By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse
May 16, 2025
Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral
May 16, 2025
Burri që goditi me thikë Salman Rushdie dënohet me 25 vjet bur
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Barnat dikur të shumëkërkuara, tani me afat të skaduar në barnatoren e QKUK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Barnat dikur të shumëkërkuara, tani me afat të skaduar në barnatoren e QKUK-së
Shëndetësi

Barnat dikur të shumëkërkuara, tani me afat të skaduar në barnatoren e QKUK-së

Kosova Times
Last updated: 2024/10/02 at 2:43 PM
Kosova Times Published October 2, 2024
Share
SHARE

Në kulmin e pandemisë COVID-19, në vitet 2020 dhe 2021, ilaçi Remdesivir vështirë mund të gjendej në Kosovë, ose duhej të paguhej qindra euro.

Sot, mijëra pako të tij, me afat të skaduar, gjenden në Barnatoren Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Unë nuk kam qenë këtu atëkohë, por është një dhomë me produktin Remdesivir, me rreth 7 mijë njësi”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtoresha e kësaj barnatoreje, Dardane Mehaj.

Barnatorja Qendrore e QKUK-së furnizon të gjitha barnatoret e klinikave të saj, ndërsa për çështjen e barnave koordinohet edhe me spitalet rajonale.

Ekipi i REL-it e vizitoi atë në fund të shtatorit, ku pa disa dhoma me barna me afat të skaduar, të vendosura shumë pranë barnave të përdorshme – me vetëm një perde në mes.

Ndarja mes barnave të përdorshme dhe atyre me afat të skaduar.
Ndarja mes barnave të përdorshme dhe atyre me afat të skaduar.

Pavarësisht kësaj gjendjeje, Mehaj siguron se barnat e përdorshme janë të sigurta. Ndërsa, për barnat dhe materialet e tjera medicinale me afat të skaduar, ajo thotë se janë grumbulluar aty tash e gati 15 vjet.

Në mesin e tyre ka edhe barna që lirojnë grimca apo gazra, e që mund ta rrezikojnë ambientin.

Sipas Mehajt, sasisë së tyre i kanë kontribuar edhe donacionet e bëra gjatë pandemisë COVID-19.

“Stoqet që i kemi pasur në klinika, i kemi deponuar këtu. Është një numër i caktuar, nuk mund ta them me shifra. Nuk e di saktë as cilat barna janë, por vlen të theksohet se një produkt, që në kohë të pandemisë ka qenë vështirë të sigurohet, gjendet këtu në stok me afat të skaduar”, thotë Mehaj, duke iu referuar ilaçit antiviral Remdesivir.

Ilaçi Remdesivir i prodhuar në vitin 2021, afati i të cilit ka skaduar në vitin 2023.
Ilaçi Remdesivir i prodhuar në vitin 2021, afati i të cilit ka skaduar në vitin 2023.

Ajo nuk mund të thotë se përse ky ilaç – dikur i shumëkërkuar – ka përfunduar pa afat në magazinat e barnatores, bashkë me lloje të tjera barnash.

Ajo që dihet është se Remdesivirin, gjatë pandemisë, qytetarët e Kosovës e kanë blerë vetë nëpër barnatore, me një çmim prej 150 deri në 200 euro.

Institucionet shëndetësore vazhdimisht hedhin fajin te njëra-tjetra për keqadministrim të barnave.

Si duhet të asgjësohen barnat me afat të skaduar?

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon disa hapa – përfshirë kthimin te prodhuesi, groposjen, zbërthimin kimik dhe djegien – për asgjësimin e sigurt të barnave me afat të skaduar.

Sipas saj, këto barna “duhet të asgjësohen në mënyrë të sigurt, pa dëmtuar njerëzit dhe mjedisin”.Mehaj thotë se barnat pa afat nuk janë tërhequr nga Barnatorja Qendrore e QKUK-së për asgjësim qysh në vitin 2010.

Dardane Mehaj, drejtoreshë e Barnatores Qendrore të QKUK-së
Dardane Mehaj, drejtoreshë e Barnatores Qendrore të QKUK-së

“Ekzistojnë procedura standarde operative se si një institucion duhet t’i tërheqë ose asgjësojë barnat. Një institucion si QKUK-ja nuk mund ta bëjë vetë një gjë të tillë. Ajo shkon përmes Ministrisë së Shëndetësisë, e cila duhet të hapë një tender për këtë çështje”, thotë Mehaj.

Në një udhëzim administrativ, të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës qysh në vitin 2008, thuhet po ashtu se Ministria e Shëndetësisë është ajo që kontrollon dhe mbikëqyr administrimin e mbeturinave të produkteve medicinale, të gjeneruara në institucionet shëndetësore publike dhe private.

