By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Surrogatët e demokracisë për veriun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Surrogatët e demokracisë për veriun
Opinion

Surrogatët e demokracisë për veriun

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 10:22 AM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Shqiprim PULA

Përkufizimi i Republikës si e pavarur nga ndërhyrjet në punët tona të brendshme, si sovrane në administrim të territorit dhe në mbarë kufijtë territorial dhe si ushtrim i pushtetit politik, ndër vitesh nuk qe i vërtet praktikisht, e veçanërisht që nga shpallja e mëvetësisë (Shkurt, 2008) dhe hyrja në zbatim e kushtetutës (Qershor, 2008). Përkushtimi për një shtet të të gjithë qytetarëve dhe të barabartëve para ligjit, ka dështuar për shkak të ndërhyrjeve të surrogatëve “demokratik”, deklarimi për përkushtim se sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës është i pandashëm dhe se mbrohet me të gjitha mjetet e me kushtetutë, nuk ka ndodhur, për shkak të ndërhyrjeve të surrogatëve “demokratik”, por edhe për shkak të ndjesisë tonë të madhe për çlirim por vetëdijes të ulët për shtetndërtim. Rendi kushtetues nuk ndodhi në mbarë Republikën, sepse veriu mbeti i ‘aneksuar politikisht e institucionalisht’, vlerat dhe parimet e përbashkëta të pushtetit shtetëror nuk gjetën shtrirje për shkak të ndërhyrjeve shumë dimensionale të surrogatëve “demokratik”.

Përfaqësimi zëvendësues – surrogat – ndërlidhej me zhvillimet e veriut në vendin tonë, ky koncept u theksua ndaj qytetarëve të veriut që mund të përfaqësoheshin nga përfaqësues ndërkombëtar e edhe nga Serbia, me të cilët nuk kishin marrëdhënie zgjedhore – domethënë një surrogat të fliste në emër të tyre, e për vendin e tyre, në Bruksel. Ngjarjet e viteve të fundit me pakicën Serbe, kryesisht në pjesën veriore të vendit, si përfaqësim direkt u zëvendësua me konceptin e përfaqësimit surogat, i konceptuar brenda kontekstit politik si përfaqësim që fokusohet në përfaqësim me bazë territori nga një apo më tepër surrogatë individual siç ishin kryeministra e president të shtetit Serb, për pakicën Serbe, në Kosovë.

Surrogatët e “demokracisë” jo rrallë, politikat e tyre i kishin me mision përqarës ndaj pushtetit politik vendor dhe shtetësisë tonë ndërkombëtarisht, surrogatët e tillë kishin misione të caktuara, madje të dyshimtë në vrasjen e të ardhmes së pakicës Serbe brenda shtetit tonë sepse edhe origjina e tyre etnike e biologjike ishte e dyshimtë për shtet-ndërtimin tonë!. Ndërkohë që nga 2014-ta kur u formalizua formacioni politik ‘srpska lista’, nga këta u krijua efekt për votuesin Serb pa përfaqësim elektoral si dhe përfaqësues elektoral dhe atë surrogat, por, jo për qytetarin po për territorin gjeografik.

Surrogatët ishin dhe ndërkombëtarët, emisarët e ambasadorët po ashtu, të cilët pareshtur na thonin ta pranonim fqinjësinë me Serbinë, çuditërisht, me çdo kusht … edhe me “zajednicën”!, madje, me kushtëzime për anëtarësime në organizma ndërkombëtarë të Republikës. Surrogatët, na bënin dhe kërcënime herë pas here ndaj nesh!. Surrogatët, na ngritën kushtëzime për anëtarësim siç qe rasti me Këshillin e Evropës (Maj, 2024), të tillët na terrorizonin politikisht!. Unioni Europian (UE-ja) është ngritur mbi parime universale demokratike e vlera të pranuara si të përbashkëta, por, surrogatët e saj, na flasin të pabalancuar mbi parimet universale!.

Rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshill të Europës (KiE) Aleancën VeriAtlantike dhe Union Evropian (UE), është përcaktim i yni politik, por assesi nuk duhet të deformohet identiteti ynë historik apo territorial nga surrogatët e “demokracisë”. Fundja, Kosova e sotme, është vullnet i fuqive të mëdha, që kur u la jashtë Shqipërisë Londineze, si dhuratë gjeografike, për sllavët e Evropës së Jugut përgjatë një shekulli!, prandaj, surrogatët, në emër “të demokracisë” dhe narrativës Sovjetike ‘normalizim marrëdhëniesh’, nuk mund ta imponojnë të pa vërtetën, por, as ta mohojnë të vërtetën për Kosovën dhe qytetarët shumicë shqiptare, kështu që, nuk mund të ketë kushtëzime, kërcënime e terror politik për veriun, e mbi Republikën.

Kur surrogatët prej vitesh paraqisnin të menduarit politik të varfëruar, situata në veri ishte problem; kur Prishtina politike i ndërmori përpjekjet institucionale shtetërore, për sa i takon vendosjes së rendit publik e zbatueshmërisë ligjore, në pjesën veriore të vendit, të menduarit politik filloj të balancohej situata u konsiderua të ishte sfidë; e kur të menduarit politik morri udhën shtetërore, edhe përkundër sabotimeve nga elementë ndërkombëtar të dyshimtë, situata u bë një mundësi për ndryshim e përmirësim.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

TAGGED: #Shqiprim Pula
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Haradinaj për Bajraktarin dhe Gecajn: Janë zëri ynë i fuqishëm në ShBA

Kosova Times Kosova Times November 17, 2025
Ukraina sulmoi me raketa fabrikën kryesore të riparimit të Flotës Ruse të Detit të Zi në Sevastopol
I arratisuri Hajrizi, mesazh Sveçlës: S’jeni ju që e kapni askënd hiç – ata që më kishin kapë janë në Hagë
Rama për vrasjen e policit: Kambana më e madhe e alarmit për rrezikun e eskalimit të krizës
Gjithçka në këtë botë bëhet një armë e Rusisë – kultura, sporti, gjuha, madje edhe muzetë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?