By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rahoveci e fiton ndeshjen e fortë me Kastriotin në Ferizaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Rahoveci e fiton ndeshjen e fortë me Kastriotin në Ferizaj
Sport

Rahoveci e fiton ndeshjen e fortë me Kastriotin në Ferizaj

Kosova Times
Last updated: 2024/10/05 at 10:20 PM
Kosova Times Published October 5, 2024
Share
SHARE

Kastrioti e Rahoveci kanë zhvilluar një pjesë të dytë shumë të fortë të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Dhe në fund, dallimi i bërë në pjesën e parë ishte vendimtar.

Rahoveci e fitoi me rezultat 39:35 derbin e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll.

Vendasit vonë u futën seriozisht në lojë. “Vreshtarët” krijuan epërsi 7:1, 8:2 e 9:3 dhe vetëm më pas ferizajasit nisën të reagojnë. U afruan në 9:6 e 10:7, por sërish mysafirët krijuan epërsi të lartë.

Pjesa e dytë ishte dukshëm më e fortë dhe më interesante. Në minutën e 36-të, Kastrioti ngushtoi rezultatin në 22:19. Por pranuan gol të lehtë për 23:19 dhe kjo sikur ndali hovin e tyre. Loja e fortë megjithatë vazhdoi, por Kastrioti ia doli të afrohet vetëm në katër gola dhe atë disa herë. Lojtarët e Rahovecit e ruajtën qetësinë dhe epërsinë e krijuar e mbajtën deri në fund.

Antonio Vozila i shënoi nëntë gola për Rahovecin. Tetë i kishte Mali Luzha e gjashtë Jeton Bislimi.

Te Kastrioti 11 gola i shënoi Rron Ramadani e 10 i kishte Deniz Terziqi.

Për kampionin në fuqi, Rahovecin, është fitorja e katërt rresht. Udhëheq në tabelë me tetë pikë. Kastrioti e pësoi humbjen e dytë, ndërsa e ka edhe një fitore.

Po të shtunën, Besa Famgas fitoi pa telashe ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 49:22.

Besa është e dyta me gjashtë pikë.

Trepça është e fundit, në kërkim të pikëve të para.

You Might Also Like

Ylli arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Ademi viziton klubet kosovare në Turqi: Pranvera premton futboll të fortë

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët kosovarë për vitin 2026

TAGGED: #Ferizaj-Rahoveci, #Hendboll
Kosova Times October 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shtënie me armë në aheng familjar në Shtime, Policia sekuestron mjetin

Kosova Times Kosova Times May 13, 2025
Teksti autorial i avokatit rus që u përgjua nga Vulin
Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
PZAP-ja gjobitë partitë politike për shkeljet gjatë fushatës
A do ta miratojë Mali i Zi Rezolutën për gjenocidin kundër 1.000 muslimanëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?