By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje
May 17, 2025
Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç
May 17, 2025
Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes
May 17, 2025
Borxhet e komunës ndaj KRM ‘Pastrimi’ ende të papaguara
May 17, 2025
Sahatçiu realizon shkollën 42 në Tiranë, pasi u la pezull në Prishtinë
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkruan ligjin kundër komunitetit LGBTQ+
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkruan ligjin kundër komunitetit LGBTQ+
Rajon / Botë

Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkruan ligjin kundër komunitetit LGBTQ+

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 8:56 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkroi të enjten ligjin që kufizon rëndë të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në këtë shtet dhe që imiton ligjet e miratuara në Rusinë fqinje.

Kryetari i parlamentit Shalva Papuashvili, njoftoi përmes rrjeteve sociale se ligji “nuk pasqyron idetë dhe ideologjitë aktuale, të përkohshme dhe të ndryshueshme, por bazohet te arsyeja, përvoja historike dhe vlerat e lashtë të krishtera, gjeorgjiane dhe evropiane”.

Presidentja gjeorgjiane Salome Zourabichvili refuzoi ta nënshkruante ligjin dhe ia ktheu atë parlamentit të mërkurën. Ligj u paraqit nga partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane” dhe ishte miratuar nga ligjvënësit muajin e kaluar.

Ligji përfshin ndalimin e martesave ndërmjet gjinisë së njëjtë, birësimit të fëmijëve nga çiftet që i takojnë gjinisë së njëjtë, si dhe përkrahjen publike, apo mbulimin nga media të marrëdhënieve, apo pjesëtarëve të komunitetit LGBTQ+. Ai gjithashtu ndalon kujdesin mjekësor për personat që ndryshojnë gjininë dhe ndalon ndryshimin e identifikimit gjinor në dokumentet zyrtare.

“Ky ligj mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve, përfshirë lirinë e të shprehurit, në mënyrë që të drejtat e të tjerëve të mos shkelen, që është edhe thelbi dhe ideja e një demokracie të vërtetë”, tha zoti Papuashvili.

Parlamenti i dha miratimin përfundimtar ligjit ndërkohë që Gjeorgjia, një shtet kryesisht konservator, ku Kisha Ortodokse ka një ndikim të rëndësishëm, përgatitet për zgjedhjet parlamentare.

Shumë e konsiderojnë ligjin si një përpjekje të partisë në pushtet për të fituar përkrahjen e grupeve konservatore. Ligji është kritikuar nga aktivistët e të drejtave të njeriut dhe të komunitetit LGBTQ+, të cilët thonë se ai godet më tej një komunitet tashmë të brishtë.

Duke nënshkruar ligjin, partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ “po e çon homofobinë në një nivel të ri, në një homofobi politike dhe institucionale”, tha aktivistja Ana Tavadze, nga organizata ‘Tbilisi Pride’.

Qëllimi i kësaj partie është “të fabrikojë” probleme para zgjedhjeve për të larguar vëmendjen e njerëzve nga “dështimet” për të zgjidhur probelemet si papunësia, arsimi dhe përkujdesi shëndetësor, i tha aktivistja Tavadze agjencisë Associated Press.

Ligji ka nxitur krahasime me Rusinë, ku Kremlini nënvizon ato që i quan vlera tradicionale të familjes. Autoritetet ruse në dekadën e fundit kanë ndaluar mbështetjen publike për “marrëdhëniet seksuale jotradicionale” dhe kanë hartuar ligje kundër përkujdesjes mjekësore për ndryshim gjinie, në kuadër të masave të tjera.

Gjykata e saj e Lartë pothuajse e ka shpallur të jashtëligjshëm aktivizmin për çështjet LGBTQ+ duke e etiketuar atë si organizatë ekstremiste dhe duke ndaluar aktivitetet e saj.

Në Gjeorgji, komuniteti LGBTQ+ ka hasur në vështirësi para se të hartohej ky ligj. Demonstratat dhe incidentet e dhunshme kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBTQ+ ishin të shpeshta dhe vitin e kaluar qindra kundërshtarë të të drejtave të këtij komuniteti hynë me dhunë në një festival të tij në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, duke detyruar anulimin e tij.
Këtë vit, dhjetëra mijëra marshuan në Tbilisi për të promovuar “vlerat tradicionale familjare”.

