By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sa para merr fituesi i Eurovizionit: Conchita i solli fitoren Austrisë në vitin 2014 dhe mori….
May 18, 2025
Sot finalet e turneut ‘Lah Nimani’
May 18, 2025
SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll
May 18, 2025
Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’
May 18, 2025
Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mërgimtarë, mos bini pre e krimit të organizuar!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mërgimtarë, mos bini pre e krimit të organizuar!
Opinion

Mërgimtarë, mos bini pre e krimit të organizuar!

Kosova Times
Last updated: 2024/10/05 at 10:46 AM
Kosova Times Published October 5, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Niveli i lartë i uzurpimit të partive politike nga liderët autoritarë dhe kapja e partive politike nga grupet e interesit ka bërë që të mos ketë shumë dallime mes tyre. Kush më pak e kush tjetër më shumë, shumica e partive politike kosovare po mbahen të uzurpuara nga një grup i vogël i klaneve dhe grupeve të interesit të lidhura ngushtë me korporatat e inkriminuara të bizneseve të pista, të cilët skajshmërisht i kanë ngulfatur zërat reformues brenda partive politike, duke e bërë kështu të pamundur ndryshimin aq të nevojshëm të kursit qeverisës në vendin tonë.

Politikanët e inkriminuar e infektuan edhe mërgatën

Liderët partiakë me këto grupe të vogla njerëzish përreth tyre, duke mbajtur afër vetes vetëm servilët dhe puthadorët e të gjitha pushteteve, përveçse i kanë izoluar zërat ndryshe, i kanë irrituar qytetarët dhe mërgimtarët, ku si pasojë e kësaj situate kemi rënie drastike të daljes së elektoratit në zgjedhje!

Nga paslufta e këndej, klasën e korruptuar politike në pushtet është duke e mbajtur nëntoka kriminale dhe sekserët e tyre në Diasporë, përmes të cilëve e bëjnë pastrimin e parave të pista dhe zhvatjen e buxhetit të shtetit, në emër të aktiviteteve të mërgatës, duke paguar nga llogaria e shtetit të Kosovës dreka e darka të majme, verëra dhe pije të shtrenjta me çmime të fryra të restoranteve mesatare në shtetet europerëndimore.

Janë të papranueshme dhe të dënueshme të gjitha format e abuzimit të parasë së taksapaguesve të varfër kosovarë, e në mënyrë të veçantë nga individët e caktuar në mërgatë që janë të lidhur me krimin e organizuar në Kosovë, të cilët po i qesin hije të zezë anës më të pastër, arteries më të shëndoshë dhe më humane të kombit tonë.

Politikanët e inkriminuar pa i pasur sekserët e tyre në mërgatë as që ia mësyjnë Diasporës. Vizitat e eskortave politike të pushtetarëve tek organizimet fiktive pa anëtarësi në Diasporë u ngjajnë tenderëve njëburimor që i ndajnë për kompanitë fantome në Kosovë, nga të cilat dhe përmes të cilave i shpëlajnë paratë e pista.

Individët apo grupet e interesit në Diasporë, të cilët kanë marrë dhe marrin mjete (pare) të taksapaguesve të varfër kosovarë nga qeveritë e Kosovës, përkatësisht nga Ministria e Diasporës në emër të zhvillimit të aktiviteteve në mërgatën tonë janë sekser abuzues dhe pjesëmarrës aktiv në krim të organizuar.

Prandaj, individët dhe grupet e interesit në Diasporë që thithin mjete të taksapaguesve të varfër kosovarë janë grupe mafioze të cilët politika e korruptuar i shfrytëzon për shpëlarjen e parave të pista dhe për vota njëkohësisht.

Më mirë do të ishte që ato mjete të mbeteshin në Kosovë, gjegjësisht të shfrytëzoheshin për përmirësimin e jetës së qytetarëve, gjegjësisht për rritjen e skemave sociale, pensioneve të  invalidëve të luftës, shërimin e të sëmurëve apo ndarjen e bursave për studentët shëmbullorë e jo për bileta aeroplani dhe shpenzime hotelerie për mërgimtarët që shkojnë për të votuar për politikanët e inkriminuar në pushtet apo opozitë.

Rezervimet e biletave të aeroplanit dhe të hoteleve për mërgimtarët kanë filluar nga dita e shpalljes së zgjedhjeve nga Presidentja! Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në hotele, mërgimtarëve ju kthehen në këmbim të marrjes së librezës partiake, gjegjësisht të konfrimimit të votës së dhënë për ta!

Si zakonisht, ndërmjetësues në sigurimin e biletës dhe hotelit për mërgimtarët votues janë sekserët e diasporës dhe grupet e interesit në Kosovë!

Ju themë me bindje të plotë, se ata që ju ofrojnë kushte tërheqëse për një votë, asnjëherë nuk e kanë pasur dhe nuk e kanë në fokus interesin e qytetarëve dhe mërgimtarëve, por mendjen e kanë si ta mbajnë apo marrin pushtetin, për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme, duke ju harruar tërësisht deri në zgjedhjet e radhës!

Sikur të ishte ndryshe, pa asnjë problem data e zgjedhjeve do të caktohej në përiudhën e pushimeve dimërore të mërgatës, në fund të muajit dhjetor apo në ditët e para të janarit. Por këtë nuk e bën, sepse i frikësohen votës së lirë të mërgimtarëve! Andaj, duan t’iu shantazhojnë me para të pista të krimit të organizuar.

Të dashur bashkatdhetarë, vëllezër dhe motra mërgimtare mos bini pre e mashtrimit dhe shantazhit të politikanëve të korruptuar. Pavarësisht çmimit të ofruar mos bini pre e krimit të organizuar.

You Might Also Like

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

Kosova Times October 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ngjarjes dhe bën thirrje të zbardhet rasti

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Vazhdojnë sulmet ruse në lindje, fati i Bahmutit mbetet i paqartë
KQZ prezanton sot raportin për nënshkrimet e qytetarëve në veri të vendit
Menaxheri i tretë i lartë i Lukoil në një vit e gjysmë vdiq në rrethana misterioze
Zhuri e Dragashi mbesin pa rrymë pas motit të lig të së shtunës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?