By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Karan pas shpalljes së fitores: Do të vazhdojmë me forcë edhe më të madhe aty ku e lamë
November 23, 2025
Spiunazhi i Kinës në Evropë po thellohet dhe është më i sofistikuar sesa pranohet
November 23, 2025
Izraeli vrau komandantin ushtarak të Hezbollahut
November 23, 2025
Gazetari kroat për RTK:Ka prova, Vuçiq ka qenë pjesë e ‘Safari i Sarajevës’
November 23, 2025
Rubio i quan bisedimet për Ukrainën si më frytdhënëset deri tani
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lufta në Ukrainë prelud për luftë edhe në Ballkan?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Lufta në Ukrainë prelud për luftë edhe në Ballkan?!
Opinion

Lufta në Ukrainë prelud për luftë edhe në Ballkan?!

Kosova Times
Last updated: 2024/10/09 at 10:08 PM
Kosova Times Published October 9, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Skënder MULLIQI

Bota sot po përplasët ndërmjet të mirës dhe të keqes së madhe. Dhe, pa dyshim së e keqja më e madhe sot është Rusia e Putinit në Evropë dhe Serbia e Vuqiqit në Ballkan. Njera e ka nisur që dy vite e gjysme një luftë pushtuese, një luftë të tmerrshme më logjikën një etnike, të bashkimit të te gjithë ruseve në një shtet, duke mos i llogaritur popujtë tjerë për popuj. Bota perëndimore, sado që kjo luftë t’u kushtojë, duhet të mbetet e bashkuar dhe e parezervë në mbështetjen e saj për Ukrainën. Kjo është një përplasje e dy botëve. Konflikti midis së mirës dhe së keqes. Konflikti i dritës dhe errësirës, pra lufta e demokracisë dhe diktaturës. Ajo do të përcaktojë të ardhmen tonë të mëtejshme dhe do të vendosë themelet e botës në të cilën do të jetojnë pasardhësit tanë dhe sa e sigurt do të jetë ajo botë për ta. Ukrainasit po luftojnë për mbijetesën e tyre, siç do të luftojnë nesër jo serbet në Ballkan, për tu mbrojtur po ashtu nga shfarosja si kombe nga serbet mendje krisur të cilët po kërkojnë luftë të re. Ne Ukrainë e dinë se orekset e Putinit nuk mbarojnë më aneksimin të një pjese të territorit, por orekset e Putinit janë pushtimi në tërësi i Ukrainës dhe vazhdimi I luftës për realizimin e “botës ruse”, një ide kjo çmendurake. Lufta e ukrainasve duhet të mbijetojë, ajo mund të jetë si një garë maratone e vërtetë. Fjalimet e Putinit fshehin një qasje të tmerrshme të jetës dhe botës që ai po e artikulon. Dhe, kjo qasje fashiste nuk është e panjohur edhe për Ballkanin, së logjikën putiniste po e ndjekë më besnikëri, autokrati serb, Aleksander Vuqiq. Putin thjeshtë dëshiron ti anekson të gjitha territoret e ish Bashkimit Sovjetik, siç po dëshiron edhe Serbia të pushton gjysmën apo më shumë të territoreve të ish Jugosllavisë, që pikërisht edhe kishte humbur luftën regjimi kriminal i Millosheviqit në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Këta dy autokrat po kërkojnë anulimin e të gjithë rendit ndërkombëtar, i cili bazohet në kufijtë ligjorë midis shteteve sovrane. Pra, implikimi kryesor i qëndrimit të Putinit është se asnjë nga kufijtë nuk është legjitim, duke përfshirë kufijtë e të gjitha vendeve tona të Evropës Juglindore. Kjo është një shpikje në psikën e tij, një rrëfim që do t’i shërben ëndrrave dhe aspiratave rusomëdha. Ne kuadrin mendor të Putinit, gjenocidi bëhët i pashmangshëm, duke i apstrohuar jetët e popujve te tjerë, në këtë rast ukrainasëve.Këtë logjikë e kanë serbet ”rusët e vegjël në Ballkan”.Kur dikush si Putin dhe Vuqiqi nuk i pranon kombët e tjerë, kjo automatikisht krijon justifikim për gjenocid, siq po ndodhë në Ukrainë dhe siq ka ndodhur në ish –Jugosllavi nga serbet, të cilët më çdo kusht po dëshirojnë ti futën aventurës së luftës, duke shpresuar në Rusinë, e që nuk do tu dalin hesapet ashtu.Pikëpamjet e Putinit dhe të Vuqiqit, nga e kaluara, të cilën doktrinë e kam mësuar mirë nga Millosheviqi, dhe kjo në të tashmen vetë kërkon dhunë dhe gjakderdhje. Me fjalë të tjera, gjenocid. Pra, sipas logjikës Rusisë dhe të Serbisë të gjithë e kanë gabim, kurse këta kanë të drejtë, sipas mitologjisë së rreme ruso-serbomadhe. Lufta e Putinit po zhvillohet me parullat më tipike fashiste dhe mjetet fashiste, me përdorimin masiv të propagandës dhe me mobilizim masiv, siç është tipike në të gjithë fashizmat. Këtë logjikë lufte po më të njëjtat mjete të propagandës po e ndjekë edhe Vuqiqi në Ballkan, ndaj shqiptarëve. Putin po promovon luftën, gjenocidin dhe fashizmin. Ndërsa precedenti serb, po punon me zell, duke përdorur manipulime historike të vjetra dhe të vdekura prej kohësh, për të krijuar edhe këtu luftëra të reja e të vjetra në Ballkan. Vuçiq po bën një lojë të pistë dhe nuk ka dallim mes “botës ruse” dhe “botës serbe”. Kosova dhe shqiptarët po luftojnë jetikishtë që të mos bien në nofullën ruso -serbe.

You Might Also Like

Si ndikojnë propaganda dhe mjetet e dezinformimit rus në Evropë

Sulmet ndaj figurave kyçe në politikën shqiptare dhe rasti Belinda Balluku

9 MUAJ TURP POLITIK: 120 deputetë hanë 2 milionë euro, populli hanë zhgënjim!

Asyet e mundura qe Ukraina do të detyrohet t’i “nënshtrohet” Rusisë

Kur masa e pezullimit sfidon parimin e propocionalitetit-rasti Balluku dhe pasojat për shtetin e së drejtës

TAGGED: #Skënder Mulliqi
Kosova Times October 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

BE paralajmëron Hungarinë mbi lehtësimin e vizave për shtetasit rus

Kosova Times Kosova Times August 2, 2024
Osmani: Mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë
Rusia do të shkurtojë ndjeshëm shpenzimet për projektet e mëdha shëndetësore për të kursyer para për luftën
Djegia e shtëpisë në Llaushë, Nura: Komuna do ta ndihmojë familjen Shatri
Avokati nga Sarajeva: “Terroristët nga Kosova kanë idiotë të dobishëm në Sarajevë…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?