By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja po shqyrton shitjen e aseteve austriake të miliarderit Deripaska te Raiffeisen Bank
October 3, 2025
Të paktën 60 rekrutë të vrarë në Oblastin Kursk
October 3, 2025
Masat e reja ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa. Deri në 10% parashikohet…
October 3, 2025
Handikos: Vonesa e paqartësi në shpërndarjen e pajisjeve ndihmëse
October 3, 2025
Ulutash merr komandën e KFOR, Osmani ripotencon anëtarësimin në NATO
October 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve
Rajon / Botë

Pasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve

Kosova Times
Last updated: 2024/10/06 at 9:49 PM
Kosova Times Published October 6, 2024
Share
SHARE

Numri i të vdekurve nga uragani Helene shkoi në 227 të shtunën, ndërsa vazhdojnë përpjekjet mbi një javore për gjetjen e trupave nga stuhia vdekjeprurëse që shkatërroi juglindjen amerikane duke shkaktuar viktima në gjashtë shtete.

Më 26 shtator, uragani goditi brigjet jugore amerikane, një stuhi e kategorisë 4, duke sjellë shkatërrime të rrugëve dhe përmbytje të shtëpive dhe objekteve të tjera në pjesën veriore të Floridës, dhe lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe shërbim të telefonisë celulare. Sipas zyrtarëve ka të ngjarë që numri i të vdekurve të rritet edhe më tej pasi ende nuk dihet për fatin e shumë të tjerëve.

Helene është uragani më vdekjeprurës që ka goditur Shtetet e Bashkuara që nga uragani Katrina në vitin 2005. Rreth gjysma e viktimave u regjistruan në Karolinën e Veriut, ndërsa dhjetëra të tjerë humbën jetën në Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

Qyteza Asheville, që shtrihet në vargmalet perëndimore të Karolinës së Veriut, u godit tejet rëndë. Përmbytjet shkatërruan mijëra biznese dhe shtëpi në pellgun që zgjatohet mes maleve përbri lumit “French Broad”.

MaryAnn Tierney, administratore rajonale me Agjencinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA), tha se banorët e prekur nga fatkeqësia në Karolinën e Veriut kanë marrë 27 milionë dollarë nga agjencia federale.

Zyra e guvernatorit, Roy Cooper, tha se më shumë se 83,000 njerëz janë regjistruar për ndihma individuale. Ndihmat e miratuara nga agjencia FEMA për qarkun Buncombe, ku përfshihet qyteza Asheville, ka tejkaluar shumën prej 12 milionë dollarësh për të mbijetuarit, tha zyrtarja Tierney të shtunën.

“Ndihma është për nevojat imediate të të mbijetuarve”, tha ajo gjatë një konference shtypi.

Uragani Helene u formua disa mijëra kilometra larg në Gjirin e Meksikës, por shkatërrimet më të mëdha i solli disa qindra kilometra në thellësi të tokës, duke dëmtuar pjesë të Floridës, Xhorxhias, vargmalet e banuara të Karolinës së Veriut dhe Jugut e deri në shtetin Tenesi.

Gati 1.8 milionë shtëpi dhe biznese në shtatë shtete, nga Florida deri në Ohajo mbetën pa energji elektrike natën që goditi uragani Helene. Sipas zyrtarëve të kompanive të sigurimeve dhe ekspertëve, dëmet e shkaktuara nga uragani Helene pritet të arrijnë vlerën e rreth 100 miliardë dollarëve.

You Might Also Like

BE-ja po shqyrton shitjen e aseteve austriake të miliarderit Deripaska te Raiffeisen Bank

Të paktën 60 rekrutë të vrarë në Oblastin Kursk

Influencuesi 23-vjeçar hidhet për vdekje nga maja e Yosemite, El Capitan, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Tiktok

Çfarë tha Putini dje për Serbinë?

“Putini mund të hapë një front tjetër në Ballkan për shkak të Dodikut”

TAGGED: #ShBA, #Uragani Helene
Kosova Times October 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kurti bëri homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës

Kosova Times Kosova Times December 6, 2024
Zgjerimi i BRICS një fitore e madhe për Kinën: A do të jetë me të vërtetë në gjendje të kundërbalancojë Perëndimin?
Shtëpia e Bardhë stopon ndihmat për Ukraine
Sindikata e Policisë nderon policët e rënë në krye të detyrës
Në Barcelonë u zhvilluan demonstrata kundër turizmit masiv
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?