By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Promovohet vepra e plotë e Musa Ramadanit
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe opozita po premton si pozita dikur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Edhe opozita po premton si pozita dikur
Opinion

Edhe opozita po premton si pozita dikur

Kosova Times
Last updated: 2024/10/02 at 5:05 PM
Kosova Times Published October 2, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Behxhet ShALA

Shumë përralla, për një grusht vota: LVV – ë, sa ishte në opozitë, premtoi aq shumë që as Thesari amerikan nuk do të kishte mundësi t’i realizonte këto premtime. Baza e premtimeve ishte e natyrës sociale, si siguri për një mirëqenie materiale, rritja e pensioneve, pagave, ndihmave sociale, ulja e çmimeve të artikujve të domosdoshëm ushqimorë, mosrritja e çmimit të rrymës, shërbime shëndetësore cilësore dhe pa pagesë, ndërtimi i çerdheve dhe shkollave, rritja e vendeve të punës,azileve për të moshuar dhe përralla që flenë bukur në veshin e atyre që kanë nevojë. Jo që nuk pati asnjë realizim të këtyre premtimeve por, përkundrazi pati përkeqësim të gjendjes sociale; pensionet vendnumëruan sikur edhe pagat dhe ndihmat sociale. Nëse kemi parasysh ngritjen e çmimeve të thuaja gjithë artikujve të domosdoshëm për mbijetesë dhe shërbimeve, sidomos të rrymës del se pagat, pensionet dhe ndihmat sociale janë zhvleftësuar shumë. Qeveria për çdo gjë ka gënjyer, brutalisht ka shkelur premtimet gjatë fushatës duke ndikuar në varfërimin galopant të pjesës dërrmuese të qytetarëve të Kosovës. Shifrat për zhvillim ekonomik, vende të reja të punës, ngritje të mirëqenies janë rezultate të sajuara nga ministra jokompetentë, hajdutë, mashtrues dhe të pafytyrë e që paraqet dhunim shtesë të qytetarëve. Një ministër mashtrues dhe rrenc, si puna e Hekuran Muratit, urrejtës patologjik i UÇK – së dhe mohues edhe më patologjik i të drejtave të luftëtarëve të UÇK së, sa herë që kishte nevojë regjimi, sajonte shifra dhe bilance, të parealizueshme edhe për Luksemburgun e lërë më për Kosovën, ushtarët e së cilës nuk kanë mjaftueshëm as fasule për ta mbushur barkun. Po kjo Rozeta Hajdari, po të mos ishin në pyetje rezervat shtetërore që, me injorancën dhe dashakeqësinë e saj i shndërroi në rezerva private, për çka do të mbahej mend?! Për punën e saj, sigurisht jo. Arben Vitia, një mumie politike mashtruese, me kollare, i ricikluar nga Kurti sipas bioritmit politik të KM, nuk ka bërë asgjë përveç se ka rritur shkallën e mortalitetit dhe tenderët njëburimorë. Mashtrues që ia kalon edhe Ostap Benderit, doajen dhe legjendë e mashtruesve botërorë. Për çka do të kujtohet analfabetja magjistre e arsimit, Arbërie Nagavci përveç se e ka përligjur analfabetizmin në të gjitha nivelet. I ka dy suksese personale. I pari se është bërë ministre e që konsiderohet se është meritë e Albin Kurtit dhe i dyti, se thuaja i ka mësuar të gjitha shkronjat e alfabetit, e që është sukses personal ku roli i KM Kurtit më shumë është inkurajues, se vendosës.

Njëri ndër dhunuesit brutal të buxhetit të shtetit është HAJNrullah Çeku që ka ndarë para me thes për vete, partinë dhe miq, narkomanë dhe piromanë etj. Rastet i ka dërguar te Antikorrupcioni ku prenë dhe qep, rrobaqepësi që punon vetëm sipas masave të Albin Kurtit. Ose, një ministre për Punë të Jashtme e cila, për një mandat të plotë nuk e ka asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare e që veten, pa asnjë turp dhe brejtje të ndërgjegjes e quan ministre të suksesshme. Në vende normale ajo do të duhej të ishte në një institucion tjetër ku Kosova nuk do të pësonte dhe bëhej hor kurse ajo do të përfitonte personalisht. Faton Peci është atraktiv kur e luan trimin. Nga aspekti psikologjik e nevojës së kompensimit të asaj që nuk e keni, në rastin e Fatonit – trimërisë, si armë përdorni postin dhe pushtetin. Ashtu ka vepruar edhe Shemsi faqeziu. Fatoni krekosej se ia ftohi Ramushit duke e përzënë nga objekti ku ishte selia e AAK – së me shpresë se Ramushi do të kundërshtonte dhe do të rritej nami, emri, jo edhe mbiemri, dhe vepra e Faton Pecit. Ramushi doli në një vend më të mirë , u tregua shumë i matur dhe praktik duke e lënë Fatonin cipricullak në trimërinë e tij. Për Xhelë Pandurin, Albulenën, Hysen Aliun, dhe ministra tjerë, në ndonjë shkrim tjetër.

