By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Sofra Pukjane” në mbështetje të zhvillimit social-ekonomik të banorëve të Pukës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > “Sofra Pukjane” në mbështetje të zhvillimit social-ekonomik të banorëve të Pukës
Lajme

“Sofra Pukjane” në mbështetje të zhvillimit social-ekonomik të banorëve të Pukës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/05 at 7:46 PM
Kosova Times Published October 5, 2024
Share
SHARE

Në qytetin e Pukës u mbajt sot “Sofra Pukjane”, një organizim i profesionistëve, biznesmenëve dhe qytetareve pukjanë në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të vendlindjes se tyre, si dhe traditave historike dhe kulturore të kësaj zone. Bashkia e Pukës, me 41 fshatrat e saj, megjithëse me pasuri të shumta natyrore, mbetet një nga zonat më të varfra në Veri të Shqipërisë. Gjatë 12 viteve të fundit nga Puka janë larguar drejt zonave të tjera të vendit ose ne emigracion thuajse gjysma e banorëve.

Sofra Pukjane bashkoi sot në vendlindjen e tyre shumë prej pukjanëve, të cilët ndër vite u larguan drejt zonave të tjera të vendit apo në emigracion në kërkim të kushteve më të mira të jetesës. Si të gjithë bashkitë e vogla në Veri të Shqipërisë edhe bashkia e Pukës, megjithëse me pasuri të shumta natyrore, me minerale dhe pyje, vazhdon të ketë ritme më të ulëta zhvillimi, krahasuar me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Presidenti i Sofrës Pukjane, Tonin Alia, thotë se kjo është edhe arsyeja që një grup qytetarësh, biznesmenë dhe profesionistë të njohur pukjanë, janë bashkuar në Sofrën Pukjane, një organizim ky që synon mbështetjen e vendlindjes dhe të traditave të pasura të zonës.

“Qëllimi i Sofrës Pukjane është bashkimi i biznesmenëve pukjanë në harmoni me njëri-tjetrin duke grumbulluar disa kontribute dhe për të ndihmuar Pukën dhe pukjanët. Njerëzit kanë lëvizur për të shkuar në vende më të mira, sidomos janë grumbulluar në Tiranë, Lezhë dhe në qytete të tjera, por kanë ikur edhe jashtë vendit, në emigracion. Ne po arrijmë në një fazë që të mundësojmë që njerëzit të kthehen këtu. Kanë filluar ndërtimet e shtëpive turistike, lokaleve dhe shumë veprave që nxisin njerëzit të kthehen dhe të kalojnë një turizëm një ditor e deri një javor”, tregon ai.

Bashkia e Pukës, me 41 fshatrat e saj, sipas Censusit të vitit 2011, kishte rreth 11 mijë e 100 banorë, ndërsa 12 vite më pas, sipas Censusit të fundit të vitit 2023, numri i banorëve thuajse është përgjysmuar duke zbritur në afër 6 mijë e 200.

Për Vera Mollën, drejtuese e fondacionit “Fjala e jetës internacionale”, synimi i tyre është mbështetja për vendlindjen si dhe ruajtja dhe përcjellja e traditave të saj tek brezat më të rinj, duke u përpjekur të lehtësojnë sado pak vështirësitë e jetesës për familjet në nevojë.

“ Fshatrat e Pukës janë shumë të bukura, zonat e thella janë shumë të bukura dhe prodhojnë gjithçka që ka nevojë njeriu të konsumojë, të shikojë me syrin e tij. Por mungon infrastruktura. Njerëzit e kanë kuptuar tashmë se çfarë është biznesi dhe turizmi, kanë tentuar të kthehen, por kemi akoma shumë mungesa për shkakun e infrastrukturës. Njerëzit nuk marrin shërbimet e duhura, prandaj është shumë e nevojshme dora e një Sofre, e shumë njerëzve së bashku, që t’i ndihmojmë”, thotë ai.

Megjithëse të larguar prej vitesh nga vendlindja, disa prej anëtarëve të Sofrës Pukjane kanë investuar vitet e fundit në ringritjen e kullave të tyre të vjetra dhe bujtinave, mbështetur në vlerat e traditës së zonës, duke i vënë në funksion të biznesit dhe turizmit.

Në takimin me kryetarin e Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj, përfaqësuesit e Sofrës Pukjane ofruan mbështetjen e tyre për të investuar jo vetëm në drejtim të nxitjes sëbiznesit vendas, por edhe ruajtjes së vlerave tradicionale të kësaj zone, me kontribut në historinë dhe kulturën kombëtare.

Kryebashkiaku i Pukës, Rrok Dodaj, thotë se kohët e fundit ka patur një qasje shumë negative që ka nxitur largimin e të rinjve dhe të rejave jashtë shtetit.

“Kjo është një klimë që ne nuk do ta mbështesim, por do të krijojmë nundësi duke i hapur dyert. Duke u krijuar kushtet do të afrojmë biznesin privat me qëllim që ai të jetë një themel i fortë për zhvillimin ekonomik të Pukës”, thotë ai.

Pjesë e Sofrës Pukjane u bë edhe panairi “Agro Puka”, që nxit fuqizimin e familjeve përmes shfrytëzimit të frutave të egra të pyllit. Puka është një nga bashkitë e vogla në Veri të Shqipërisë, me një terren të vështirë malor dhe largësi nga qendrat e tjera urbane, një zonë që njihet për traditat e pasura atdhetare dhe kulturore, që meriton më shumë vëmendje, sidomos në drejtim të përmirësimit të jetesës dhe ekonomisë së banorëve.

You Might Also Like

Sonte Opera e Kosovës sjellë perlat shqipe me koncertin “Kosova në tinguj”

Kosova hap Këndin e Librit në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë

MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm

IAP, MASHTI-t: Caktimi i u.d. drejtore, i bazuar në akte e procedura

​MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

TAGGED: #Pukë, #Sofra Pukjane
Kosova Times October 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden ndoqi drejtpërdrejt shkëmbimin historik të të burgosurve të udhëhequr nga inteligjenca turke

Kosova Times Kosova Times August 11, 2024
BE, e gatshme të organizojë takim ekspertësh për draft-statutin e Asociacionit
Haradinaj: Kuvendi të zhbllokojë çështjen e pagave të sektorit publik
Kushner pas nënshkrimit të kontratës për Shtabin e Përgjithshëm: “Projekti do ta ngrejë më tej Beogradin në nivelin e destinacionit më të mirë ndërkombëtar”
Krasniqi nuk pret ndryshim të situatën as pas takimit me Kurtin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?