Anëtari i LDK-së Avdullah Hoti në ‘’Click’’ të RTV21 ka adresuar kritika për Qeverinë Kurti për çka ka thënë se kjo parti në pushtet ka ardhur me propagandë.
‘’Jemi në fund të mandatit, ështe koha kur behën llogarit pavarsish se çfarë mendojnë kta’’, tha Hoti.
Ai tutje ka folur edhe për investimet, për çka tha se është tragjike.
‘’Nje fushë shumë sifduese janë investimet ajo cfare ka ndodhur në Kosovë me investime është tragjike, asnje projekt madhorë nuk eshte nisur dhe nuk është përfunduar në këtë mandat projektet që i kemi lënë në gjysëm as këto nuk janë përfunduar’’, tha Hoti.
Hoti: Krerët e shtetit mashtruan aleatët me letra
Anëtari i LDK-së, Avdullah Hotii në ‘’Click’’ të RTV21 tha se me LDK-në në qeverisje do eleminohet qasja e gabuar e krerëve të shtetit karshi aleatëve.
‘’Unë besoj se çeshtja kryesore qe i mbanë pengë të gjitha proceset tjera, proccesi i dialogut për fat të keq prej që ka filluar ky problem na rrin mbi krye. Duhet detyrimisht të ulemi në një komunikm intenziv parimor me aletatët për të kthyer dialogun që qon në njohje reciproke e në të njejten kohe pasi ta rregullojm këtë proces të kthehemi në marreveshjet tjera. Gjitha marrëvshjet e ardhshme të arritur deri tani duhet të jenë pjesë e marrëveshjes finale për njohje reciproke. Duhet te tregojmë vullnetin e plotë, e jo t’i mashtrrojmë aletatet permes letrave sic ka ndodh ku tre kreret e shtetit qojnë letër e nuk marrin asnjë veprim, mashtrojne aletaet qe pranojne draft statusin e asociaonit dhe nuk e kthejne as prapara as nuk e zbatojne, jo ti mashtorjm aletatet te prnanojn marrevehsjen ne Ohër e të thonë, jo nuk është nënshkruar këtë çasje në marrdhënie në raport me aleatët duhet ta eleminojmë, duke i marrë përsipër të gjitha obligimet që i ka kosova nga marreveshejt paraprake’’, tha Hoti.
Hoti: Qasja e gabuar e Kurtit po e rrezikon përjashtimin e Kosovës nga CEFTA
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në ‘’Click’’ të RTV21 tha se me përjashtimin e Kosovës nga CEFTA do të ketë ndikim në ekonominë e vendit.
Sipas tij, qasja e gabuar e Kurtit rrezikon përjashtimin e Kosovës nga CEFTA
‘’Diku nëse nuk gaboj janë rreth 37 ose 38% janë të tregtisë që e kemi ne me jashtë janë me vendet e CEFTA-s dhe ajo do na kushtonte nëse ne përjshatohemi së paku 10% rritje, sepse do zbatohet tarifa doganore për ato mallra do të kishte efekt në ekonominë vendore në veçanti në zingjirin e produkteve të lendëve të para’’, tha Hoti.
Hoti: Kurti është politikan që nuk mund të bazohesh në fjalet e tij
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në ‘’Click’’ të RTV21 foli për vendimin e Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe për çka tha se Kryeminsitri Kurti është në mesin e politikanëve që nuk mund të bazohesh në fjalet e tij
‘’Vendimi dje per kalimin nga kufizim në kontroll të shtuar deri sa te vinë skanerët ky është në mesin e politikanëve që nuk mund të bazohesh në fjalet e tij. Pse nuk jane siguuara skaneret deri tash, procesi i i Berlinit deri sa na vine skaneret problematike te gjykosh mbi fjalet si këto’’, tha Hoti.
Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Këta i dhanë një narrativë tjeter fatkeqsisht
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duke folur për Marrëveshjen e Washingtonit në emisionin “Click” në RTV21 tha se qëllimi i saj ka qenë mbështetja e palëve me një pako shumë të madhe ekonomike në mënyrë që të arrihet një ambient më i përshtatshëm për marrëveshjen finale.
“Siç ka qenë projekti i gazit nga Shkupi dhe termocentrali ose hekurudha që lidh Nishin- Prishtinë dhe vazhdon poshtë në Durrës, ose autostrada që i lidh vendet Kosovën dhe Serbinë , opse ndërtimi i portit të thatë në periferi të prishtinës ku lidh portin e Selanikut dhe Durrësit, të bëhet Kosova qendër e ndërlidjes së infrastrukurës dhe komunikimit dhe mbarë rajonit.”, tha Hoti,.
Hoti tutje ka shtuar se, ‘’Ceshtja e njohjes reciproke nuk ka qenë asnjëherë në agjenden e Washnignonit, ajo ka qenë për bashkëpunim ekonomik ka qenë propagandë e këtyre mashturesve qe i dhanë një narrativë tjetër fatkeqësisht’’.
A do t’i përjashtojë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit nëse LDK vjen në pushtet, Hoti: Fokusohemi në marrëveshje finale
Deputeti i LDK-së, Avdullah kur u pyet se nëse LDK vjen në pushtet a do t’i përjashtojë Marrëveshjet që janë arritur në Ohër dhe në Bruksel tha se duhet të zbatohet qasja siç ishte në vitin 2020.
“E cila nënkupton se i lëmë anash marrëveshjet e arritura më herët , fokusohemi në marrëveshje finale dhe për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe brenda asaj marrëveshje gjejnë zgjidhje të githa çështjet sepse sfidat që i kemi edhe sot edhe në të kaluarën nuk mund të adresohen përmes marrëveshjeve parciale teknike”, tha ai në emisionin “Click” në RTV21.
Hoti siguron se LDK do të jetë serioze në dialog: Aleatët e dinë me kënd të bashkëpunojnë
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti e cilësoi si shqetësuese siç tha ai logjikën e qeveritarëve aktual “që të përmbysin gjithçka që është bër në këtë vend sa e sa vite”
Ai u zotua se do të garantojnë bashkësinë ndërkombëtare se janë “serioz në dialog”.
“Ne nuk jemi njerëz të paprovuar në këto çështje , jemi njerëz që kemi pasur funksione në të kalurën, jemi parti serioze, aleatët e dijnë më kënd të bashkëpunojnë, e mira është se nuk i kemi ndërruar qëndrimet , tash e sa vite për procesin e dialogut””, tha Hoti.
“Për fat keq ne arritëm në pikën e konsesutit të fokusohemi në marrëveshje finale për njophje recoprojke u la anash nga kjo qeveri dhe ja ku jemi në vitin 2024 me masa nga BE-ja”, tha ai.
Hoti thotë se nëse LDK vjen në pushtet do ta kthejë dialogun në binarë që çojnë në njohje reciproke
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti në emisionin “Click në RTV21 është zotuar se nëse subjekti ku ai bën pjesë vjen në pushtet duhet ta kthejë dialogun në binarë që çojnë në njohje reciproke.
“Duhet të lobohet fuqishëm me aleatët tanë që të ndalemi , të ulemi me ta , të dakordohemi për dialog për marrëveshje përfundimtare, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve dhe brenda këtij parimi të përgjithshëm të dialogut të ecim përpara”, tha Hoti.
Ai përmendi se ka qenë i sigurt nëse pala serbe do të donte ta përfundonte dialogun me njohje reciproke,.
“Por një gjë e di dhe kemi pasur dakordimin e aleatëve që ne ta konsumojmë një proces të dialogut të dakorduar me aleatët që kur të përfundon procesi me dialogun të kemi njohjen e pesë shteteve të BE-së dhe katër vendeve të NATOSs në mënyrë që të bëjmë progres drejt BE-së, ky ka qenë Qëllimi , nëse njerëzit dhe qeveria aktuale nuk e sheh kështu unë besoj që bën gabim të madhe dhe pasojat jemi duke parë”, tha Hoti.
