By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dr. Rifat Latifi iu dha çmimi për arritje jetësore për iniciativat në telemjekësi në samitin global digjital të shëndetësisë në Mumbai, Indi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Dr. Rifat Latifi iu dha çmimi për arritje jetësore për iniciativat në telemjekësi në samitin global digjital të shëndetësisë në Mumbai, Indi
Shëndetësi

Dr. Rifat Latifi iu dha çmimi për arritje jetësore për iniciativat në telemjekësi në samitin global digjital të shëndetësisë në Mumbai, Indi

Kosova Times
Last updated: 2024/10/06 at 11:12 PM
Kosova Times Published October 6, 2024
Share
SHARE

Prof. Dr. Rifat Latifi, kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe ish-ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, me përzgjedhjen nga juria ndërkombëtare u nderua me Çmimin e Arritjes Jetësore në Samitin Global Digjital të Shëndetësisë në Mumbai, Indi, për kontributin e tij si pionier i telemjekësisë dhe për ndikimin global në krijimin e programeve të qëndrueshme të telemjekësisë, duke përdorur strategjinë “Inicio, Ndërto, Opero, Transfero” (IBOT) të International Virtual e-Hospital Foundation, e cila filloi në Kosovë me inaugurimin e programit të telemjekësisë së Kosovës më 10 dhjetor 2002. Puna e tij, e rrënjosur në bashkëpunim me këto ekipe lokale të kujdesit shëndetësor ka fuqizuar me sukses komunitetet që të marrin pronësinë e sistemeve të tyre të kujdesit shëndetësor.

Me këtë rast Dr. Latifi deklaroi: “Derisa jam i nderuar të marr këtë mirënjohje në emër të International Virtual – Hospital dhe të gjithë atyre që kanë punuar në 2024 vitet e fundit, heronjtë e vërtetë janë mjekët dhe infermierët vendas në Kosovë, Shqipëri, Cabo Verde, Vietnam dhe vende të tjera që kanë përqafuar këtë strategji, si dhe qeveritë e tyre që kishin miratuar strategjinë IBOT. Përkushtimi dhe qëndrueshmëria e tyre kanë vendosur një standard nga i cili mund të mësojë pjesa tjetër e botës.”

Strategjia IBOT e zhvilluar nga Dr. Latifi është bërë një model për vendosjen e kornizave të qëndrueshme të telemjekësisë dhe e-shëndetësisë në vendet me burime të ulëta, por jo vetëm. Duke iniciuar projekte që ndërtojnë kapacitete, duke i operuar ato në partneritet me palët e interesuara vendase, dhe përfundimisht duke transferuar menaxhimin tek ata, qasja IBOT siguron që këto sisteme të jenë efektive dhe relevante nga ana kulturore.

Më tej, Dr. Latifi theksoi se me përparimet e sotme në teknologji dhe inteligjencë artificiale, nuk ka arsye që dikush të vdesë apo të vuajë pasojat e ndonjë sëmundjeje sepse ekspertiza është vetëm një klikim larg. Ai kërkoi që përshtatja me këto teknologji nuk duhet të jetë një proces i gjatë dhe i mundimshëm; në vend të kësaj, ajo duhet të përvetësohet menjëherë. Gjatë fjalimit të tij kryesor në seancën “E ardhmja e Kirurgjisë”, të cilën ai edhe e drejtoi, Dr. Latifi pohoi se “ndërsa kirurgjia dhe kirurgët do të pasurohen nga përparimet e rëndësishme teknologjike, nga nano-teknologjitë dhe gjenomika deri te kirurgjia me saktësi të asistuar në mënyrë robotike, duke përfshirë inteligjencën artificiale, të dyja do të vazhdojnë të mbeten njerëzore dhe asnjë teknologji nuk mund të zëvendësojë punën kyçe me duar dhe mbështetjen emocionale që një kirurg u ofron pacientëve si qenie njerëzore.” Ai shtoi se “këto teknologji duhet t’u vihen në dispozicion miliarda njerëzve të cilëve u mungojnë madje edhe burimet bazë për kirurgji dhe anestezi të sigurt dhe jo vetëm për disa miliona që mund t’i përballojnë ato”.

Vizioni dhe përkushtimi i tij kanë çuar në ndryshime transformuese në qasjen ndaj kujdesit shëndetësor, duke theksuar se si angazhimi vendor mund të çojë në përmirësime domethënëse në rezultatet shëndetësore. Iniciativat pioniere në Kosovë, Shqipëri dhe Cabo Verde tregojnë se si fuqizimi i ofruesve vendorë të kujdesit shëndetësor mund të krijojë zgjidhje me ndikim të telemjekësisë që rezonojnë globalisht.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, komiteti organizativ dhe juria ndërkombëtare theksuan gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve në bazë për formësimin e së ardhmes së kujdesit shëndetësor. Vlerësimet për Dr. Latifin shërbejnë si një testament për arritjet kolektive të ekipeve të kujdesit shëndetësor në mbarë botën, duke frymëzuar bashkëpunimin dhe angazhimin e mëtejshëm për kujdes të barabartë.

Dorëzimin e çmimit për Dr. Latifin e bëri Ann Mond Johnson, Drejtoreshë Ekzekutive e ATA (Shoqata Amerikane e Telemjekësisë) dhe bashkëkryetare e Samitit Digjital. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ky ushqim shkatërron veshkat

Kinezët kanë përmbysur plakjen te majmunët. Tani është radha e njerëzve

Çmimi Nobel në Mjekësi u dha për kërkime në imunologji

Zvogëlon oreksin, shkrin depozitat e yndyrës dhe përshpejton metabolizmin: Dieta me polentë jep rezultate vetëm në 4 ditë

Kirurgu Baton Kelmendi pranohet anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve

TAGGED: #Rifat Latifi, Samiti Global Digjital i Shëndetësisë në Mumbai
Kosova Times October 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Apeli ia ul dënimin Pjetër Shalës nga 18 në 13 vjet burgim

Kosova Times Kosova Times July 14, 2025
Putin mund t’i dërgojë një mesazh Asamblesë Federale në prag të përvjetorit të luftës
Vladimir Zelensky do të vizitojë Uashingtonin
Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në futboll
Dilema pas samitit për paqe në Ukrainë: A do të inkuadrohet Rusia?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?