By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmet nga qentë endacakë kthehen në shqetësim serioz për qytetarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sulmet nga qentë endacakë kthehen në shqetësim serioz për qytetarët
Lajme

Sulmet nga qentë endacakë kthehen në shqetësim serioz për qytetarët

Kosova Times
Last updated: 2024/10/06 at 10:01 PM
Kosova Times Published October 6, 2024
Share
SHARE

Rreziku nga kafshimi prej qenve endacakë është shqetësues. Kështu po konsiderojnë asamblistët e opozitës në Komunën e Prishtinës. Ata thanë se të shtunën, në oborrin e QKUK-së është sulmuar nga këta qen endacakë, drejtori i Neurologjisë, e të cilit i janë shkaktuar dëme shëndetësore. Nga opozita e kritikojnë të parin e Prishtinës, Përparim Rama, e ky i fundit kërkon mjete shtesë për zgjidhjen e këtij problemi, i cili është kthyer në shqetësim serioz për qytetarët e Prishtinës.

Edhe një rast i sulmit nga qentë endacakë u regjistrua të shtunën në oborrin e QKUK-së. Kësaj radhe ishte drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, ai i cili kishte pësuar lëndime të konsiderueshme trupore. Këtë e ka bërë të ditur asamblistja nga radhët e PDK-së, Kumrije Shabani, e cila në rrjetet sociale shfaqi imazhet e lëndimit që ka pësuar neurologu. Ajo kërkoi nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që të ndërmarrë masa të menjëhershme për t`i mbrojtur qytetarët nga ky rrezik.

Alarmante po e konsideron gjendjen edhe Gëzim Sveçla, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e opozitës.

“Sulmi ndaj drejtorit të Neurologjisë është një në vazhdën e sulmeve të shumta që kanë ndodhur sidomos në atë hapësirë. Kjo pastaj për neve është shumë problematike nëse bazohemi në deklaratën e z.Rama dhënë para 2-3 netëve në një medium publik ku thotë se me qëllim nuk i kemi larguar qentë nga sheshi dhe nga QKUK-ja, do të thotë se kjo është skandaloze një veprim i tillë nëse me të vërtetë ka ndodh, me në një farë mënyrë është si kurthë ndaj qytetarëve. Do të thotë për inati ndaj Qeverisë qendrore në raporte politike, viktimat janë qytetarët në këtë rast ishte drejtori i një Klinike të QKUK-së”, tha Sveçla.

http://199.192.21.43/2024/10/06/lajm-i-mire-komuna-se-shpejti-cliron-rruget-e-prishtines-nga-qente-endacak

Për zgjidhjen e problemit, kreu i Prishtinës tha se është duke u punuar vazhdimisht, por ai ka një kërkesë për QKUK-në.

“Jemi duke punuar më shumë se Qeveria, më shumë se çdo komunë tjetër për sanimin e problemit me qentë endacak edhe për këtë arsyeje të gjitha këto raste, sidomos rastet që po ndodhin në QKUK, i lus menaxhmetin e QKUK-së ta mbajnë më pastër hapësirën e QKUK-së sepse normal papastërtia josh apo sjell qentë endacak. Kemi ofruar të ju dërgojmë edhe kontejner mirëpo kanë thënë se nëse ne kemi më shumë kontenjer, paguajmë më shumë. Do të thotë duhet kemi një kooperim më të mirëfillt mes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe QKUK-së dhe këtë e ka ofruar drejtori i ynë, por duhet normal që QKUK-ja të ndërmarrë masa shtesë për përmirësimin e kushteve aty edhe për mbylljen e territorit të QKUK-së në mënyrë që sanimi të jetë i përhershëm e jo vetëm i përkohshëm sepse ju e dini që masat më të mëdha deri më tani në historinë e Prishtinës faktikisht apo të Kosovës është duke i ndërmarrë Komuna e Prishtinës”, tha Rama.

Gjendja me qentë endacakë në kryeqytet, sipas Sveçlës, është më e rëndë sesa ka qenë prej kur Rama mori detyrën.

“E kur kësaj i shtojmë edhe faktin që për vitin e ardhshëm, në planifikimin buxhetor janë të ndara vetëm 500 mijë euro, atëherë me të vërtetë nuk shohim se kjo gjendje do të rregullohet së shpejti. Siç e dini z.Rama, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar që brenda vitit do ta rregullojë çështjen e qenve endacak, e kjo çështje jo që nuk është rregulluar, por tani është duke u vështirësuar shumë e më shumë sidomos nëse e shtojmë faktin që po shkojmë në sezonin e dimrit, kur sulmet e qenve endacak janë më të shumta për shkak të mungesës së ushqimit. Janë marrë disa veprime, të cilat kanë rezultuar të dështuara siç ishin pikat ushqyese ose procesi i adoptimit të qenve, e të gjitha këto nuk kanë ndikuar që gjendja të përmirësohet. Me të vërtetë është shqetësuese edhe alarmante edhe qasja e pushtetit lokal në raport me këtë problem por edhe gjendja momentale në të cilën është kryeqyteti”, tha Sveçla.

Për këtë çështja Rama pajtohet se buxheti i ndarë prej 500 mijë eurosh nuk është i mjaftueshëm, por se i bëri thirrje nivelit qendror që të merret më seriozisht, pasi sipas tij, nuk ka ndarë asnjë buxhet për këtë çështje.

“Normal që nuk janë të mjaftueshme. Po them, neve na duhet ndihma e nivelit qendror. Niveli qendror, përkundër faktit që i ka buxhetuar para më shumë se dy viteve 9 milionë e gjysmë e nuk e ka nda asnjë centë për trajtimin e qenve endacak. Vazhdon, pra të mos jetë bashkëpunues në këtë çështje, prandaj e lus publikisht që niveli qendror të zgjohet nga gjumi dhe të merret me seriozitetin më të madh rreth kësaj çështje. OJQ-të që kanë nxjerrë statistika që ka rreth 3500 deri në 4000 mijë qen endacak në Prishtinë dhe ne i kemi investuar rreth 2 milionë e më shumë deri më tani. Qentë normal që vijnë edhe prej komunave tjera dhe pa ndihmën e nivelit qendror dhe komunave tjera që nuk munden me i përballu këto kosto, normal që problemi do të vazhdojë. Prandaj i lus publikisht Qeverinë që të merret me seriozitetin më të madh“, tha Rama.

Rast i njëjtë i sulmit nga qentë endacakë kishte ndodhur edhe para një muaji kur në oborrin e QKUK-së kishte pësuar një kardiolog nga Peja, të cilit i ishin shkaktuar lëndime serioze trupore.

You Might Also Like

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar

Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmërisë

Krasniqi: Shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet

Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik

TAGGED: #Prishtinë, #Qentë endacakë
Kosova Times October 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 9 tetor 2024!

Kosova Times Kosova Times October 8, 2024
Publikohen formacionet Ballkani-Larne
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk miraton Ligjin për amnisti
Ballkani s’fiton as ndaj Gjilanit, Malisheva me përmbysje mposht Niklin 74’
Kriza në firmën ‘Volkswagen’, simptomë e rënies ekonomike në Gjermani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?