Ministria udhëzon edhe për mënyrën e shkatërrimit të mbeturinave të produkteve medicinale, thuhet në dokument.

E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, kjo ministri tha se ka formuar tashmë një grup punues për asgjësimin e mbetjeve mjekësore.

“Grupi e ka për obligim hartimin e kritereve për asgjësimin e këtyre mbetjeve medicinale dhe pas përfundimit të kësaj çështjeje, do të fillohet me aktivitetin e prokurimit”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Ministria nuk iu përgjigj pyetjeve shtesë të REL-it se kur është formuar ky grup punues, përse barnat me afat të skaduar nuk janë asgjësuar tash e sa vite dhe a paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve grumbullimi i tyre.

Vendi ku mbahen infuzionet në Barnatoren Qendrore të QKUK-së. Shumë pranë tyre shihet pjesa që bën zbrazjen e kondicionerit, ndërsa inventari aty është i ndryshkur nga lagështia.
Vendi ku mbahen infuzionet në Barnatoren Qendrore të QKUK-së. Shumë pranë tyre shihet pjesa që bën zbrazjen e kondicionerit, ndërsa inventari aty është i ndryshkur nga lagështia.

Farmacistja Sabrije Fazliu-Asllani thotë se ruajtja e barnave me afat të skaduar në një vend ku ka edhe barna të përdorshme, bart rrezik për këto të fundit.

“Barnat e skaduara kontaminojnë ambientin apo vendin ku i lëmë”, thotë ajo.

Fazliu-Asllani, e cila drejton një barnatore private në Prishtinë, tregon se largimin dhe asgjësimin e barnave me afat të skaduar në institucionet private, e bëjnë kompanitë furnizuese.

Kosova nuk ka një vend të veçantë publik për asgjësimin e këtyre produkteve.

Por, Ministria e Mjedisit, Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor prej vitesh ka licencuar së paku dy kompani private, të cilat, pos tjerash, janë të thirrura edhe për asgjësimin e mbetjeve medicinale dhe ilaçeve me afat të skaduar.

Këtë proces ato e kryejnë në furra me temperatura të larta brenda punëtorive të tyre.

Rreth 7 mijë njësi të ilaçit Remdesivir, me afat të skaduar që nga vitit 2023 të magazinuara në një dhomë të Barnatores Qendrore, QKUK.
Rreth 7 mijë njësi të ilaçit Remdesivir, me afat të skaduar që nga vitit 2023 të magazinuara në një dhomë të Barnatores Qendrore, QKUK.

Radio Evropa e Lirë ra në kontakt me pronarin e njërës kompani, i cili tha se, aktualisht, nuk është duke u marrë me punë të tilla, pasi nuk ka pasur ndonjë ofertë ose tender për asgjësim barnash.

“Para pak vitesh kemi bërë asgjësimin e disa mbetjeve medicinale në një komunë”, tha shkurtimisht ai, pa dhënë më shumë detaje.

Barnatorja Qendrore e QKUK-së, që udhëheq Mehaj, është e stërmbushur edhe me tavolina pune për stafin, për shkak të mungesës së hapësirave.

“Jemi shumë ngushtë dhe kjo na krijon probleme. Ne, edhe kur kemi furnizime të rregullta, duhet të koordinohemi për të liruar hapësira”, thotë Mehaj.

Situata, sidoqoftë, nxjerr në pah një paradoks shqetësues në sistemin e kujdesit shëndetësor të Kosovës, ku pacientët shpesh detyrohen të blejnë barna me paratë e tyre, ndërkohë që barnat e skaduara grumbullohen nëpër barnatore.

Adresimi i çështjes duket se është kritik për ruajtjen e shëndetit publik.

You Might Also Like

Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin

Nëntë raste të fruthit,IKSHPK: Më të rrezikuarit fëmijët e pavaksinuar

Sallata që të gjithë e adhurojnë është shkatërruese për shëndetin

Një kardiolog ua ka ndaluar këtë ushqim familjes së tij, sepse shkurton jetën dhe rrit rrezikun e sëmundjeve!

Sot Dita e Infermierëve, QKMF: Roli i tyre, i pazëvendësueshëm

TAGGED: #Afat të skaduar, #Barnatorja, #QKUK
Kosova Times October 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Palestra “Shani Nushi” arenë e zjarrtë e basketbollit

Kosova Times Kosova Times February 12, 2024
Çfarë mund të bëjë një familje me 60 mijë euro bruto në vit në Gjermani?
Raporti i KE-së me kritika të shumta për Maqedoninë e Veriut
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Balla: Gjobë kush hedh mbeturina nga makina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?