By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë ndaj tre personave për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit
November 18, 2025
Komuna e Prishtinës: Nesër rifillon normalisht procesi mësimor
November 18, 2025
Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, dyshohet për një të vdekur
November 18, 2025
Trendi më i madh i bukurisë i sezonit: Kjo ngjyrë e manikyrit është më e dëshirueshme dhe duket shumë elegante
November 18, 2025
Kryeministri polak tha se sabotimi në hekurudhën pranë Varshavës u krye nga dy ukrainas që bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës ruse.
November 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si do të ndikonte në ekonominë botërore një luftë direkte Izrael-Iran?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Si do të ndikonte në ekonominë botërore një luftë direkte Izrael-Iran?
Rajon / Botë

Si do të ndikonte në ekonominë botërore një luftë direkte Izrael-Iran?

Kosova Times
Last updated: 2024/10/09 at 7:33 PM
Kosova Times Published October 9, 2024
Share
SHARE

Rreziku i një lufte të madhe në Lindje të Mesme është rritur pas sulmeve masive të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor.

Izraeli ka kërcënuar me hakmarrje, duke rritur shqetësimet për ndërprerje të furnizimeve me naftë dhe gaz prej rajonit të pasur me këto lëndë.

Çmimet globale të naftës veçse janë rritur për 9 për qind prej sulmit të Iranit, i cili është kryer pak ditë para shënimit të përvjetorit të parë të luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, dhe ofensivës izraelite në Liban, të nisur më herët gjatë muajit.

Një konflikt i shkallës së plotë mes Izraelit dhe Iranit mund të ndikojë në furnizimet ndërkombëtare dhe të shkundë ekonominë globale, paralajmërojnë ekspertët.

“Një ndërprerje masive e eksporteve të naftës dhe gazit prej këtij rajoni mund të ketë ndikim në gjithë ekonominë globale”, ka thënë Farzan Sabet, hulumtues i lartë në Institutin e Gjenevës.

“Akt agresioni”

Raportimet e mediave izraelite sugjerojnë se shteti mund të shënjestrojë qendrat bërthamore të Iranit, apo qendrat e naftës dhe gazit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka tërhequr vërejtjen Izraelit që të mos godasë qendrat e naftës në Iran, njërin prej prodhuesve më të mëdhenj në gjithë botën.

Irani ka paralajmëruar që secili sulm në infrastrukturën e vet mund të provokojë “përgjigje edhe më të ashpër” nga ana e Teheranit.

Nëse Izraeli kryen një sulm masiv në qendrat iraniane të naftës apo gazit, Teherani mund të “ushtrojë presion në pikat e rëndësishme të transitit, sikurse Ngushtica e Hormuzit”, ka thënë Sabet.

Irani ka vite që kërcënon me bllokim të Ngushticës strategjike të Hormuzit, përmes së cilës qarkullon një e pesta e gjithë naftës së botës.

“Ngushtica e Hormuzit është kyçe për ekonominë globale”, ka thënë Neil Quilliam, ekspert për politika të energjisë dhe gjeopolitikës në Institutin Chatham House, me seli në Londër.

Katari, njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të gazit natyror, përdor, po ashtu, Ngushticën e Hormuzit për eksportet e veta.

Ka shqetësime që Teherani mund të shënjestrojë qendrat e naftës në shtetet fqinje, nëse sulmohet prej Izraelit.

Iraku, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Irani janë në mesin e prodhuesve kryesorë të naftës në botë.

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, është takuar me zyrtarë të lartë të shteteve të Gjirit Arab, në një vizitë të realizuar në Katar një javë më parë.

Zyrtarët kanë kërkuar të sigurojnë Iranin për neutralitetin e tyre në konfliktin mes Teheranit dhe Izraelit, sipas disa raportimeve në media.

Sabet ka thënë se çdo hakmarrje iraniane kundër ndonjë sulmi të mundshëm izraelit, që ndikon në çmimet globale të energjisë, mund të shihet si “akt agresioni dhe mund të rrisë edhe më shumë presionin ndaj Iranit”.

