By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene
Rajon / Botë

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Kosova Times
Last updated: 2024/10/06 at 4:13 PM
Kosova Times Published October 6, 2024
Share
SHARE

Donald Trump u kthye të shtunën në Butler të Pensilvanisë ku i shpëtoi një atentati në korrik, duke mbajtur një tubim të madh përpara një turme masive, në një nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.

Fjalët e para të ish-presidentit dhe kandidatit republikan ishin “siç po thoja”, për të krijuar përshtypjen se po vazhdonte aty ku ishte ndërprerë më 13 korrik, kur një person i armatosur u përpoq ta vriste dhe e goditi në vesh.

Ekipi i fushatës të zotit Trump kishte bërë përpjekjet maksimale për ta vënë theksin tek simbolika e kthimit të ish-presidentit në Butler, në një moment kritik kur kanë mbetur vetëm 30 ditë para ditë së zgjedhjeve dhe ndërkohë votimet e hershme janë hapur në disa shtete në garën mes tij dhe rivales demokrate, Nënpresidentes Kamala Harris.

Në tubim ishte i pranishëm edhe miliarderi Elon Musk, i cili foli për herë të parë në një aktivitet fushate të zotit Trump. “Ne kemi luftuar së bashku. Ne kemi qëndruar së bashku. Kemi ecur përpara së bashku,” tha zoti Trump. “Dhe pikërisht këtu në Pensilvani, ne u gjakosëm së bashku. Derdhëm gjak”, tha ai.

Ish-Presidentit Trump i duhet të rrisë pjesëmarrjen e votuesve në bastionet konservatore si qarku Butler, një komunitet kryesisht i bardhë, rural dhe periferik, për të shtuar gjasat për fitore në shtetin e Pensilvanisë në nëntor.

Edhe demokratja Harris ka bërë fushatë intensive në Pensilvani, si pjesë përpjekjeve për të bërë për vete shtetet vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve.

Duke qëndruar pas xhamit mbrojtës që tani përdoret kur ai mban tubime fushate në ambjente të hapura, zoti Trump e quajti “një përbindësh të tmerrshëm” dhe tha se ai nuk ia doli falë “dorës së fatit dhe hirit të Zotit”.

Masat shtesë të sigurisë ishin të dukshme, me forca të armatosura të rendit të veshur me uniforma kamuflazhi në çati.

Një nga të ftuarit më të shumëpritur të tubimit ishte zoti Musk, i cili e prezantoi zotin Trump duke thënë se ai kishte “shpëtuar fjalën e lirë”.

“Presidenti Trump duhet të fitojë për të mbrojtur Kushtetutën. Ai duhet të fitojë për të ruajtur demokracinë në Amerikë”, tha zoti Musk, i cili shprehu mbështetjen e tij për kandidaturën e ish-presidentit pas atentatit.

Më herët të shtunën, kandidati republikan për nënpresident, senatori nga Ohajos, JD Vance, u ngjit në skenë dhe reflektoi mbi ngjarjet e asaj dite, ndërsa kritikoi demokratët se e kanë quajtur zotin Trump “një kërcënim për demokracinë”, duke thënë se kjo lloj gjuhe është “provokuese”.

“I dëgjuat të shtënat. E patë gjakun. Të gjithë kishim frikë se mund të ndodhte më e keqja. Por ju e dinit se gjithçka do të ishte në rregull kur Presidenti Trump ngriti grushtin lart në ajër dhe bërtiti: “Luftoni, luftoni!”, tha zoti Vance. “Ajo që ndodhi ishte një mrekulli e vërtetë.”

Kamala Harris viziton Karolinën e Veriut

Ndërkohë kandidatja demokrate Kamala Harris vizitoi të shtunën Karolinën e Veriut, një tjetër shtet kritik, dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme federale për pasojat uraganit Helene që ka shkaktuar pasoja shkatërrimtare në këtë zonë fatkeqësie natyrore.

Nënpresidentja ishte në Charlotte një ditë pas një vizite në Karolinën e Veriut nga zoti Trump, i cili ka akuzuar qeverinë federale për masa të pamjaftueshme në përgjigjen ndaj katastrofës.

Zonja Harris premtoi se ndihma federale do të vazhdojë pa ndërprerje.

Më herët gjatë javës, ajo vizitoi Xhorxhian, ku ndihmoi në shpërndarjen e ushqimeve, vizitoi zonat e dëmtuara dhe ngushëlloi familjet e goditura rëndë nga stuhia. Mbi 200 vetë kanë humbur jetën nga uragani Helene.

Kandidati për nënpresident Tim Walz po bën fushatë në shtetin e tij të Minesotës.

Kandidatja demokrate planifikon disa intervista me mediat këtë javë, një gjë që nuk e ka bërë shpesh, dhe do ta vërë theksin tek mobilizimi për pjesëmarrje në zgjedhje.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

TAGGED: #Donald Trump, #Kamala Harris, #Zgjedhje presidenciale
Kosova Times October 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hamza në `Kodrën e Trimave” dhe “Kalabri: Kosova mundet më mirë

Kosova Times Kosova Times January 15, 2025
Kuvendi të enjten diskuton raportin e DASH-it
Instituti i Krimeve të Luftës mbledh materiale edhe në Shqipëri
Ish-ushtarët afganë, të gatshëm të bashkohen në luftën kundër Ukrainës
Hoti: Synojmë që viti 2025 të jetë vit i suksesit në turizëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?