By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DnV kërkon nga partitë përfaqësim të barabartë gjinor në listat zgjedhore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DnV kërkon nga partitë përfaqësim të barabartë gjinor në listat zgjedhore
Lajme

DnV kërkon nga partitë përfaqësim të barabartë gjinor në listat zgjedhore

Kosova Times
Last updated: 2024/10/07 at 11:11 AM
Kosova Times Published October 7, 2024
Share
SHARE

Demokracia në Veprim ka kërkuar nga krerët e partive politike përfaqësim të barabartë gjinor në listat zgjedhore.

 

Në një letër dërguar krerëve të subjekteve politike, Demokracia në Veprim, ka kërkuar që gjatë hartimit të listave të aplikohet “modeli zebër”.

“Përkundër që legjislacioni ynë aktual ka një prag të garantuar prej 30% për gjininë më pak të përfaqësuar në listat zgjedhore, kjo nuk do të duhej t’a kufizojë ambicien e subjekteve politike për të përfshirë sa më shumë gra, dhe për të tentuar krijimin e listave sipas modelit ZEBER. Ky model, me renditje të barabartë mes grave dhe burrave – ku çdo i dyti kandidat është i gjinisë tjetër – do të garantonte një përfaqësim më të drejtë gjinor dhe do të siguronte që gratë të kenë një mundësi më të madhe për t’u zgjedhur në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në letër.

Në letër theksohet se miratimi i listave zebra do të përmirësojë jo vetëm përfaqësimin e grave, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet demokratike.

Sipas Demokracisë në Veprim, modeli “zebër” ka filluar të gjejë zbatim edhe në shtetet e rajonit dhe më gjerë duhet parë si masë afirmative dhe praktike për të siguruar përfshirjen e grave, pa kompromentuar vlerën e votës së barabartë.

“Ky hap përpara do të kontribuojë në promovimin e një demokracie më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese, duke ndikuar pozitivisht në kulturën politike të vendit tonë dhe në vetë demokratizimin e brendshëm të partive. Ne i inkurajojmë veçanërisht forumet e grave brenda partive politike, liderët e partive dhe anëtarët tjerë që janë në mbështetje të kauzës për barazi gjinore që të angazhohen edhe më fuqishëm për të promovuar këtë proces. Përbrendësimi i vlerave të barazisë gjinore në subjekte politike dhe më pas edhe në qeverisje fillon pikërisht me vendime të guximshme si ky”, thuhet në letër.

Në letër thuhet se shumica e subjekteve politike, “së paku deklarativisht, janë shprehur ‘pro’ përfaqësimit të barabartë gjinor në vendimmarrje dhe përfaqësim partiak, si parakusht i forcimit të legjitimitetit të tyre”.

“Një orientim i tillë në favor të barazisë gjinore, kishte bërë që në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021, të kemi për herë të parë përmbysje të raportit mes deputeteve gra të zgjedhura në saje të kuotës dhe atyre të zgjedhura me votë meritore. Nga 43 deputete gra të zgjedhura, 34 prej tyre ishin futur në parlament falë votës meritore – si rezultat i rritjes së numrit të grave në lista të kandidatëve por edhe mënyrës se si ishin radhitur ato brenda këtyre listave. Barazia gjinore nuk është thjesht një detyrim ligjor, por një përgjegjësi politike dhe morale që ne të gjithë duhet të promovojmë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Roli juaj është vendimtar në këtë periudhë, dhe angazhimi juaj do të jetë thelbësor në realizimin e këtij qëllimi”, theksohet në letër.

Më 1 shtator ka filluar periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2025.

Subjektet politike kanë në dispozicion 102 ditë për të dorëzuar këto lista dhe për të bërë të gjitha përpjekjet për të përzgjedhur kandidatët më të mirë, me qëllim që të ofrojnë lista zgjedhore sa më konkurruese.

You Might Also Like

Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Moti në Shqipëri i kthjellët me vranësira të pakta

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova Times October 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Vitinha: Treguam se Portugalia nuk dorëzohet kurrë

Kosova Times Kosova Times June 19, 2024
Fëmijët ukrainas hapin ditarët ku Anne Frank shkroi fshehurazi
Peja nis punimet për ndërtimin e qendrës së qenve endacak
Horoskopi ditor për 12 janar
Receta e Putinit në kuzhinën e Vuçiqit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?