By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 nëntor
November 26, 2025
Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
November 25, 2025
Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
November 25, 2025
Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja
November 25, 2025
Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrahmani: Bashkë me Korenicën konkluduam se duhet të fillojmë diçka të re
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rrahmani: Bashkë me Korenicën konkluduam se duhet të fillojmë diçka të re
Lajme

Rrahmani: Bashkë me Korenicën konkluduam se duhet të fillojmë diçka të re

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 11:59 PM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Deputeti Eman Rrahmani, i cili këto ditë ka deklaruar largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje i ftuar në “Lajmet e fundit” në RTK, ka thënë se me caktimin e datës së zgjedhjeve i ka ardhur fundi edhe mandatit të deputetit.

“Konsideroj që ka përfundua edhe mandati i deputetit si anëtar i një subjekti politik. Jam i bindur se kamë mbajtur edhe qëndrimet që i kamë deklaruar qysh kur veç kanë filluar mospajtimet për çështje të caktuara që tashmë dihen edhe publikisht dhe të cilat i kemi kundërshtuar gjatë kësaj kohe”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kodi Civil me përmbajtjen dhe dy paragrafët e një neni të cilët i ka kundërshtuar ka qenë fillimi mosdakordimit edhe një lloj reflektimi se a duhet të vazhdojmë më tutje me Vetëvendosjen.

“Kemi pasur kryesisht debate të ndryshme në grupin parlamentar dhe me kryeministrin, kryeparlamentarin dhe me shefen e Grupit Parlamentar që nuk jemi dakorduar që në atë mënyrë të procedohet. Kanë vendos të procedojnë Kodin Civil me atë përmbajtje e cila është e papranueshme për shoqërinë kosovare dhe fatmirësisht është votuar me shumicën e votave kundër. Është e vetmja iniciativë ligjore që ka marrë shumicë votash kundër dhe i është kthyer mbrapsht qeverisë. Mbas saj ka pasur shkarkime prej pozitave menaxhuese në LVV, siç ka qenë shkarkimi i Visar Korenices prej koordinatorit të qendrës së Rahovecit”, ka thënë ai në “Lajmet e fundit” në RTK.

Sipas tij, mospajtime kanë pasur edhe për ligjin për fertilizim, të cilin e kanë kundërshtuar.

“Kemi propozuar amendamente se si ë rregullohet të trajtohet në mënyrën e duhur. Por së fundmi ka ardhur edhe një ligj që është shumë më i dëmshëm, që është ligji për gjendjen civile në të cilin parashihet që t’ju lejohet ndryshimi i gjinisë varësisht prej ndjesisë së personit dhe atë edhe nënë moshën 18 vjeçe”, ka thënë ai

Rrahmani ka thënë se pas gjithë këtyre ngjarjeve ai, bashkë me deputetin Korenica kanë ardhur në konkludim që duhet të fillojnë diçka të re. “Diçka që synim ka me pasur ruajtjen e familjes tradicionale, familje ku ka nënë, babë, djalë dhe vajzë”, ka theksuar Rrahmani.

Megjithëkëtë, ai ka theksuar se do të vazhdojë të votojë çdo ligj që është në dobi të qytetarëve pa marrë parasysh se prej ku dhe si vjen.

You Might Also Like

Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave

Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja

Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

Nga e enjtja rënie e ndjeshme e temperaturave

TAGGED: #Eman Rrahmani, #Visar Korenica
Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Vepra e Noel Malcolm ndihmoi për të vërtetën historike për Kosovën

Kosova Times Kosova Times October 19, 2023
Tetovë, Festivali mbarëkombëtar mblodhi artistë nga të gjitha trojet etnike
Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët!
Horoskopi ditor për 19 shtator
Koreja e Veriut e teston një raketë balistike, thotë Koreja e Jugut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?