By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet
July 19, 2025
Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer
July 19, 2025
Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL
July 19, 2025
Gazetari Shyti sjell librin e ri “LOJTARI I FATIT”
July 19, 2025
Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një qytet në Miçigan i ndarë mbi planet për hapjen e një fabrike kineze
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Një qytet në Miçigan i ndarë mbi planet për hapjen e një fabrike kineze
Uncategorized

Një qytet në Miçigan i ndarë mbi planet për hapjen e një fabrike kineze

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 7:21 PM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Në Miçigan, një përplasje lokale për një fabrikë kineze të baterive të makinave elektrike pasqyron polemikën më të gjerë të Shtetet e Bashkuara mbi investimet kineze. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Calla Yu çështja e konkurrencës SHBA-Kinë është në qendër të vëmendjes në qytetin Big Rapids në këtë vit zgjedhjesh presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Kompania kineze Gotion, e cila merret me prodhimin e baterive të makinave elektrike, është në qendër të një debati të ashpër në Big Rapids, një qytet i vogël me afro 8,000 banorë në Miçigan.

“Djalli është duke punuar në komunitetin tonë tani”, thotë Pat Currie, pronar i një pike të furnizimit me karburant në Big Rapids.

Kompania kineze Gotion po planifikon të investojë 2.4 miliardë dollarë për të ndërtuar një fabrikë në Big Rapids për të prodhuar komponentë të baterive të makinave elektrike. Kjo ka shkaktuar reagime të ndryshme nga banorët.

“Kjo do të sillte një nxitje pozitive për ekonominë”, thotë Al Lawson.

Banori Donald Helder mbështet investimet nga kompania Gotion.

“Ne dërgojmë kaq shumë dollarë amerikanë në Kinë. Duhet të gjejmë një mënyrë për të rikthyer një pjesë të tyre me anë të investimeve në ekonominë tonë amerikane”, thotë ai.

Por të tjerët shqetësohen për lidhjet e kompanisë Gotion me qeverinë e Kinës.

“Unë jam 100% kundër investimit të kompanisë Gotion. Mendoj se ka shqetësime serioze mjedisore. Por për mua, shqetësim kryesor është siguria”, thotë Bruce Borkovich, zëvendës-administrator i bashkisë së qytetit Big Rapids.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray paralajmëroi për vijën “e paqartë” midis qeverisë kineze dhe “sektorit privat” në Kinë dhe mundësisë që Pekini të shfrytëzojë dobësitë e Amerikës për të minuar sigurinë e saj kombëtare.

Kompania Gotion nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për koment.

Gotion u themelua në Kinë dhe dega e saj në Shtetet e Bashkuara e ka selinë në Kaliforni. Anëtarët e bordit të saj janë nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

Nënpresidenti i kompanisë për operacionet e prodhimit në Amerikën e Veriut, Chuck Thelen thotë se kompania e tij po sulmohet pa të drejtë.

“Dikush vendosi ta bëjë kompaninë Gotion një kokë turku, në një kohë kur ne kemi praktika biznesi shumë të ngjashme me shumë kompani të tjera, që tashmë operojnë këtu”, tha ai.

Investimet kineze në Shtetet e Bashkuara janë bërë pjesë e fushatës për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe ai për nënpresident JD Vance, po akuzojnë demokratët për përdorimin e parave të taksapaguesve për të paguar Kinën, që ajo të hapë fabrika në Shtetet e Bashkuara.

“Kina po blen teknologjinë tonë. Ata po blejnë furnizime ushqimore dhe tokën tonë bujqësore”, thotë ish-presidenti Trump.

Sipas gazetës The New York Times, Gotion mori 800 milionë dollarë subvencione nga fondi strategjik i Miçiganit dhe mund të përfitojë ulje taksash nga Ligji i Reduktimit të Inflacionit.

Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer dhe demokratë të tjerë pretendojnë se stimujt për kompani si Gotion ndihmojnë në mbajtjen e biznesit në vend, duke frenuar largimin e tyre jashtë.

“Ne nuk mund t’i lejojmë kompanitë kineze të jenë të vetmet që bëjnë novacione në sektorin e makinave elektrike, sepse atëherë ata do të marrin vendet tona të punës, ashtu siç po ndodh në Evropë”, tha guvernatorja Whitmer në maj.

Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris foli edhe për konkurrencën SHBA-Kinë në fjalimin e saj në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate.

“Unë do të sigurohem që ne ta udhëheqim botën në të ardhmen në fushën e hapësirës dhe atë të inteligjencës artificiale, në mënyrë që Amerika, jo Kina, të fitojë konkurrencën në shekullin e 21-të”, tha ajo.

Disa banorë në qytetin Big Rapids thonë se konkurrenca ShBA-Kinë po ndikon debatin mbi investimet.

“E gjithë rezistenca që vjen nga çështjet e sigurisë kombëtare, ka bërë që pothuajse çdo gjë të jetë anti-kineze”, thotë ai

Planet e kompanisë Gotion për të investuar e kanë bërë qytetin Big Rapids pjesë të fushatës presidenciale. Republikani JD Vance bëri një ndalesë në këtë qytet në muajin gusht.

You Might Also Like

Turpi i 49 i kuvendarëve që po e tërheqin zvarë Kosovën si zorrën nëpër këmbë

Izmaku paralajmëron bisedime me VV-në për zgjidhje

Rrëzohet helikopteri në Krainën e Khabarovskit, 5 të vdekur

Strukturat paralele brina s’kanë, por Kuvendin e bllokojnë

Policia prezanton rezultatet nga plani operativ `Pranvera 2025`

TAGGED: #Fabrikë kineze, #Miçigan
Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Heqja e ndalesës për mallrat serbe në këmbim të shfuqizimit të masave nga BE-ja”

Kosova Times Kosova Times August 11, 2023
Gulagu ndaloi programin e evakuimit ushtarak rus. Për shkak të një parashutisti që mbuloi vrasjet e ukrainasve që ai ndaloi
Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë
Debakli i Lavrovit: Shikoni momentin kur e gjithë salla shpërtheu në të qeshura (VIDEO)
Mbi 10.000 pasagjerë të prekur nga anulimi i fluturimeve në Britani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?