By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raporti i SELDI-t: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Raporti i SELDI-t: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor
Rajon / Botë

Raporti i SELDI-t: Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 10:20 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Koalicioni SELDI, i cili vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në Europën Juglindore, thekson në raportin më të fundit se reformat kundër korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë arritur ndonjë përmirësim thelbësor. Sipas raportit të publikuar sot në Tiranë, Shqipëria ka normat më të larta të ryshfetit, presionet më të larta të zyrtarëve për të marrë rryshfet dhe viktimizimin më të lartë të qytetarëve prej korrupsionit.

Në raportin më të fundit të koalicionit SELDI mbi korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor thuhet po ashtu se vijon një ngecje (stanjacion) në reformat e antikorrupsionit.

Shqipëria mban vendin e parë në rajon për normat më të larta të rryshfetit (40 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, e në fund Kosova dhe Mali i Zi me normat më të ulëta të ryshfetit (10 për qind).

Grafika 2
Grafika 2

Në Shqipëri, po sipas raportit, janë presionet më të mëdha të zyrtarëve ndaj qytetarit për të dhënë ryshfet (52 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut (31 për qind), Serbia (26 për qind), Bosnja e Hercegovina (24 për qind) e në fund Mali i Zi (11 për qind) dhe Kosova (7 për qind).

Në 2023/2024, Shqipëria është më e cënuara prej viktimizimit të korrupsionit; 80% e popullsisë së saj është e prirur për të pranuar ose ofruar rryshfet, ndërsa më pak të cënueshëm janë qytetarët e Malit të Zi, ku vetëm 48% janë të ndjeshëm ndaj korrupsionit, thuhet në raport.

Grafika 4
Grafika 4

Optimizmi i qytetarëve të Shqipërisë ndaj politikave antikorrupsion ka shënuar rënie në 20 për qind (-6 për qind më pak se matja e mëparshme), ndërsa në pothuaj gjithë vendet e tjera është shënuar rritje e besimit se korrupsioni do të pakësohet.

Ekspertja e Qendrës për Studimin e Demokracisë, Daniela Mineva, pjesëtare e koalicionit me 17 organizata nga 14 shtete të Europës Juglindore, thotë për Zërin e Amerikës se ngrihen institucione të reja dhe miratohen ligje të reja, por ato nuk zbatohen në praktikë.

Ajo shtoi se projekti IPA i BE-së parashikon 619 milionë euro për përmirësime të sundimit të ligjit në këtë rajon, por ende nuk ka asnjë dënim për zyrtarë të nivelit të lartë si të përfshirë në korrupsion.

Grafika 3
Grafika 3

“Sondazhi që zbatohet në vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se aktualisht përfshirja në korrupsion ndryshon midis 10% në Malin e Zi dhe Shqipërisë me 40 për qind. Në Shqipëri 80 përqind e njerëzve pohuan se do të japin ose do të pranojnë rryshfet nëse kanë nevojë ta bëjnë këtë. Kjo është shumë shqetësuese dhe rrëzon optimizmin e njerëzve se qeveria mund të bëjë diçka mbi premtimet për antikorrupsionin. Ne këshillojmë që të pranohet kapja e shtetit në organet publike dhe që partnerët ndërkombëtarë e shoqëria civile të punojnë për të siguruar kontrollin dhe balancat e pushteteve”, tha zonja Mineva.

Në vlerësimin e nivelit të korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor nga Sistemi SELDI i Monitorimit të Korrupsionit, doli se politikat antikorrupsion në rajon nuk priren të prodhojnë një efekt të qëndrueshëm, ndërsa institucionet publike dhe partitë politike po bashkohen me rrjetet e kapjes së shtetit që rrëmbejnë vendimmarrjen e qeverisë.

Pavarësisht reformave të ndërmarra për integrim në BE, qytetarët ende e cilësojnë korrupsionin si një prej problemeve kryesore të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen mosndarja e pushteteve, mungesa e rezultateve të drejtësisë, ndërhyrjet politike dhe integriteti i dobët i sektorit publik, thuhet në raport.

Koalicioni SELDI dhe Qendra për Kërkime Ekonomike ACER organizuan sot një forum rajonal mbi antikorrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, tha se masat ndaj korrupsonit duhet të jenë të dukshme si në parandalim, ndjekje penale dhe ndëshkim, sepse korrupsioni sjell krim e pabarazi, dëmton klimën e biznesit, si dhe largon nga vendi të rinjtë që kanë humbur besimin se autoritetet do të kenë sukses ndaj kësaj dukurie.

“Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijimi ashtu edhe perceptimi i korrupsionit mbeten më të larta se sa mesatarja e BE-së, prandaj ne duhet të përqëndrohemi që të gjithë përpjekjet antikorrupsion të integrohen në të gjithë kapitujt e negociatave, duke nisur nga sektorët me rrezikun më të lartë, dhe që rezultatet e kësaj lufte të jenë të dukshme dhe kjo është një kërkesë e rëndësishme për të ecur përpara me anëtarësimin në BE”, tha ambasadori Gonzato.

Kuvendi ka krijuar kohët e fundit një komision të posaçëm për thellimin e reformave në mirëqeverisje, antikorrupsion dhe sundimin e ligjit, i cili shihet si një mundësi më shumë për ta luftuar korrupsionin. Megjithë skepticizmin e opozitës, shumica shpreh besimin se masat e reja do të ndikojnë në këto përpjekje.

Plani i ri i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor po synon të forcojë dhe përshpejtojë përpjekjeve antikorrupsion, duke ofruar deri në 6 miliardë euro huadhënie dhe grante, në këmbim të zbatimit të reformave kyçe në këto vende. Kjo vlerësohet si një mbështetje e re europiane për masat antikorrupsion të Ballkanit Perëndimor, vendet e të cilit aspirojnë të integrohen në BE.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

TAGGED: #Ballkani Perëndimor, #Ryshfeti, #Seldi, #Shqipëria
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Spanjë ka fshehur 20 milionë euro në muret e shtëpisë. Deri vonë ka qenë shef policie

Kosova Times Kosova Times November 14, 2024
Reagimi i komunitetit botëror pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit
Pas gati 70 vitesh ata zbuluan se ishin ndërruar në lindje – një test i ADN-së në shtëpi ndryshoi jetën e tyre
ShBA thotë se kanë nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë
Horoskopi ditor për 1 korrikun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?