By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush është Hashem Safieddine, udhëheqësi i lartë i Hezbollahut?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kush është Hashem Safieddine, udhëheqësi i lartë i Hezbollahut?
Rajon / Botë

Kush është Hashem Safieddine, udhëheqësi i lartë i Hezbollahut?

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 5:49 PM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Hashem Safieddine është kushëriri dhe potencialisht pasardhësi i Hassan Nasrallahut, liderit të vrarë të Hezbollahut nga Izraeli.

Safieddine, figurë e lartë brenda Hezbollahut, grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit, raportohet se është shënjestruar nga sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin libanez, Bejrut, natën e 3 tetorit. Nuk është e qartë nëse ai është vrarë.

Safieddine, një klerik shiit, ka lidhje me Iranin. Ai iu bashkua Hezbollahut pak pasi grupi u themelua në vitet ’80.

Hashem Safieddine gjerësisht shihet si pasardhës i Nasrallahut, udhëheqësit karizmatikë të kamotshëm të grupit që u vra gjatë sulmeve ajrore izraelite në Bejrut më 27 shtator.

Safieddine udhëheq krahun ekzekutiv të Hezbollahut që mbikëqyrë çështjet politike të grupit. Ai po ashtu është anëtar i Këshillit Shura, ku merren vendime, por edhe i Këshillit Xhihad, që udhëheq operacionet ushtarake të grupit.

Safieddine më 2017 ishte shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara. ShBA-ja po ashtu ka shpallur Hezbollahun organizatë terroriste, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë politike. Partia Hezbollah ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Safieddine, sikurse Nasrallahu, ka mjekër dhe bartë shami të zezë, që tregojnë prejardhjen nga profeti Muhamed.

“Si kushëri i Nasrallahut dhe si person që për një kohë të gjatë konsiderohet si pasardhës i tij, ai me gjasë do të jetë në gjendje të unifikojë radhët e Hezbollahut përreth tij”, tha Matthew Levitt, nga Instituti i Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt.

“Por, atij i mungon karizma e Nasrallahut dhe ai e trashëgon një organizatë që është nën hijen e vetvetes”, shtoi Levitt, autor i librit për Hezbollahun: “Gjurmët globale të Partisë së Zotit të Libanit”.

Vrasja nga Izraeli e Nasrallahut ishte goditja më e madhe që i është dhënë Hezbollahut në 42 vjetët e ekzistimit të grupit. Organizata shiite ka pësuar shumë humbje në muajt e fundit. Izraeli ka vrarë shumë anëtarë të udhëheqjes së Hezbollahut, ka neutralizuar një pjesë të konsiderueshme të arsenalit të tij ushtarak dhe ia ka ndërprerë komunikimet grupit.

Gjatë mbi 30 vjetëve të udhëheqjes së Hezbollahut, Nasrallahu kishte kultivuar raporte të mira me Iranin me shumicë shiite, shtet që është mbështetësi kryesor i Hezbollahut. Me ndihmën e madhe financiare dhe politike nga Teherani, Nasrallahu e bëri Hezbollahun një parti të fuqishme dhe entitet ushtarak në Liban dhe lojtar kryesor në rajon.

Safieddine, i lindur në jug të Libanit, po ashtu ka raporte të ngushta me Republikën Islamike. Ai ka studiuar në qytetin e shenjtë shiit të Komit, në Iranin qendror. Vëllai i tij, ndërkaq, është përfaqësuesi i Hezbollahut në Iran.

Djali i Safieddineit është i martuar me vajzën e Qassem Soleimanit, një komandanti të lartë iranian që u vra gjatë sulmeve ajrore të ShBA-së në Irak më 2020. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani

Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse

Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington

Rrëzohet helikopteri në Angli. Një 70-vjeçar humbi jetën, një fëmijë mes të plagosurve

“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë

TAGGED: #Hashem Safieddine, #Hezbollah
Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Arrestohet nje serb ne Afrike, kontrabandoi kokainë me vlerë 12.5 milion euro

Kosova Times Kosova Times July 23, 2024
Festivali “Newborn Kosova” me një performancë të jashtëzakonshme në Podujevë
Sulmi i lajmeve të rreme në Kremlin duartrokit ngrirjen e SHBA-së për ndihmën për Ukrainën
NI:”Politika dritëshkurtër e Bidenit në Ballkan”
Hoxhaj: Pjesëmarrja e Kosovës në AP të OKB-së, nuk përmbushë asnjë interes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?