ShBA).

Sikur të mos ishte kështu, shqiptarët e Kosovës gjatë luftës së fundit do ta pësonte akoma më keq sesa boshnjakët, e cila edhe përkundër gjenocidit të paparë nga lufta e dytë botërore (mbi 200 mijë viktima) nuk e gjeti përkrahjen amerikane ashtu siç e kishte Kosova me intervenimin ushtarak të NATO-s për shpëtimin e një popullate të tërë nga gjenocidi dhe shfarosja masive, siç e kishin planifikuar serbët që t’i shkaktojnë mbi 500 mijë viktima dhe dëbimin e 1 milion shqiptarëve, për ta spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët!

Ndërlidhja e interesave amerikane me Kosovën bëri që ne shqiptarët të shpëtojmë siç është më së miri gjatë luftës së fundit e cila përfundojë me intervenimin e parë ushtarak të NATO-s ndaj një shteti sovran siç ishte Serbia gjenocidale, pasuese e ish Jugosllavisë!

Dallimi mes Trumpit e Bidenit

Tanimë kur interesat amerikane janë plotësuar me ndërtimin e Bazës më të madhe Ushtarake në rajonin e Ballkanit (Bondsteel-Kosovë), ne shqiptarët duhet të tregohemi më të kujdesshëm në ruajtjen e raporteve me aleatin kryesor të çlirimit dhe shtetndërtimit, jo pse nuk na duan më SHBA-të, por për faktin se pas 35 viteve kanë ndryshuar jashtëzakonisht shumë raportet gjeostrategjike në botë, e në veçanti në Ballkan pas agresionit rus ndaj Ukrainës!

Për ata që i përcjellin zhvillimet ndërkombëtare dhe raportet e Kosovës me aleatët e saj, me SHBA-të në veçanti, situata në lidhje me Kosovën ishte më e mirë për një nuancë të vogël gjatë administrimit të Donald Trumpit sesa gjatë administrimit aktual nga Joe Biden!

Kjo për faktin se në fund të mandatit të presidentit Donald Trump, më 4 shtator 2020 në ‘Shtëpinë e Bardhë’ u nënshkrua marrëveshja më e madhe ekonomike dhe politike mes Serbisë dhe Kosovës, e cila Marrëveshje ishte një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të plotë të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Për të mos u lëshuar më thellë në pikat e marrëveshjes, mos zbatimi i marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 nga qeveria pasuese e Kosovës ishte një momentum i pashfrytëzuar i cili kulmoi me një regres të madh dhe të paparë të marrëdhënieve diplomatike mes shtetit të vogël të Kosovës me shtetin më të fuqishëm në botë!

Marrëveshja që e solli njohjen e rëndësishme, por edhe zgjidhjen për Kosovën

Nuk duhet harruar edhe një fakt tepër të rëndësishëm, se me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së 4 shtatorit në ‘Shtëpinë e Bardhë’, ish presidenti Donalld Trump i solli Kosovës edhe njohjen më të rëndësishme në dhjetëvjetëshin e fundit nga Izraeli, me kontakt të drejtpërdrejt telefonik mes ish kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Zyrën Ovale!

Njëherësh kjo ishte edhe njohja e fundit ndërkombëtare e Kosovës para ardhjes në qeverisje të Albin Kurtit dhe para ardhjes së administratës së presidentit aktual të ShBA-ve, Joe Biden.

Në bazë të konkludimeve të mësipërme, pa dyshim se gjërat ishin më mirë për Kosovë nën administrimin e Trumpit sesa të Bidenit, anipse politika amerikane nuk ndikohet nga politikat provinciale të shteteve ballkanike, të cilat janë të ndërlidhura me simpati dhe inate personale.

Pavarësisht kush i fiton zgjedhjet e nëntorit në ShBA, marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit më të fuqishëm udhëhiqen nga parimi i miqësisë së sinqertë dhe interesave afatgjatë, të cilat, për fatin e mirë janë të ndërlidhura me interesat e shqiptarëve në Ballkan!

Përkundër dëshirës për ta përafruar me perëndimin do të jenë të kota përpjekjet e ShBA-ve për ta larguar Serbinë nga Rusia dhe Kina! Sa më parë që ShBA-të të binden për këtë fakt, do të jetë më mirë për ne shqiptarët dhe amerikanët, për paqen, stabilitetin politik dhe të ardhmen prosperuese të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Edhe përkundër ftohjes së raporteve të ShBA-ve me qeverinë aktuale të Kosovës, marrëdhëniet mes dy popujve janë të njëjta ashtu siç ishin 35 vite më parë në Epokën Rugoviane. Amerika është dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve!

You Might Also Like

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times October 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim ish të burgosurit politikë të Kosovës

Kosova Times Kosova Times April 9, 2024
Skandal në entitetin serb në BH: ministri i shan nënën deputetit, ndërsa Stevandiq edhe më rëndë…
Numri rekord i ushtarakëve rusë të vrarë në dy javë
Endrit Krasniqi – fituesi i ‘Fest 2’
Gjermania dhe Britania i thanë lamtumirë burimeve ruse të energjisë përgjithmonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?