Hoti: Dialogu nuk është si e lash, ka kaluar nga binarët që çojnë në njohje reciproke
Ish kryeministri Avdullah Hoti foli për procesin e dialogut kur ai ishte në krye të Qeverisë. Ai në emisionin “Click” në rtv21 tha se atë kohë ishte qëllimi që dialogu të kalonte nga ai teknik në dialog për njohje të ndërsjelltë.
“Kemi lobu disa javë me aleatët që ne jemi të gatshëm për dialog por që dialogu duhet të fokusohet në këto çështje e parime. Kur e kemi marrë këtë dakordim nuk e di nëse iu kujtohet ka qenë 7 korrik. Kur e kemi mbajtur takimn e parë të dialogut të bashkëkryesuar atëherë nga kancelarja dhe presidenti që është edhe tash francez, dhe bashkë me palën serbe dhe të Kosovës dhe jemi dakordu që po hyjmë në procesin e dialogut që po çon në njohje të reciproke , dhe jemi dakorduar për përmbajtjen e marrëveshjes, pikë e parë njohja reciproke, pikë e dytë të pagjeturit pika e tretë bashkëpunimi ekonomik, mandej pas tri katër ditë unë kam shku në Bruksel dhe jemi ulur me palën serbe me ndërmjetësuesit e BE-së për të filluar dialogun për njohje reciproke”, tha Hoti.
Ai shtoi se atëherë është arritur progres në çështjen e të pagjeturve
“Kur e kam dorëzuar unë raportin në follderin e plotë të shkruar me raport e më të gjitha informatat e nevojshme të protokolluar me numër të protokolit ia kam dorëzuar kryeministrit aktual, fatkeqësisht kjo kornizë e dialogut është lënë anash dhe qevrria aktuale iu është kthyer çështjeve teknike dhe është larguar nga dialogu. Dialogu që tash është duke u zhvilluar MArrëveshja që është nënshkruar më Bruksel dhe në Ohër është nxjerr dialgu nga binarët që nuk çojnë në njohje, çojnë te një status quo e re të cilën e kemi aktualisht në vend”, tha deputeti Hoti.
Hoti: Rritja e numrit të trupave të KFOR-it nuk është mesazh i mirë
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti nuk po e sheh si shenjë të mirë shtimin e trupave të KFOR-it në veri.
“Rritja e numrit të trupave të KFOR-it në Kosovë nuk është mesazh për opinionin evropian, për aleatët tanë nuk i kontribuon integrimit euroatlantik, kjo është arsyeja që unë e vlerësoj se jemi kthyer në një sfidë të sigurisë.”, tha Hoti.
Hoti për dialogun: Nga ai i kornizuar për njohje reciproke është kthyer në dialog për themelimin e Asociacionit
Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti në emisionin “Click” në RTV21 procesi i integrimit eurotaltaik të Kosovës është bllokuar.
“Është krijuar një status quo e re”, shtoi Hoti.
“Për fatin të keq tonin kjo status quo është pranuar nga Qeveria e Kosovës me aneksin e Ohrit””, tha Hoti.
Sipas tij ka qenë gabim strategjik heqja dorë nga një dialog i korizuar për njohje reciproke në një dialog për themelimin e Asociacioni.
Hoti kritika qeverisë: Kosova është kthyer në një vend me sfida të sigurisë
Ish kryeministri i Kosovës, dhe aktualisht deputeti i LDK-së Avdullah Hoti në emisionin “Click” në RTV21, tha se vëmendja e aleatëve kryesor për Kosovën është në kontekst të parandalimit të përkeqësimit të gjendjes së sigurisë.
Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të qeverisjes aktuale.
“Është kthyer Kosova nga një vend me sfida të zhvillimore dhe integrimit atlantik, në një vend me sfida të sigurisë”, tha ai./RTV21