By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pentagoni: Ministri izraelit i mbrojtjes anulon vizitën në Uashington
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pentagoni: Ministri izraelit i mbrojtjes anulon vizitën në Uashington
Rajon / Botë

Pentagoni: Ministri izraelit i mbrojtjes anulon vizitën në Uashington

Kosova Times
Last updated: 2024/10/08 at 11:04 PM
Kosova Times Published October 8, 2024
Share
SHARE

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka anuluar një vizitë që pritej ta bënte në Pentagon të mërkurën, tha Pentagoni, pasi mediat izraelite raportuan se Kryeministri Benjamin Netanyahu dëshironte së pari të fliste me Presidentin amerikan Joe Biden.

Anulimi i befasishëm i vizitës të martën vjen mes tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa Izraeli po shqyrton opsionet për t’iu përgjigjur sulmit raketor të Teheranit javën e kaluar. Sulmi iranian me raketa balistike ndaj Izraelit ishte i dyti brenda këtij viti.

Pentagoni nuk pranoi të jepte hollësi mbi arsyet e anulimit të vizitës nga zoti Gallant, duke thënë se për këtë gazetarët mund t’i drejtoheshin Ministrisë izraelite të Mbrojtjes. Zyra e Kryeministrit Netanyahu dhe ajo e ministrit Gallant nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

“Sapo u informuam se ministri Gallant do të shtyjë udhëtimin e tij në Uashington”, tha zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh në një konferencë për shtypin.

Gazeta izraelite “Ynet” raportoi se zoti Gallant kishte shpresuar se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara do të forconte koordinimin për përgjigjen ndaj Iranit, por disa orë para nisjes, Kryeministri Netanyahu vendosi dy parakushte: një bisedë në telefon me Presidentin Biden dhe miratimin nga kabineti të përgjigjes ndaj Iranit.

Kur u pyet për anulimin e vizitës së zotit Gallant, Shtëpia e Bardhë tha se për këtë gazetarët duhet të pyesin qeverinë izraelite. Presidenti Biden dhe ndihmësit e tij kanë shqyrtuar mundësinë e një telefonate me Kryeministrin Netanyahu që nga fundi i shtatorit. Por Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje nëse një telefonatë e tillë tashmë është planifikuar.

Presidenti Biden tha të premten se mendonte se Izraeli nuk kishte arritur ende në përfundimin se si duhej t’i përgjigjej Iranit dhe shtoi se ai do të shqyrtonte mundësinë e goditjes së rafinerive iraniane të naftës nëse do të ishte në vendin e Izraelit.

Irani të martën paralajmëroi Izraelin kundër sulmeve hakmarrëse.

Ministri i Jashtëm iranian tha se çdo sulm ndaj infrastrukturës së Iranit do të merrte një përgjigje. Ndërkohë një zyrtar i lartë iranian u tha shteteve të Gjirit se do ta konsideronte “të papranueshëm” dhe do të merrte masa ndaj tyre nëse ato lejojnë që hapësira e tyre ajrore të përdoret për sulme kundër Iranit.

Fuqitë perëndimore po kërkojnë një zgjidhje diplomatike nga frika se konflikti do të mund të zgjerohej në zona të tjera të Lindjes së Mesme, një rajon me burime të mëdha të naftës.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

TAGGED: #Uashington, #Yoav Gallant
Kosova Times October 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vidhen dy vetura në Ferizaj dhe një në Kaçanik

Kosova Times Kosova Times October 24, 2024
Mbi tri orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova
Pas gjysmë shekulli identifikohet ratesisht viktima
Ten Hag shpreson që Fernandes të qëndrojë në ‘Old Trafford’
Trump u tall: Ne kapëm stërvitjen e milicisë venezueliane. Një kërcënim shumë serioz
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?