By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini do të sulmojë Evropën, dhe Kina do të sulmojë Tajvanin? Parashikimi për vitin 2026
December 6, 2025
Si një përrallë: Ky është, pa ekzagjerim, tregu më magjik i Krishtlindjeve në Evropë
December 6, 2025
Një recetë bakllavaje me djathë që do t’ju lërë pa fjalë
December 6, 2025
Në vend të patateve: Qepët e pjekura me djathë janë një pjatë e shkëlqyer shoqëruese për mishin e pjekur
December 6, 2025
Trazira të mëdha në Apple: Personeli kyç po largohet, presioni po rritet për shkak të inteligjencës artificiale
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deputetët mblidhen të enjten
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deputetët mblidhen të enjten
Lajme

Deputetët mblidhen të enjten

Kosova Times
Last updated: 2024/10/07 at 1:13 PM
Kosova Times Published October 7, 2024
Share
SHARE

Të enjten deputetët e Kuvendit do të mblidhen në një seancë plenare e cila do të jetë vazhdimësi e seancës së papërfunduar dy javë më parë.

Para gazetarëve foli kreu i deputetëve të PDK-së në opozitë i cili qe i pari që doli nga kjo mbledhje derisa siguroi se PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare të parapara si pika të rendit të ditës.

Por, Abelard Tahiri sqaroi se deputetët që ai drejton nuk do t’i votojnë projektligjet që kërkojnë shumicë të thjeshtë meqë siç tha ai është përgjegjësi e shumicës parlamentare.

“Fatkeqësisht duket se do të jetë vështirë të kalohen këto projektligje sepse duket që ka një shthurje brenda grupit parlamentar të LVV”, tha tutje ai.

I pyetur nga gazetarët për deklarimet e kryeministrit Kurti se qeveritë e kaluara po i paguajnë mediat, ai këtë e quajti fushatë zgjedhore duke thënë se Kurti është në fund të mandatit të tij si kryeministër.

“Kurti është në një fushatë zgjedhore, në përfundim të mandatit të tij si kryeministër. Nuk po arrin të përfundojë asnjë projekt të vetëm e po e lë gjendjen më keq. Si shoqëri dhe si klasë politike duhet të shohim nga e ardhmja dhe e ardhmja është me një qeveri të re, një qeveri që e nxjerrë Kosovën nga sanksionet, që i sjellë vendit zhvillim ekonomik e jo me një qeveri që i godit mediat, shoqërinë civile, gazetarët e opozitën”, tha ai.

Sa i përket CEFTA-s, Tahiri tha se janë bërë 10 vite që Kosova është pjesë e saj, e pas një dekade, sipas tij, Kosova ka arritur në një pikë që po i rrezikohet pjesëmarrja për shkak të paaftësisë siç tha ai të qeverisë për të implementuar zotimet e detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje.

“Ne nuk mund t’i ndihmojmë asgjë  Kurtit në situatën ku e ka sjellë vendin , por një gjë shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar të ndalë shtimin e sanksioneve dhe besoj shumë që vendit do t’i japim një qeveri që do ta nxjerrë Kosovën nga kjo situatë, që i jep zhvillim ekonomik e një frymë të re vendit”, tha Tahiri.

 

You Might Also Like

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

Rama në SHBA: Thellohet partneriteti mes Prishtinës dhe Staten Island-it

LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon transparencë

Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici

TAGGED: #Kryesia, #Kuvendi i Kosovës
Kosova Times October 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Është e qartë se kush është shefi: Si e bindi Melania -Trumpin të ndryshojë mendje për Putinin

Kosova Times Kosova Times July 15, 2025
Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në vendkalimet kufitare
Hungaria në krye: Çfarë të pritet nga udhëheqja e saj me BE-në?
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Ilace të falsifikuara, 286 faqe të bllokuara dhe 23 arrestime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?