By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rashiti: Procesi i Berlinit duhet të ruhet me çdo kusht
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rashiti: Procesi i Berlinit duhet të ruhet me çdo kusht
Lajme

Rashiti: Procesi i Berlinit duhet të ruhet me çdo kusht

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 7:33 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në Samitin e Berlinit ende nuk ka ndonjë marrëveshje mes qeverisë së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar, përkatësisht Gjermanisë për heqjen e masës së sigurisë që ka vendosur tash e një vit ekzekutivi kosovar për produktet e importuara nga Serbia.

Megjithatë, Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave është i bindur se në fund do të ketë një marrëveshje dhe Kosova do të jetë pjesë e Procesit të Berlinit.

“Si  çdo agjendë e komplikuar rreth Kosovës, e para ndodh në mënyrë ad-hoc procesi, e dyta nuk zhvillohet dialog dhe negociata transparente dhe shpesh ato ngulfaten. Kjo ka ndodhur edhe me CEFTA-n ose diskutimet për marrëveshjet e reja për samitin e Berlinit dhe ka ardhur deri te një ngërç gjatë rrugës, në veçanti mes qeverisë së Kosovës dhe mikpritësit që e udhëheq Procesin e Berlinit. Por besoj që do të ketë një marrëveshje finale”, ka theksuar Rashiti në magazinën “Info Plus” në RTK.

Sipas tij, krejt këto aksidente po ndodhin vazhdimisht për shkak të një mungese të një dialogu të qëndrueshëm, një politike të jashtme të qëndrueshme dhe një planifikimi më të mirë në politikën e jashtme.

“Jam i bindur se janë duke u zhvilluar negociata e konsulta të përditshme dhe në fund do të ketë marrëveshje. Gjermania nuk do të lejojë që në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit të ketë ndonjë marrëveshje pa njërën palë. Prandaj, do të ketë negociata për një konsensus në fund”, ka shtuar ai.

Rashiti pret që të ketë marrëveshje të përbashkët, por thotë se këto zhvillime në thelb po e dëmtojnë pozicionin e Kosovës në të gjitha këto negociata.

“Gjitha këto agjenda po e dëmtojnë besimin mes Kosovës dhe akterëve ndërkombëtar, për të cilët Kosova në çdo agjendë ka nevojë”, ka shtuar ai.

Rashiti nuk beson që do të ndodhë përjashtimi i Kosovës nga CEFTA, por thotë se në rastin më të keq nëse ndodh diçka e tillë, rajoni do të ecë në agjendat e saj, e Kosova do të mbetet anash dhe atë anash një agjende të cilën e përkrah fuqishëm.

“Procesi i Berlinit, me të gjitha të metat, është instrumenti i vetëm që i fton të gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të barabartë. Nuk ka asnjë agjendë serioze tjetër të BE-së, e as ndonjë agjendë tjetër përveç Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit duhet të ruhet me  çdo kusht, pa i anashkaluar të metat, por që duhet të ruhet sepse nuk ka agjendë tjetër e cila e mban Kosovën afër Berlinit”, ka nënvizuar Rashiti.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

TAGGED: #Naim Rashiti, #Procesi i Berlinit
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aliu premton zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm në Ferizaj

Kosova Times Kosova Times September 24, 2025
BE do hapa të tjerë pas zvogëlimit të pranisë policore në veri
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ushtria ruse dyshohet për dhunë sistematike të seksualizuar kundër ukrainasve
Ndalohet kontrabanda me 600 kg djathë, veshmbathje e medikamente
Musk ka jetuar në pasurinë e Trump që nga dita e zgjedhjeve të Presidentit të SHBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?