By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Miratohet Udhëzimi për Standardizimin e QR Kodit që do të përdoret për pagesat në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Miratohet Udhëzimi për Standardizimin e QR Kodit që do të përdoret për pagesat në Kosovë
Lajme

Miratohet Udhëzimi për Standardizimin e QR Kodit që do të përdoret për pagesat në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 5:05 PM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore ka miratuar Udhëzimin për Standardizimin e QR Kodit, i cili do të përdoret për transaksionet e pagesave në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i këtij udhëzimi është të përcaktojë rregullat dhe kërkesat teknike për zhvillimin dhe funksionimin e strukturës së QR kodit në Republikën e Kosovës, që do të përdoret për pagesat në shitjet me pakicë dhe për pagesat e faturave. Ai synon të promovojë përdorimin më të gjerë të pajisjeve digjitale dhe telefonave të mençur për kryerjen e pagesave, duke siguruar ndërveprim të qëndrueshëm dhe të sigurt midis ofruesve të shërbimeve dhe konsumatorëve.

Adoptimi i këtij standardi është pjesë e aktiviteteve dhe veprimeve të ndërmarra në fushën e pagesave, në kuadër të strategjisë së BQK-së për ndërtimin e një tregu modern dhe gjithëpërfshirës për pagesat me vlerë të vogël. Kjo përfshin edhe zhvillimin e kornizës ligjore dhe rregullative si dhe modernizimin e infrastrukturës, me qëllim sigurimin e një sistemi të sigurt, efikas dhe konkurrues për pagesat në vend.

BQK ka adoptuar standardin e përcaktuar nga Këshilli Evropian për Pagesa (EPC), i cili përfshin standardin e QR kodit që përdoret në BE për transferet e pagesave të iniciuara nga telefonat e mençur dhe për sistemet e pagesave të shpejta. Ky standard pritet të përdoret gjithashtu nga vendet e rajonit në kuadër të projektit të BE-së për Modernizimin e Sistemeve të Pagesave të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përdorimi i këtij standardi do të sjellë disa përparësi dhe përfitime, si:

  • Për qytetarët: metodë e shpejtë dhe e përshtatshme për kryerjen e pagesave, duke skanuar QR kodet me pajisje digjitale. Kjo redukton gabimet në detajet e pagesës dhe përshpejton procesin, duke ndihmuar gjithashtu në menaxhimin më të mirë të financave personale.
  • Për tregtarët dhe ofruesit e shërbimeve: ju mundëson ofrimin për klientët e tyre, një mënyrë të thjeshtë për të kryer pagesa përmes QR kodit standard, pavarësisht nga ofruesi i shërbimeve të pagesave. Kjo mundëson përpunimin automatik dhe të sigurt të pagesave, duke thjeshtuar gjithashtu proceset për barazimin e llogarive dhe çështjet e pajtueshmërisë.
  • Për ofruesit e shërbimeve të pagesave: bankat dhe ofruesit tjerë të pagesave kanë mundësi të integrojnë lehtësisht këtë standard në aplikacionet e tyre, duke reduktuar pengesat teknike. Standardizimi lehtëson gjithashtu identifikimin e transaksioneve të dyshimta.
  • Për institucionet publike: digjitalizimi i shërbimeve dhe qartësia në lidhje me pagesat e pranuara do të jenë përfitime të rëndësishme. Pagesat mund të kategorizohen sipas qëllimit të tyre (taksa, tarifa, gjoba, etj.), duke thjeshtuar procedurat për realizimin e pagesave në distancë përmes platformave si e-Kosova apo përmes telefonave mobil në pikat e shitjes.

Me këtë standard, Banka Qendrore synon që në Republikën e Kosovës, QR kodet të përdoren në mënyrë efikase për qëllime pagesash në sisteme dhe platforma të ndryshme, duke reduktuar fragmentimin e tyre. Për më tepër, adoptimi i standardit të QR kodit të Këshillit Evropian për Pagesa (EPC) synon të lehtësojë procesimin e pagesave jo vetëm brenda vendit, por edhe në nivel rajonal dhe në zonën SEPA, në përputhje me objektivat strategjike të BQK-së. Zbatimi i këtij standardi tani varet nga zhvillimet teknike dhe infrastruktura e nevojshme që ofruesit e shërbimeve të pagesave të licencuara në Kosovë do të vendosin në funksion. /Kosovatimes/

Udhëzimin mund ta gjeni në linkun në vijim: Udhezim-per-standardin-e-QR-kodit_opt.pdf (bqk-kos.org).

You Might Also Like

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

BE mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës

Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT

LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

TAGGED: #BQK, #Pagesat në Kosovë, #Standardizimi i QR Kodit
Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-pjesëmarrësi olimpik akuzohet për drejtimin e një rrjeti të trafikut të drogës

Kosova Times Kosova Times October 21, 2024
Ja si po lëvizin çmimet e akomodimit dhe ushqimit në Kroaci, Mal të Zi dhe Neum Një familje me katër anëtarë duhet të shpenzojë një pasuri të vogël për të shkuar në një pushim dhjetëditor
Trump: Do t’i ndihmojmë shtetit të shërohet”
Reuters: Zelensky do të takohet me liderët evropianë dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën
Chiesa gati të largohet nga Juve, kërkon një klub që luan në Champions
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?