By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi 8 Shkurt 2026
February 8, 2026
Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore
February 8, 2026
Rriten çmimet në bujqësi, ASK publikon statistikat
February 7, 2026
Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin
February 7, 2026
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli thotë se ka vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli thotë se ka vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit në Gazë
Rajon / Botë

Izraeli thotë se ka vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 12:02 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite tha më 3 tetor se ka vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë një sulmi ajror të kryer në Rripin e Gazës rreth tre muaj më parë.

Sulmi, sipas ushtrisë izraelite, u krye ndaj një ndërtese nëntokësore në veri të Gazës, duke vrarë Rawhi Mushtaha dhe dy komandantë të tjerë të Hamasit, Sameh Siraj dhe Sameh Oudeh.

Hamasi ende nuk ka komentuar për këtë njoftim të bërë nga Izraeli.

Izraeli tha se tre komandantët ishin strehuar në një ndërtesë të fortifikuar nëntokësore në veri të Gazës, që shërbente si qendër kontrolli dhe komande.

Në njoftim u tha se Mushtaha ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Yahya Sinwar, udhëheqësit kryesorë të Hamasit, që ndihmoi në planifikimin e sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, sulm që nxiti luftën në Gazë.

Sinwar besohet se është gjallë dhe po fshihet brenda Gazës.

Më 7 tetor, radikalët e Hamasit vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë gjatë sulmit të tyre në veri të Izraelit.

Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë në Gazë. Deri më tani, si pasojë e luftës në Gazë janë vrarë më shumë se 41.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ministria ka thënë se mbi gjysma e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

You Might Also Like

Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore

Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin

Rasti i spiunazhit: Udhëtimi i udhëheqësit të skuadriljes në Kinë dhe njerëzit që hyjnë në kuadër të hetimit

Tentoi t`u shmanget Policisë, arrestohet shoferi i automjetit

Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën

TAGGED: #Gaza, #Izraeli, Hamasi
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti takon ambasadorin britanik, bisedojnë për bashkëpunimin midis dy vendeve

Kosova Times Kosova Times December 13, 2023
Eksodi masiv i rusëve nga qytetet kufitare, vargje të pafundme makinash… (VIDEO)
Sveçla: Zyrtarët policorë dhe rekrutët do të trajtohen me prioritet në spitale
Arrestohen 4 persona në veri për presion për të votuar një parti
Shkup: Kryetari i Kuvendit i shpall zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?