By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SBU: Agjentët që vranë kolonel Ivan Voronich me urdhër të FSB-së janë eliminuar
July 13, 2025
Deri në 40 minuta pritje për të hyrë në Kosovë nga `Dheu i Bardhë`
July 13, 2025
Në Prilep daja vret nipin dhe stërnipin 11 vjeç
July 13, 2025
Grenell: Turp për Osmanin, manipuloi fjalët e presidentit Trump
July 13, 2025
Pësoi aksident, përfundoi në QKUK, policia i gjen armë në veturën pa targa
July 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lenjani tërhiqet nga kombëtarja shqiptare: 10 vite krenari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Lenjani tërhiqet nga kombëtarja shqiptare: 10 vite krenari
Sport

Lenjani tërhiqet nga kombëtarja shqiptare: 10 vite krenari

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 5:58 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Ermir Lenjani zyrtarisht është pensionuar nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Mbrojtësi kuqezi përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur pensionimin nga kuqezinjtë.

Ai thotë se për të ka qenë gjithmonë nder e krenari të vesh fanellën kuqezi, ndërsa shton se është rrugëtimi më i veçantë në jetën e tij.

Ky është postimi i Lejnanit:

“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë

Dua t’ju njoftoj se kam vendosur të tërhiqem nga Kombëtarja shqiptare. Një vendim aspak i lehtë, por besoj që është momenti i duhur. Për mua ka qenë gjithmonë nder dhe përgjegjësi e madhe të vesh fanellën e kombit tim.

Jam shumë krenar që emri im është pjesë e historisë së futbollit shqiptar dhe që ëndrra ime e fëmijërisë u realizua në vitin 2016, ku bëmë krenarë kombin kuqezi me përfaqësimin historik për herë të parë në një Kampionat Europian.

Kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga debutimi në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, te goli i parë në “Elbasan Arena” ndaj Danimarkës, fitorja historike në “Francë 2016” ndaj Rumanisë dhe grumbullimi im i fundit në muajin mars 2023 me Kombëtaren, ku nisi edhe rruga drejt kualifikimit në “Euro 2024”.

I jam falënderues Zotit, familjes time dhe çdo personi që më ka qëndruar pranë në çdo moment. Çdo fillim e ka një fund dhe rrugëtimi im nuk do të ishte i mundur pa trajnerët Xhani De Biasi, Christian Panuçi, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos Júnior, të cilët dua t’i falënderoj nga zemra për besimin e dhënë.

Gjithashtu, dua të falënderoj stafin teknik të Kombëtares, Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka dhe të gjithë shokët e skuadrës që më kanë mbështetur në rrugëtimin më të veçantë të jetës time.

Në fund, falënderimi im më i madh është për tifozët e Kombëtares shqiptare. Në çdo stadium në Shqipëri dhe në Europë jemi ndjerë si në shtëpinë tonë, falë jush, tifozët më të mirë në botë. Tani e tutje jam si të gjithë ju, gjithmonë krah Kombëtares shqiptare dhe djemve kuqezi.

Faleminderit nga zemra shqiptarë. Një kapitull i mbyllur, por një rrugë e përjetshme!”, ka shkruar Lenjani.

Gjatë rrugëtimit 10 vjeçar me Kombëtaren shqiptare, Lenjani numëron 45 ndeshje dhe pesë gola.

Ai debutoi me Shqipërinë në një ndeshje miqësore ndaj Bjellorusisë dhe që nga ai moment u kthye në një lojtar kyç për trajnerin Ganni De Biasi. Mbrojtësi kuqezi dha një kontribut të madh në kualifikimin e parë dhe historik të Kombëtares shqiptare në një Kampionat Evropian dhe ishte pjesë e kuqezinjve në “Francë 2016”.

You Might Also Like

Kosova fiton me rikthim ndaj Danimarkës, kualifikohet në Play-off

Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg në Spanjë

SHGSK dhe FFK urojnë Ditën Botërore të Gazetarisë Sportive

Ademi takon presidentin e Federatës së Ganës në Tiranë

Mesazhi i Ronaldos nga Arabia Saudite: Jam portugez, por i përkas këtij vendi

TAGGED: #Ermir Lenjani, #Kombëtarja e Shqipërisë
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

ZPS-ja përfundoi paraqitjen e provave kundër Shalës

Kosova Times Kosova Times July 7, 2023
Horoskopi ditor për 5 Nëntorin
Duka uron që licensimi i FFK-së të ndodhë sa më parë
Prokuroria dhe Policia hetojnë vdekjen e një gruaje në Kosovë
“Babai i Nutella” Francesco Rivella vdes në moshën 97-vjeçare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?