Premtimet politike të Albin Kurtit dhe LVV – së ishin se do t’i zhbëjnë të gjitha Marrëveshjet me Serbinë, nuk do të bisedojnë pa kërkimfalje dhe zbardhje të fatit të personave të zhdukur dhe se do ta bëjnë padinë për gjenocid kundër Serbisë. Këtu është mashtrimi dhe dështimi më i madh i Albin Kurtit dhe LVV – së. Jo që nuk e zhbënë asnjë marrëveshje me Serbinë por e pranoi Marrëveshjen e Brukselit, me aneksin e Ohrit të cilën nuk do ta nënshkruanin as Rrahman Morina e Ali Shukriu. Po bisedohet me Serbinë pa asnjë kërkimfalje. Për fatin e të zhdukurve më shumë po angazhohet Bajram Qerkini se i tërë kabineti qeveritar, Kuvendi i Kosovës apo Presidenca e Vjosa Osmanit. Sa i përket padisë për gjenocid, sigurisht ka menduar për Ruandën dhe Srebrenicën. Jo që nuk ka bërë padi për gjenocid me të cilën do të sanksionohej klasa politike, policore dhe ushtarake e Serbisë por ka arritur efektin e kundërt, mbase të dëshiruar për veten e tij duke krijuar rrethana, kushte dhe mundësi për dënimin e udhëheqësve politikë dhe ushtarakë shqiptarë që e bënë dhe e fituan luftën çlirimtare, e shpallën pavarësinë dhe e bënë shtetin.

Po opozita: Opozita, në vend se të mbledhë mend nga mashtrimet dhe dështimet e Albin Kurtit e që është edhe LVV – vet, po shkonë gjurmëve të atyre mashtrimeve duke premtuar çdo gjë që nuk varet nga ajo dhe duke lënë anash çdo gjë që varet nga opozita. Opozita, edhe nëse fiton 100 për qind të votave, nuk ka asnjë gjasë ta zhbëjë apo ndryshojë Marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, këtë e kanë të qartë edhe Halili me Dimalin, personalitetet më inteligjente që kam njohur përmes deklaratave publike. Për fat të keq nuk kam pasur kënaqësinë t’i takojë, as personalisht, as publikisht e as ilegalisht. Opozita ka mundësi shumë të kufizuara të bëjë, si me shkop magjik, ndërhyrje të mëdha për përmirësim të kualitetit të jetës. Opozita e ka të qartë që përmbajtjen e Marrëveshjes që e ks pranuar Albini, ta mbështjell me një pëlhurë opozitare që lë përshtypjen se është ndryshe. Ose, siç do të thoshte Rashiqi, Sejdo Bajramoviqi i serbëve të Sllobës : ” isto govne, drugo 8pakovanje – m..i i njëjtë, paketimi ndryshe..”. Pa asnjë dyshim se opozita do të rritet, jo se ka punuar shumë dhe mirë por se Albini nuk ka punuar, as mirë e as drejt. Ka mashtruar thuaja për çdo gjë. Albini u rritë shumë shkaku i dështimit të pozitës së atëhershme, propagandës gebelsiane të mihali – qëve dhe urrejtjes së shfrenuar ndaj udhëheqësve të luftës dhe të shtetit. Këtu përfundon mashtrimi i vjetër i pozitës aktuale dhe, nëse nuk mbledhin mend, me gjasë këtu fillon mashtrimi i opozitës aktuale për të ardhur në pushtet!

You Might Also Like

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

TAGGED: #Behxhet Shala
Kosova Times October 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Të kthehemi kah vlerat e pastra kombëtare!

Kosova Times Kosova Times October 7, 2022
VV nuk merr pjesë në seancën e thirrur nga opozita për ushqimin në FSK, Dugolli: Le të reflektojnë
SHBA do të ndajë 1.2 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën për mbrojtjen ajrore
Vaji i rozmarinës bën mrekulli për rritjen e flokëve, por vetëm nëse e përdorni në këtë mënyrë
BIK: Kujdes nga provokimet, të punojmë për fenë, vendin e kombin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?