By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kusari-Lila i quan montazhë, opozita pazare në dëm të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kusari-Lila i quan montazhë, opozita pazare në dëm të Kosovës
Lajme

Kusari-Lila i quan montazhë, opozita pazare në dëm të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/09 at 4:36 PM
Kosova Times Published October 9, 2024
Share
SHARE

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila i ka quajtur biseda të montuara audio-incizimet e publikuara gjatë ditës në media, ku pretendohet se ajo kishte komunikuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, sot me aktakuzë nga institucionet e ndjekjes në Kosovë si kreu i grupit terrorist që organizoi sulmin në Banjskë në shtatorin e vitit të shkuar.

Reagimi i saj erdhi pak kohë pas publikimit të këtyre audio-incizimeve që Kusari-Lila tha se të njëjtit po duan t’ia bëjnë avokatin e argatin Radoiçiqit, kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë.

“Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ia bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radoiçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish -deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-s, pas së cilës ai u nxor jashtë nga zyra ime. Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë. Por, të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radoiçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur.  Atyre të cilëve po ju mungon, duhet të mësohen pa të. Nuk ka luftë hibride që na përkulë”, ka shkruar ajo.

Për këtë çështje gjatë ditës u deklarua edhe kryeministri Kurti që e quajti intensifikim të një lufte hibride kundër Republikë së Kosovës në veçanti kundër Qeverisë së Kosovës, kundër Grupit Parlamentar të LVV-së e kundër kryetares së grupit të partisë në Kuvend.

Ndërkohë deputetja e PDK-së, që është kryetare e Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu ka thënë se Vetëvendosje duhet të tregojë cilat ishin kërkesat e Radiçiqit për qeverinë Kurti dhe të tregoj pazaret qe kanë bërë me Radoiçiqin.

Reagim pati edhe nga LDK-ja. Deputetja e kësaj partie Rrezarta Krasniqi i ka quajtur pazare në dëm të Republikës.

“E vyeshmja e Albin Kurtit është koordinuar me kryekriminelin dhe terroristin, Millan Radoiciqin për çdo veprim e votim në Kuvend. Për këto koordinime ka pas urdhër nga Albin Kurti. Le të tregoj çfarë kërkesa ia ka plotësuar Millanit në kompensim të votave? Pazare në dëme të Republikës. Ju ka ardhur fundi Kryeministër”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkohë ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj shkroi se incizimet e publikuara sot tregojnë mirë se nga i ka të kthyera antenat qeveria.

“Incizimet e publikuara sot nga Paparaci, ku dëgjohet koordinimi i mashës së Kurtit, Mimozës me Radoiçiqin, tregon mirë se kah i ka të kthyme antenat qeveria e tij. Në vend që të koordinohen me Amerikë e aleatë, këta bashkëpunojnë me terroristë serb. I tillë ishte koordinimi kundër UÇK-së në përfshirjen e tyre ne Ligjin e Pagave ku publikisht votuan kundër. I tillë ishte vendimi i qeverisë, njëherë për bllokimin e më pas për çbllokimin e hyrjes së produkteve serbe në Kosovë, pa asnjë përfitim për vendin”, ka shkruar ndër të tjera ai.

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

TAGGED: #Milan Radojçiq, #Mimoza Kusari Lila
Kosova Times October 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mbërritja e avionëve luftarakë F-16 s’ia zgjidh Ukrainës sakaq problemin e luftës

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
Nga 15 nëntori, pajisjet dimërore të detyrueshme për automjetet
Tanzani: Të paktën 19 persona të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në liqen
Peja mposht Golden Eagle Therandën
Si do të funksionojë marrëveshja e OKB-së për klimën?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?