By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rriten importet e makinave kineze në Afrikën e Jugut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Rriten importet e makinave kineze në Afrikën e Jugut
Teknologji

Rriten importet e makinave kineze në Afrikën e Jugut

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 7:05 PM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Ndërsa Kina dhe Perëndimi bëjnë përpjekje të rrisin numrin e makinave elektrike, makinat me naftë dhe benzinë, mbizotërojnë tregun në Afrikë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Zaheer Cassim, prodhuesit kinezë të automjeteve ofrojnë çmime aq të lira për tregun e Afrikës së Jugut, më i madhi në kontinent, sa tregtarët thonë se firmat e tjera, më të njohura, rrezikojnë të zhduken.

Ross Grey është në kërkim të një makine me karburant.

“Arsyeja pse po shikoj për automjete kineze është para së gjithash çmimi. Ato janë shumë më të lirë se firmat e tjera më të njohura”, thotë Ross Grey, banor i Johanesburgut.

Një makinë kineze kushton mesatarisht sa gjysma e çmimit të disa prej firmave më të njohura nga vendet e tjera. Ralph Hiebner, menaxher rajonal shitjesh të kompanisë kineze BAIC, thotë se është çmimi që tërheq klientët drejt dyqanit të tij.

“Makinat kineze nuk janë të lira, (në kuptimin që Kina po mbyt tregun e Afrikës së Jugut për të hequr qafe makinat e tepërta), por ofrojnë kushte të mira për sa i përket pagesës mujore, dhe kjo është jo që i tërheq më shumë klientët afrikano-jugorë”, thotë zoti Hiebner.

Prodhuesit kinezë janë bërë pretendentë seriozë në industrinë e automobilave të Afrikës së Jugut, thotë Mari McGeer, shitëse për një tjetër kompani kineze, ‘Haval’.

“Disa firma të tjera po mbyllen, për shkak të filialeve kineze që po shtohen. Mund të them se ne po lulëzojmë”, thotë zonja McGeer.

Në të kaluarën, makinat kineze nuk ishin të pëlqyera për konsumatorët e Afrikës së Jugut për shkak të cilësisë së tyre. Kjo gjë duket se ka ndryshuar tani. Ross Grey, banor i Johanesburgut, thotë se ekziston edhe, një arsye tjetër për të blerë makina kineze.

“Në Afrikën e Jugut, automjetet kineze nuk janë në listën e makinave që vidhen, siç ndodh me makinat e firmave të njohura”, thotë zoti Grey.

Vetëm një e treta e afrikane-jugorëve zotërojnë një automjet. Megjithatë, Afrika e Jugut është tregu më i madh i makinave në kontinent.

Firmat Ford, Toyota, Volkswagen dhe Mercedes kanë fabrika prodhuese aty. Ato prodhojnë për eksport ose për tregun vendas.

Firmat kineze po e dëmtojnë industrinë në vend, thotë Mikel Mabasa, drejtues i Këshillit të Biznesit të Automobilave në Afrikën e Jugut.

“Në pesë vitet e fundit kemi parë se firmat nga Kina kanë tejkaluar shumë prej firmave më të njohura që kemi në vend”, thotë zoti Mabasa.

Ai shton se mes viteve 2019 dhe 2023 shitjet e makinave kineze janë rritur me 200%.

Popullariteti në rritje nuk është pa probleme. Në vitin 2018, firma BAIC hapi një fabrikë prodhimi në Kepin Lindor, por prodhimi thuhet se ngeci për shkak të pandemisë, mosmarrëveshjeve rreth punësimit dhe për faktin se nuk është firmë e njohur në treg.

“Prodhimi i makinave atje nuk ka filluar ende për shkak të problemeve”, thotë zoti Mikel Mabasa nga Këshilli i Biznesit të Automobilave.

Pavarësisht problemeve të firmës BAIC, Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka treguar interes për makina që nuk janë të dëmshme për mjedisin. Ai ka kërkuar më shumë investime nga Kina duke i kërkuar prodhuesit të makinave elektrike kineze BYD të hapë një fabrikë në Afrikën e Jugut.

You Might Also Like

A mund të përshkojë një Mini një milion kilometra me një motor nafte me tre cilindra të brishtë?

KE hap konsultim publik për mbrojtjen e të drejtave të autorit

Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur

Google Maps ka një opsion që shoferët e kanë pritur prej vitesh

Profesionet që do të “zhduken” në pesë vitet e ardhshme

TAGGED: #Afrikë e Jugut, #Makina kineze
Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një nga gratë më të pasura të Rusisë u dënua me 19 vjet burg për korrupsion

Kosova Times Kosova Times December 10, 2024
Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”
Pozita e opozita i kërkojnë BE-së heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
Anulohet ndeshja mes Prishtinës dhe Vëllaznimit, gjakovarët tërhiqen nga Kupa e Kosovës
Fenomeni i lirisë së shprehjes dhe ai i “budallenjve” të Umberto Ecos
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?