Një ditë, pasi parlamenti miratoi ligjin kundër komunitetit LGBTQ+, aktorja dhe modelja transgjinore Kesaria Avramidze u godit për vdekje me thikë në banesën e saj në Tbilisi. Aktivistët e të drejtave të njeriut janë të shqetësuar se ligji do të nxisë më shumë dhunë.

Kryetari i parlamentit Papuashvili tha se duke mos e nënshkruar ligjin, Presidentja Zourabichvili dhe opozita gjeorgjiane “nuk patën guxim të mjaftueshëm që haptas të shprehnin mendimin e tyre për këtë ligj”.

Disa analistë thonë se një pjesë e opozitës në Gjeorgji po tregohet e kujdesshme pata zgjedhjeve të 26 tetorit duke mos dënuar veprimet që kufizojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ+ për të mos larguar një pjesë të votuesve.

Presidentja Zourabichvili ka kohë që nuk ka marrëdhënie të mira me partinë në pushtet. Ajo i vuri veton ligjit për “ndikimin e huaj”, i cili u miratua nga parlamenti në fillim të këtij viti. Por parlamenti, ku dominon partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’, e rivotoi dhe e mirartoi ligjin.

Kundërshtarët e këtij ligjit e krahasojnë atë me ligjin rus, të cilin autoritetet e përdorin për të shtypur mendimin ndryshe dhe akuzojnë partinë në pushtet se po vepron në bashkërendim me Moskën, duke rrezikuar shanset e Gjeorgjisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ky shtet i Kaukazint Jugor me 3.7 milionë banorë, ka aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2022, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, por BE-ja e ka pezulluar procesin si reagim ndaj miratimit të ligjit për “ndikimin e huaj” dhe ka ngrirë pjesë të paketës së saj financiare për këtë vend. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dhjetëra zyrtarëve gjeorgjianë për shkak të këtij ligji.

Partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ është themeluar nga miliarderi Bidzina Ivanishvili, i cili e krijoi pasurinë e tij në Rusi dhe shërbeu si kryeministër i Gjeorgjisë në vitin 2012.

Kjo parti premtoi të jetësonte të drejtat qytetare dhe të “riniste” marrëdhëniet me Moskën, e cila zhvilloi një luftë të shkurtë me Gjeorgjinë në vitin 2008 rreth Osetisë Jugore, krahinë që kërkon të shkëputet nga Gjeorgjia. Më pas, Rusia njohu pavarësinë e Osetisë Jugore dhe të Abkhazisë, krahinës tjetër që kërkon shkëputje dhe vendosi atje bazat e saj ushtarake.

Shumë gjeorgjianë mbështetën Ukrainën ndërsa Kievi iu kundërpërgjigj sulmit të Rusisë në vitin 2022. Por qeveria gjeorgjiane abstenoi për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Moskës, ndaloi hyrjen e dhjetëra kritikëve të Kremlinit në Gjeorgji dhe akuzoi Perëndimin se po përpiqet të fusë Gjeorgjinë në konflikt të hapur me Rusinë. Opozita e ka akuzuar partinë në pushtet se po e çon Gjeorgjinë drejt orbitës së Rusisë duke rrezikuar aspiratat evropiane të vendit.

You Might Also Like

Një fëmijë i vogël (2) i mbijeton rënies nga kati i 15-të

Trump: Nëse Putini nuk do të ishte bllokuar në baltë me tanket e tij, do të kishte qenë në Kiev për pesë orë

Bloomberg mëson kërkesat e Rusisë në bisedimet e Stambollit

Sulmohet një autobus në Ukrainë, nëntë të vdekur. Ukrainas: Rusët përdorën Lancet-in

Kompania ajrore Swiss International Air Lines anulon 1,400 fluturime për shkak të mungesës së pilotëve

TAGGED: #LGBTQ+, #Parlamenti i Gjeorgjisë
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Evropë, ata përsëri filluan të diskutojnë dërgimin e trupave në Ukrainë pas shfaqjes së ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Krasniqi: Mësimdhënësit, shtyllë e qëndrueshmërisë sonë kombëtare
Konjufca takon ambasadorin jorezident të Arabisë Saudite, flasin për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve
Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend për t’i mos i humbur mandatet
Finlanda, anëtarja e 31-të në NATO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?