By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ja si dukej hakmarrja e Putinit për sulmin historik të shtetit në Ukrainë
June 6, 2025
Togu i Xhenierëve Luftarakë pjesë e garës shumëkombëshe ‘Dita e Unitetit`
June 6, 2025
OVL UÇK nderon dëshmorët e 6 qershorit
June 6, 2025
KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
June 6, 2025
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD publikon raportin “Përmbushja” e premtimit për sinjalizuesit”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD publikon raportin “Përmbushja” e premtimit për sinjalizuesit”
Lajme

IKD publikon raportin “Përmbushja” e premtimit për sinjalizuesit”

Kosova Times
Last updated: 2024/10/09 at 4:33 PM
Kosova Times Published October 9, 2024
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të projektit “Përmbushja e premtimit të sinjalizimit – Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve dhe parandalimi i korrupsionit”, financuar nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID, sot organizoi tryezë diskutimi, ku u publikua raporti: “Përmbushja” e premtimit për sinjalizuesit”.

Në panel për të diskutuar për këtë raport morën pjesë drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj, avokati Yll Zekaj dhe hulumtuesi i Lartë në IKD, Gzim Shala. Po ashtu, me diskutime në këtë tryezë kontribuuan edhe pjesëmarrës tjerë.

Prezantimi i raportit u bë nga hulumtuesi i IKD-së, Florian Smajli, i cili theksoi se Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në praktikë është pothuajse i pa vërejtshëm. Për këtë tha se bazohet edhe në faktin se pesë vite që kur ka filluar zbatimi i të njëjtit ende nuk ka pasur një rast konkret të suksesshëm të sinjalizimit që do të shërbente si shembull për rëndësinë e këtij ligji.  Ai shtoi se ka raporte shqetësuese për hakmarrje ndaj sinjalizuesve në rastet kur të njëjtit kanë guximin personal dhe profesional për të raportuar shkeljet në sektorin publik apo atë privat.

Gjithashtu, gjatë prezantimit të raportit u tha se ka shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në lidhje me detyrimet që përcaktohen për institucionet publike, subjektet private, si dhe rregullatorë sipas fushës ku bëhet sinjalizimi. “Në bazë të ligjit, këto institucione duhet të përgatisin një raport vjetor për rastet e sinjalizimit për vitin paraprak dhe këtë raport duhet t’ia dorëzojnë APK-së. Por në bazë të hulumtimit dhe diskutimit në fokus grup, rezulton se ky detyrim nuk ndodh, siç e parashikon ligji”, tha hulumtuesi Smajli.

Ndërkaq, gjatë prezantimit u përmendën edhe sfidat që pengojnë në zbatimin e këtij ligji. Ku u cek se ato kryesisht kanë të bëjnë me përzgjedhjen e zyrtarit përgjegjës për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit, brenda institucioneve publike. Mungesa e kuptimit të rëndësisë së kësaj procedure bën që institucionet të neglizhojnë informimin e stafit të tyre për procedurën e sinjalizimit dhe se kujt do të duhej t’i raportojnë këto raste. Në disa situata, stafi nuk informohet as për ndryshimin e zyrtarit përgjegjës për pranimin dhe trajtimin e këtyre rasteve. Kjo mund të çojë në situata ku raportimet u bëhen individëve të cilët nuk janë kompetentë. Kurse, një pjesë e sfidave kanë të bëjnë me frikën e zyrtarëve nga hakmarrja e punëdhënësve.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, gjatë diskutimeve të këtyre sfidave, mes tjerash tha zyrtarët për trajtimin e rasteve të sinjalizimit, jo gjithmonë kanë përgatitje shkollore e profesionale për këto raste. Po ashtu, ai tha se sfidë tjetër që siç tha ai ka qenë në të kaluarën e që vazhdon të jetë ende është ajo se a është në interes të publikut sinjalizimi apo jo. Ndërsa, shtoi se pajtohet me gjetjet e raportit të IKD-së, si në atë që sinjalizimi i brendshëm është rruga e duhur e të cilën tha se e preferojnë edhe si Agjenci për shkak që edhe qëllimi i Ligjit është të parandalohen mundësitë për të keqpërdorë funksionet publike.

Avokati Yll Zekaj tha se mbrojtja ligjore për sinjalizuesit ende çalon në aspektin praktik, pasi sipas tij aspekti legjislativ është mirë i rregulluar. Megjithatë, sipas tij në sektorin publik është një gjendje më e avancuar, në krahasim me sektorin privat. Ai shtoi se organi kompetent për sinjalizimet e jashtme te sektori privat (Inspektorati i Punës), duhet të ketë një numër më të madh të inspektorëve të punës. Mes tjerash, ai tha edhe se Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të shikojë mundësitë që në kuadër të trajtimit të lëndëve t’iu japë prioritet rasteve të sinjalizimeve.

