By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Singapor, ish-ministri dënohet me një vit burg për marrje ryshfeti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Singapor, ish-ministri dënohet me një vit burg për marrje ryshfeti
Rajon / Botë

Singapor, ish-ministri dënohet me një vit burg për marrje ryshfeti

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 8:50 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Një ish-ministër i qeverisë së Singaporit u dënua të enjten me një vit burg, pasi u deklarua fajtor për akuzat për marrje të paligjshme të dhuratave, në një çështje të rrallë penale që përfshin një ministër në qendrën financiare aziatike.

Ish-ministri i Transportit S. Iswaran ishte deklaruar fajtor javën e kaluar për një akuzë për pengim të drejtësisë dhe katër të tjera për pranimin e dhuratave nga njerëzit me të cilët kishte marrëdhënie zyrtare. Ai është ministri i parë që akuzohet dhe dënohet me burg në Singapor në gati 50 vjet.

Gjykatësi Vincent Hoong, në vendimin e tij, tha se ekziston një pritshmëri se drejtuesit e posteve të larta “duhet të shmangin çdo perceptim që i bën ata të duken se mund të ndikohen nga ryshfetet”.

“Unë jam i mendimit se është e përshtatshme të shqiptohet një dënim që tejkalon pritshmëritë e të dyja palëve”, tha gjykatësi Hoong, ndërsa njoftoi vendimin e dënimit me 12 muaj burg për pesë akuzat. Mbrojtja kishte kërkuar jo më shumë se tetë javë burg, ndërsa prokuroria kishte bërë përpjekje për të siguruar një dënim prej gjashtë deri në shtatë muaj burg.

Gjykata miratoi kërkesën e ish-ministrit Iswaran për të shtyrë fillimin e dënimit të tij deri të hënën, njoftoi kanali televiziv “Channel News Asia”. Nuk është e qartë nëse ai do ta apelojë dënimin.

Ish-ministri Iswaran fillimisht u përball me 35 akuza, por prokurorët vendosën ta vazhdonin gjyqin me vetëm pesë prej tyre, ndërsa dy akuzat për korrupsion i reduktuan në një akuzë për marrje në mënyrë të paligjshme të dhuratave (ryshfet). Prokurorët thanë se do të aplikojnë që 30 akuzat e mbetura të merren në konsideratë për dënimin.

Zoti Iswaran mori dhurata me vlerë mbi 57,000 dollarë amerikanë nga Ong Beng Seng, një manjat malajzian i pasurive të patundshme me bazë në Singapor, dhe biznesmeni Lum Kok Seng. Dhuratat përfshinin bileta për garën “Formula 1” të Singaporit, verë, uiski dhe një biçikletë luksoze të markës “Brompton”. Sipërmarrësi Ong ka blerë të drejtën për organizimin e garës “Formula 1” në Singapor dhe ish-ministri Iswaran ishte kryetar dhe më vonë këshilltar i komitetit drejtues të garës “Grand Prix”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se së shpejti do të vendoste nëse do të padiste sipërmarrësit Ong dhe Lum pas përfundimit të çështjes kundër ish-ministrit Iswaran.

Ministrat e Singaporit janë ndër më të paguarit në botë. Megjithëse shuma e përfshirë në rastin e zotit Iswaran dukej të ishte relativisht e vogël, aktakuza e tij është dëmtuese për Partinë Veprimi Popullor në pushtet, e cila krenohet me imazhin e saj të pastër. Singapori u rendit ndër pesë vendet më pak të korruptuara në botë në indeksin e perceptimit të korrupsionit të organizatës “Transparency International”.

Ministri i fundit i kabinetit i akuzuar për korrupsion ishte Wee Toon Boon, i cili u shpall fajtor në vitin 1975 dhe u burgos për pranimin e dhuratave në këmbim të ndihmës për një biznesmen. Një tjetër ministër i kabinetit u hetua për korrupsion në vitin 1986, por vdiq përpara se ndaj tij të ngriheshin akuzat.

Ish-ministri Iswarani kishte dhënë dorëheqjen pak para se ndaj tij të ngriheshin akuzat për ryshfet. Gjyqi i tij vjen pak më shumë se katër muaj, pasi Singapori emëroi kryeministrin e ri Lawrence Wong, pasi Lee Hsien Loong dha dorëheqjen pas 20 vjetësh në detyrë.

You Might Also Like

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën

“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit

Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

TAGGED: #Burg, #Ministri, #Ryshfet, #Singapor
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump duhet të shmangë shpërblimin e agresorit, thotë ish-negociatori i Ukrainës

Kosova Times Kosova Times April 27, 2025
“Burri im ka 15 vjet që ka grua dhe familje të dytë!” Lajmi që ajo nuk donte ta dëgjonte e goditi si rrufe në qiell
Gjenerali i Forcave Raketore Ruse foli për përgatitjet për një sulm bërthamor ndaj ShBA
Vuçiq: Është e qartë se Kurti nuk dëshiron marrëveshje për Asociacionin
Pesë të vdekur në Izrael pas sulmit të Iranit gjatë natës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?