By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shefi i NATO-s në Kiev, teksa Rumania i dërgon një sistem Patriot Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shefi i NATO-s në Kiev, teksa Rumania i dërgon një sistem Patriot Ukrainës
Rajon / Botë

Shefi i NATO-s në Kiev, teksa Rumania i dërgon një sistem Patriot Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 2:54 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Një sistem i mbrojtjes ajrore, Patriot, i dhuruar nga anëtarja e NATO-s, Rumania u dërgua në Ukrainë më 3 tetor, teksa sekretari i ri i Përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore, Mark Rutte, zhvilloi një vizitë të paparalajmëruar në Kiev.

Këtë vizitë në kryeqendrën ukrainase, Rutte e zhvilloi dy ditë, pasi mori udhëheqjen e NATO-s.

Rusia sulmoi me dronë dhe raketa Kievin dhe rajonet e tjera ukrainase mëngjesin e 3 tetorit, dhe teksa Rutte u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, më vonë gjatë ditës, në Kiev u lëshuan dy herë sirenat paralajmëruese për sulme ajrore.

“E falënderoi çdo shtet që na ndihmon ne me mbrojtje ajrore. Një falënderim të veçantë për Rumaninë për sistemin Patriot. Së bashku mund të arrijmë efikasitet më të madh, ne mund t’i japim fund terrorit rus, duke rrëzuar bashkërisht dronët Shahed dhe raketat”, shkroi në X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa Ministria rumune e Mbrojtjes konfirmoi për Radion Evropa e Lirës e sistemi Patriot është dërguar në Ukrainë.

Pas takimit me Zelenskyn, Rutte u zotua se do të ndihmojë në rritjen e mbështetjes perëndimore për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

“Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë”, tha ai.

Duke vënë në pah rrezikun ndaj anëtarëve të NATO-s, sikurse është Rumania, e cila gjendet në kufi me Ukrainën, dronët rusë sërish sulmuan portin ukrainas të Izmajilit, duke nxitur Bukureshtin që të aktivizonte avionët luftarakë F-16 për të monitoruar situatën në orët e vona të 2 tetorit.

“Mund të konfirmojmë se sistemi Patriot është dërguar në Ukrainë”, tha Constantin Spinu, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Rumanisë, pasi Qeveria në Bukuresht muajin e kaluar miratoi një projektligj për të mundësuar dërgimin e këtij sistemi në Kiev.

Sipas projektligjit, Rumania i jep të drejtën Ukrainës që të përdorë këtë sistem kundërajror.

Kievi po u kërkon aleatëve perëndimorë që t’i dërgojnë më shumë armë moderne dhe sisteme të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur qiellin mbi Ukrainë, por edhe po kërkon që t’i lejohet që të sulmojë caqet ushtarake thellë brenda Rusisë. Ukraina ka argumentuar se duke sulmuar thellë brenda Rusisë do të parandalonte Moskën që të sulmojë nga distanca të largëta.

You Might Also Like

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

E tmerrshme” Shtatë tifozë të PAOK-ut të vdekur në përplasje në Rumani, publikohen pamje të tmerrshme

Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s

Katër oficerë të policisë vriten ne ndjekje te nje vrasësi në Ukrainë

Ukraina i vendos Trumpit afat të ri për marrëveshjen e paqes

TAGGED: #Rumani, #Sistem patriot, Ukraina
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë

Kosova Times Kosova Times October 21, 2024
VV e lëshon mbledhjen ku ishte ftuar të raportonte kreu i AKI-së
5 gjërat që meshkujt nuk i durojnë dot tek femrat, shumë prej tyre bëjnë saktësisht të njëjtat gabime
EULEX-i përgënjeshtron Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë
Politico`: Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga AI
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?