Hulumtuesi i Lartë në IKD, Gzim Shala, ndër të tjera shprehi shqetësimin e tij në lidhje me mos-reagimin e Prokurorit të Shtetit për rastet e hakmarrjeve ndaj sinjalizuesve, e që sipas tij kjo situatë në njëfarë forme e zhbën inkriminimin e kësaj vepre penale. Gjithashtu, Shala shtoi se Hulumtuesi i lartë i IKD-së tha se zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve kërkon vullnet politik. Sipas tij, nëse gjykata nuk vepron me prioritet ashtu siç e përcakton ligji në këto raste, definitivisht që i hup kuptimi mekanizmave të mbrojtjes dhe më pastaj në këtë situatë Agjencia nuk ka se çfarë të veprojë tutje.

Për mosreagimin e Prokurorisë në lidhje me hakmarrjen ndaj sinjalizuesve shprehi shqetësimin e tij edhe avokati Ardian Bajraktari, duke shtuar se në këto rrethana sinjalizuesit po ballafaqohen me klimë të pafavorshme. Sipas tij, mosreagimi lidhet me klimën që institucionet duhet të krijojnë kushte për sinjalizuesit. Ndër të tjera, ai shtoi edhe se mekanizmi i brendshëm është akoma sfidues, duke u nisur nga fakti që një pjesë e sinjalizimeve bëhen tek organizatat e shoqërisë civile.

Zyrtari përgjegjës për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit në KEK, Labinot Sadiku tha se nga rastet e sinjalizimeve, tri janë dërguar tek organet e hetuesisë dhe se janë edhe 100 procedura disiplinore që janë bërë ndaj punëtorëve të KEK-ut, të cilët kanë bërë shkelje ligjore qoftë të keqpërdorimit të prezencës në punë, qoftë të keqpërdorimit të menaxhimit të kontratave, qoftë të mosrepsektimit të Ligjit të Prokurimit, e të tjera. Sipas tij, të gjitha rekomandimet të përgatitura përmes raporteve implementohen, e që beson se kjo është njëra ndër arsyet që kanë një numër të madh të sinjalizimeve.

Drejtori Ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, mes tjerash theksoi se institucionet nuk kanë vullnet politik për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në praktikë, përkundër vullnetit për miratimin e të njëjtit. Miftaraj po ashtu tha se ka raste kur sinjalizuesit e jashtëm ekspozojnë korrupsionin dhe pas dy-tre ditë ndëshkohen. Sipas tij, sistemi gjyqësor dhe prokurorial për pesë vite e më shumë nuk e kanë pasur asnjë rast të ekspozimit ose zbatimit të këtij Ligji, dhe se kjo tregon që këta dy mekanizma e kanë kapur sistemin në atë mënyrë të vrazhdë ku nuk guxojnë zyrtarët as të deklarojnë, e as ekspozojnë, duke shtuar se kjo nënkupton se masat ndëshkuese janë të jashtëzakonshme.

Bujar Ejupi, përfaqësues i shoqërisë civile, bëri të ditur se më herët ka mbajtur post publik, dhe se dy herë ka qenë sinjalizues, për çka sipas tij është ndëshkuar. Ai tha se sinjalizuesit janë të përndjekur në Kosovë e po ashtu pastaj pason edhe presioni publik ndaj tyre. Sipas tij, sinjalizuesit janë të injoruar, kanë presion jo veç në punë që përjashtohen ose degradohen prej pune, por kanë edhe presion publik për shkak se menjëherë pason fushatë ndaj tyre. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Togu i Xhenierëve Luftarakë pjesë e garës shumëkombëshe ‘Dita e Unitetit`

OVL UÇK nderon dëshmorët e 6 qershorit

KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar

TAGGED: #IKD, #Sinjalizuesi
Kosova Times October 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shkencëtari i dënuar i kërkon Putinit ta fal në këmbim të ndihmës në luftë

Kosova Times Kosova Times January 10, 2023
Rusia po zhvillon mijëra dronë në një bazë të madhe ushtarake sekrete!
Mbahet Samiti Ndërkombëtar `Shtigjet Rotariane`
Duma e Shtetit propozoi mbrojtjen e Putinit nga arrestimi i ICC
Kush e do Serbinë në BRICS?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?