By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bashkimi i Gjermanisë dhe ne shqiptarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Bashkimi i Gjermanisë dhe ne shqiptarët
Opinion

Bashkimi i Gjermanisë dhe ne shqiptarët

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 9:55 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Nue OROShI

Rrëzimi i murit të Berlinit më, 9 nëntor 1989 ishte fillimi i bashkimit të dy gjermanive në një shtet të përbashkët. Tani pritej vetëm mënyra se si do të ndodhte ky bashkim. Më, 3 tetor 1990 hyri në fuqi Traktati i Unifikimit, me të cilin Republika Demokratike Gjermane iu bashkua Republikës Federale – duke kapërcyer kështu ndarjen e Gjermanisë pas 45 vjetësh. Pse u bë ribashkimi në atë ditë?

Më, 23 gusht 1990, Dhoma Popullore e RDGJ-së e zgjedhur lirisht debatoi deri në orët e vona të natës për datën e duhur për ribashkim. Në fund, mbizotëroi një propozim kompromisi nga CDU, DSU, FDP dhe SPD. “Dhoma Popullore deklaron aderimin e RDGJ-së sipas Ligjit Themelor të Republikës Federale të Gjermanisë në përputhje me nenin 23 të Ligjit Bazë ne fuqi nga 3 tetori 1990”, thuhej në rezolutë. Supozohej se deri në këtë datë do të përfundonin diskutimet për marrëveshjen e bashkimit. Më, 2 tetor 1990, ministrat e jashtëm të “Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë” u takuan për t’u informuar për rezultatet e negociatave. Për të parandaluar kolapsin ekonomik të RDGJ-së, të dy shtetet duhej të ribashkoheshin të nesërmen – një të mërkurë.

Në Traktatin e Unifikimit të 31 gushtit 1990, neni 2, fjalia 2 thotë: “3 Tetori është festë publike si Dita e Unitetit Gjerman”. Traktati gjithashtu parashikonte, ndër të tjera, se Berlini ishte kryeqyteti i të gjithë Gjermanisë. Natën e 2-3 tetorit 1990, qindra-mijëra njerëz u mblodhën përpara ndërtesës së Reichstag-ut dhe rreth Portës së Brandenburgut në Berlin dhe festuan pranimin e RDGJ-së në Republikën Federale. “Për herë të parë, ne gjermanët nuk jemi një pikë grindjeje në axhendën evropiane. Uniteti ynë nuk iu detyrua askujt, por u ra dakord në mënyrë paqësore,” tha presidenti i atëhershëm federal Richard von Weizsäcker.

Po ne Shqiptarët kur do të bashkohemi?

Gjermania tash i beri 35 vjet nga rrëzimi i Murit te Berlinit më 9 nëntor 1989, dhe 34 vjet nga bashkimi i dy Gjermanive në një shtet të përbashkët më 3 tetor 1990. Por shtrohet pyetja se a bën këtë gjermanët me angazhim, punë përkushtim apo me rrahje gjoksi, e ngritje koke lartë se kush jemi ne?! Unë mendoj se Gjermania e zgjodhi rrugën e parë. Duke punuar shumë për vendin e tyre e ngritën ekonominë e tyre, duke u angazhuar politikisht ia arritën që të bindin edhe kundërshtarët e tyre se bashkimi i dy Gjermanive është i domosdoshëm. Kjo tregon qartë se gjermanët e duan vendin e tyre jo me fjalë por e duan me shpirt, zemër e angazhim duke punuar natë e ditë për ecjën përpara të Gjermanisë. Po ne shqiptarët ku jemi?!

Pse nuk angazhohemi bashkarisht dy shtetët shqiptare që ta bëjmë një projekt të përbashkët ku Parlamenti i Kosovës ta shpallë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Kjo datë mund të mos jetë 28 Nëntori, kjo datë mund të mos jetë as 17 Shkurti por një datë që do të zgjidhet bashkarisht nga të dy shtetët dhe të miratohet nga Parlamenti i Republikës së Kosovës,natyrisht se para këtij vendimi duhet ndryshuar edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Është ardhur koha që ne shqiptarët ta duam vendin tonë.

Kur ta duam vendin, të largojmë nga mendja xhelozinë me njëri-tjetrin,luftën e pistë politike kundër njëri-tjetrit, si dhe të angazhojmë koka te mençura dhe te ditura që nuk i mungojnë as Shqipërisë dhe as Kosovës që ta bëjnë një projekt të përbashkët se cila është rruga e Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe si duhet ti bindim edhe miqtë tanë Evropian dhe Amerikan për bashkimin e shqiptarëve. Kjo nuk mund të arrihet më këngën dy milion jem që e hamë bukën për dyqind, e kapim pushkën derisa ju vdiqnin qytetarët shqiptarë të internuar në Lushnjë, Tepelenë, Spaq dhe shumë vende të Shqipërisë për një mungesë ilaqi, e as me moton tjetër duke mohuar kombin shqiptar dhe duke u quajtur komb kosovar. Kjo nuk mund të arrihet as duke përqafuar mënyren e jetes të mentaliteteve  aziatike e karpatiane por kjo do të arrihët vetëm duke e dashtë vendin tonë.

Kjo do të arrihet vetëm duke punuar me përkushtim natë e ditë për ta bërë Shqipërinë- Shqipëri. Jam i bindur se mençuria,dituria dhe dëshira për ta bërë bashkimin e kombit shqiptarë në një shtet të përbashkët është në mendjën dhe shpirtin e çdo shqiptari atdhetar. Duhet ndryshuar vetëm mentaliteti politik i ne shqiptarëve. Ky mentalitet ndryshohet me politikanë të rinj të cilët në politikë hynë me moton të punojmë për vendin tonë e jo ta vjedhim dhe shkatërrojmë atë.

You Might Also Like

Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

TAGGED: #Nue Oroshi
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sonte nis Festivali i Teatrove, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Kosova Times Kosova Times September 1, 2024
Haradinaj kujton Haxhi Zekën dhe Shaban Polluzhën Sh.Ç /RTKlive
Osmani dekoron Kontingjentin e FSK-së që shërbeu në Turqi
Sllovenia vendosi sanksione ndaj Milorad Dodikut, atij iu ndalua hyrja në vend
ShBA, disidentët kinezë akuzojnë Pekinin për fushata frikësimi ndaj tyre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?