By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shtator:
September 2, 2025
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dëmet e luftës në regjistrimin e popullsisë pa shumë vlerë dokumentuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dëmet e luftës në regjistrimin e popullsisë pa shumë vlerë dokumentuese
Lajme

Dëmet e luftës në regjistrimin e popullsisë pa shumë vlerë dokumentuese

Kosova Times
Last updated: 2024/10/07 at 10:49 AM
Kosova Times Published October 7, 2024
Share
SHARE

Agjencia e Statistikave planifikon që në pranverë të publikojë raportin e parë me rezultatet për dëmet e luftës të nxjerra gjatë regjistrimit të popullsisë së kryer këtë vit. Të dhënat për humbjet njerëzore e materiale do të verifikohen nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, për të cilin ato do të jenë “burime dytësore”.

 

Agron Limani, në mars të vitit 1999 ka humbur babanë, vëllanë dhe dy kushërinj të tjerë. Po atë muaj ai humbi gjithçka që pati në shtëpinë që iu bë shkrumb.

Ai, megjithatë pret më shumë adresimin e dëmeve njerëzore. “Në Krushë të Vogël të Prizrenit janë rrëmbyer e më pas janë zhdukur 113 civilë shqiptarë. Nga 145 shtëpi vetëm 8 shpëtuan. Pavarësisht dëmeve, për ne kryesore mbetet sjellja para drejtësisë e kryerësve”, i ka thënë Radio Kosovës, Limani.

Pas publikimit zyrtar të të dhënave të regjistrimit të popullsisë, Agjencia e Statistikave, që për herë të parë përfshiu në pyetësor modelin kroat për deklarimin e dëmeve të luftës në njerëz dhe ekonomi familjare, planifikon të nxjerrë në pranverë rezultatet e para të dëmeve.

Avni Kastrati, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë së Statistikave, i ka thënë Radio Kosovës se të dhënat për dëmet do të jenë një burim shtesë për Institutin e Krimeve të Luftës.

“Në aspektin njerëzor është më lehtë të identifikohen, por në aspektin e dhunës fizike, psikologjike, seksuale, burgosjes apo dëmeve në pronë dhe dëme të tjera është shumë vështirë të verifikohen”, ka thënë Kastrati.

Ai shton se për të gjitha të dhënat e deklaruara nga qytetarët gjatë regjistrimit të popullsisë “barrën e verifikimit” do ta ketë Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës.

Kreu i  këtij Instituti, Atdhe Hetemi, i ka thënë Radio Kosovës se të dhënat e regjistrimit të popullsisë për dëmet e luftës janë një ndihmesë, por nuk mund të konsiderohen me peshë dokumentuese.

“Materialet që janë mbledhur gjatë regjistrimit të popullsisë ndihmojnë për të hartëzuar p.sh, ku ka pasur më shumë të deklaruara dëme, në cilin rajon dhe gjëra të tjera”, ka thënë Hetemi.

Hetemi thotë gjithashtu se të dhënat nuk mund të cilësohen si burime primare për institutin, por ndihmojnë për një orientim se kah të fokusohet hulumtimi shtesë.

“Nuk mund të konsiderohen të dhënat e këtij regjistrimi me vlerë dokumentuese, sikurse p.sh, ato të Institutit për Mjekësi Ligjore ngase atje metodologjia është më konkrete”, shton Hetemi.

Amer Alija, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që dokumenton krimet e kryera gjatë luftës, thotë se të dhënat sigurisht që janë të mangëta.

“Rezultatet regjistrimit (të popullsisë) për dëmet e luftës mund të përdoren si të dhëna të rëndësishme por jo si të dhëna përfundimtare për dokumentimin e  krimeve të luftës”, thotë Alija.

Regjistrimi i popullsisë u bojkotua sërish nga komuniteti serb dhe rrjedhimisht raportit të Agjencisë së Statistikave do i mungojë një pjesë e të dhënave për dëmet njerëzore nga ky komunitet.

You Might Also Like

Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`

Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së

Gërvalla: Mbretëria e Bashkuar, partnere kyçe për siguri dhe zhvillim

35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Opozita uron vitin e ri shkollor, por kritikon gjendjen në arsim

Kosova Times October 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis
Osmani takoi Macronin, diskutojnë për forcim të marrëdhënieve Kosovë-Francë
KMDLNj: Të bëhet hetim ndaj kërcënimeve që po i bëhen gjyqtarit dhe prokurorit në rastin Pantiq
Borrell: Pavarësisht takimit të djeshëm përshkallëzimi po vazhdon, nuk do ta tolerojmë këtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?