By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump, Harris me qëndrime disi të ndryshme për Kinën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trump, Harris me qëndrime disi të ndryshme për Kinën
Rajon / Botë

Trump, Harris me qëndrime disi të ndryshme për Kinën

Kosova Times
Last updated: 2024/10/06 at 5:36 PM
Kosova Times Published October 6, 2024
Share
SHARE

Politika e Shteteve të Bashkuara për Kinën përgjithësisht nuk ka ndryshuar nga administrata e ish-Presidentit Donald Trump tek ajo e Presidentit Joe Biden. Të dy e kanë konsideruar Kinën si konkurrenten më të madhe të Amerikës. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Lee, dy kandidatët e tanishëm, Harris dhe Trump kanë përqasje disi të ndryshme për marrëdhëniet me Kinën.

Megjithëse kanë përplasje për një seri tematikash, kandidatja demokrate Kamala Harris dhe kandidati republikan Donald Trump janë dakord për një çështje: për rrezikun nga Kina.

Robert O’Brien shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare gjatë administratës së ish-Presidentit Trump.

“Mendoj se rreziku që kemi nga Kina është shumë më serioz se nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë”, thotë zoti O’Brien.

Zoti O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të përballen me Kinën duke demonstruar forcë.

“Nuk është vetëm fuqia ushtarake. Është fuqia ekonomike. Fuqia diplomatike. Është fuqia e butë dhe ajo kulturore. Kjo i tremb këta kundërshtarë”, tha zoti O’Brien.

Në aspektin ekonomik, administratat e ish-Presidentit Trump dhe ajo e Presidentit Biden kanë përdorur tarifat për t’iu kundërvënë praktikave kineze të mbingopjes së tregut me produkte të lira.

“Kina do ju marrë të gjithë biznesin për shkak të makinave elektrike dhe materialeve që kanë. Ne nuk i kemi”, tha ish-Presidenti Trump.

Ai propozon vendosjen e tarifave deri në 60% ndaj importeve kineze. Nënpresidentja Harris flet gjithashtu për konkurencën SHBA-Kinë.

“Do të sigurohem që ta udhëheq botën drejt një të ardhmeje për hapësirën kozmike dhe inteligjencën artificiale. Që ta fitojë garën Amerika, dhe jo Kina”, tha Nënpresidentja Harris.

“Ajo ka mbështetur disa nga kufizimet për tregtinë të administratës Biden. Por nuk është shumë në favor të tarifave”, thotë Jeremi Suri, nga Universiteti i Teksasit.

Analistët thonë se ish-Presidenti Trump e shikon çështjen si më praktike.

“Do të jetë ndoshta telefonata ime e parë, me Presidentin Xi. Do t’i them se duhet të zbatojë marrëveshjen për të cilën ranë dakord, që të blejnë 50 miliardë dollarë produkte të fermave amerikane. Dhe ju garantoj se ai do t’i blejë”, tha ish-Presidenti Trump.

Në fushën e politikës së jashtme, zoti O’Brien thotë se është e rëndësishme të ndërtohen aleanca me vendet që kanë perceptime të ngjashme.

“Ishte dikur një kohë kur Amerika mund ta përballonte e vetme. Nuk ja dalim dot më të vetëm”, tha zoti O’Brien.

Një ekspert thotë se ish-Presidenti Trump është shkëputur nga politika e jashtme tradicionale republikane për krijimin e aleancave të forta.

“Trump-i nuk është fare për aleancat dhe më tepër shtron pyetjen se çfarë fitojmë ne?”, thotë Richard Murray, Universiteti i Hjustonit.

Ndërsa po shtohet retorika elektorale për konkurencën kineze dhe rreziqet e sigurisë, disa amerikanë kanë frikën se pasojat mund t’i ndjejnë aziatiko-amerikanët dhe kinezët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, thotë Steven Pei, i cili emigroi nga Tajvani dhe tashmë punon si profesor universiteti në Shtetet e Bashkuara.

“Mendojnë se e gjithë shoqëria amerikane po përballet me një rrezik nga Kina. Kështu që duhet një reagim nga mbarë shoqëria për ta trajtuar këtë rrezik që u vjen nga fabrikat, studentët, studiuesit nga Kina. Do të më përfshijnë edhe mua, pasi njerëzit nuk dallojnë dot nëse jam nga Tajvani apo Kina, apo Koreja?”, thotë zoti Pei.

Me retorikën e ashpër të ish-Presidentit Trump, disa aziatiko-amerikanë shqetësohen për ndjesinë në rritje anti-kineze, në rast se ai zgjidhet president. Por aziatiko-amerikanët republikanë thonë se shpresojnë që duke qenë sipërmarrës, ai mund të arrijë marrëveshje me Kinën nga të cilat mund të përfitojnë të gjithë amerikanët.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

TAGGED: #Donald Trump, #Kamala Harris, #Kina
Kosova Times October 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi nis festën me vizitë tek familjet Thaçi, Krasniqi, Veseli e Selimi

Kosova Times Kosova Times February 17, 2023
Xhamitë në Kosovë mbledhin mbi 400 mijë euro për të prekurit nga termeti
Netanyahu zotohet se do t’i kundërshtojë sanksionet amerikane ndaj ushtrisë izraelite
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit
“Bashkimi Sovjetik po kthehet”. Kremlini po përgatit rusët për sundimin e përjetshëm të Putinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?