By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë “eliminuar”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë “eliminuar”
Rajon / Botë

Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë “eliminuar”

Kosova Times
Last updated: 2024/10/08 at 8:59 PM
Kosova Times Published October 8, 2024
Share
SHARE

Izraeli pretendon se Hashem Safieddine, pasardhësi në pushtet i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, është “eliminuar”.

Ndërkohë, nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, kandidate e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ka thënë se Teherani është armiku më i madh i Shteteve të Bashkuara.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë më 8 tetor se Hezbollahu, grup militant i përkrahur prej Iranit, dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është “organizatë pa kokë”.

“Nasrallah është eliminuar – zëvendësimi i tij me shumë gjasë është eliminuar”, u ka thënë Gallant zyrtarëve të komandës veriore ushtarake, pa ofruar më shumë hollësi.

“Nuk ka kush të marrë vendime, nuk ka kush të veprojë”.

Hezbollahu është i shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë krahun e armatosur, por jo partinë politike.

Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Hashem Safieddine, zyrtar i lartë i Hezbollahut dhe kushëriri i Nasrallahut, pritej të ngjitej në krye të grupit, mirëpo vendndodhja e tij nuk dihet prej kur Izraeli ka shënjestruar një takim të udhëheqësisë së Hezbollahut, më 2 tetor.

Hezbollahu nuk e ka komentuar fatin e Safieddinit, ndonëse anëtarë të paidentifikuar u kanë thënë mediave se grupi ka humbur kontaktin me të prej kur ka ndodhur sulmi.

Safieddine është shpallur terrorist global prej Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, Harris ka thënë në programin e rrjetit CBS, 60 Minuta, se ajo e konsideron Iranin si armikun më të madh të Shteteve të Bashkuara.

“Irani ka gjak amerikan në duart e veta”, ka thënë ajo.

“Ajo çfarë kemi parë sa i përket sulmit ndaj Izraelit, 200 raketa balistike, ajo që duhet të bëjmë është të sigurohemi që Irani të mos ketë kurrë aftësi për t’u bërë fuqi bërthamore – ky është ndër prioritetet e mia kryesore”.

Harris nuk ka spekuluar nëse ShBA-ja do të ndërmarrë veprim ushtarak nëse vërtetohet që Irani është duke krijuar armë bërthamore.

Teherani ka mohuar se po krijon armë të tilla, dhe pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime civile.

You Might Also Like

Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro

Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur

Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim

Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

Gruaja rumune e zhdukur prej 17 vitesh gjendet gjallë në Itali

TAGGED: #Hashem Safieddine, #Izrael
Kosova Times October 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti në Krushë: Arsimi cilësor është baza e të ardhmes

Kosova Times Kosova Times May 19, 2023
Horoskopi ditor për 31 gusht 2025
Moti me diell dhe vranësira të pakta
Rute foli me Vuçiçin rreth bashkëpunimit midis NATO-s dhe Serbisë dhe përgjegjësisë për dhunën në Banjska
Politiko: Zbulohet plani gjerman për marrëdhëniet me Kinën, Pekinit nuk do t’i pëlqejë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?