Quilliam ka thënë se Izraeli mund t’i godasë qendrat që “dëmtojnë regjimin iranian dhe ndikojnë në ekonominë e shtetit”, dhe jo ato që mund të ndikojnë në tregjet globale të naftës.

“Rritje e çmimeve në pompa”

Në dekadat e fundit janë regjistruar rritje të konsiderueshme të çmimeve të energjisë, pas embargove të vëna në naftën arabe më 1973 dhe Revolucionit Islamik në Iran, më 1979.

Këto zhvillime kanë rezultuar me mungesa të mëdha të naftës në disa shtete dhe radhë të pafundme për shoferët, të cilët kanë pritur gjatë për t’i furnizuar makinat e tyre.

Mirëpo, ekspertët kanë thënë se edhe një ndërprerje e madhe e furnizimeve të naftës dhe gazit prej Lindjes së Mesme, si pasojë e një lufte të madhe Izrael-Iran, nuk do të ndikojë në çrregullim të plotë të ekonomisë globale.

Kjo për faktin e rritjes së Shteteve të Bashkuara si furnizuese të mëdha globale të naftës dhe gazit, por edhe uljes së varësisë globale në lëndë të papërpunuara.

“Konsumatorët perëndimorë do ta vërejnë rritjen e çmimit nëpër pompa”, ka thënë Sabet.

“Mirëpo, kjo rritje do të jetë shumë më e vogël sesa do të kishte qenë në epokat e kaluara”.

Ai e ka përmendur se si paralajmërimet e vazhdueshme për prishje të zinxhirit të furnizimit në Detin e Kuq, nga ana e rebelëve Huthi të Jemenit – të përkrahur nga Irani – nuk kanë rezultuar me rritje të madhe të çmimeve për konsumatorët në Perëndim.

Megjithatë, Sabet ka thënë se një çrregullim në zinxhirin e furnizimit me naftë dhe gaz të Lindjes së Mesme, mund të ketë efekt të konsiderueshëm në ekonominë kineze.

Importet e Pekinit shkojnë në rreth 1.5 milionë fuçi naftë në ditë prej Iranit, dhe kështu përbëjnë 15 për qind të importeve të naftës prej rajonit.

Sabet ka thënë se rritja e çmimeve të energjisë për Kinën “do të ndikonte në zinxhirin e shpërndarjes së mallrave, dhe efekti do të vërehej në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe përtej”, dhe që një realitet i tillë mund të ndikojë në “inflacion më të madh për konsumatorët”. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Kryeministri polak tha se sabotimi në hekurudhën pranë Varshavës u krye nga dy ukrainas që bashkëpunuan me shërbimet e inteligjencës ruse.

Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck

Faqet Ndërkombëtare Kyçu ose Regjistrohu Abonohu Menu Çfarë po kërkon? Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Seksionet Lajme të fundit Lajme Politikë Ekonomi Bota Kulturë Sport Kanalet ANSA 2030 ANSA e verifikuar Shkolla, Universiteti dhe Rinia Gratë Stili i jetesës Motorë Observatori i Inteligjencës Artificiale Me përgjegjësi Shëndet dhe Mirëqenie Shkencë Teknologji Tokë dhe Shije Jubileu 2025 Udhëtime Rajonet Abruco Bazilikata Kalabria Kampania Emilia-Romanja Friuli VG Lacio Liguria Lombardia Marche Molise Piemonte Puglia Sardenjë Siçili Toskanë Trentino Alto Adige/Tiroli Jugor Umbria Lugina e Aostës Veneto Foto Video Podkast ANSAMag Oferta speciale ADV vendas Faqet ndërkombëtare ANSA.it ANSA Anglisht ANSA Evropë-BE ANSAMed Ansamad ANSA Evropa e Re ANSA Brazil ANSA Amerika Latine ANSA Kinë 中国 Parashikimi i motit Buletini i Teleborsës Pyetje të shpeshta Buletin RSS Speciale e së Premtes së Zezë ANSA Corporate Hyr Abonohu Menu Seksionet Kanalet Rajonet Foto Video Podkast Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck Lidhja u kopjua Të paraqitura Gauchos e Stefano Ricci-t për vjeshtë/dimër 2026/2027 Teatrot e Hapura: Një udhëtim nëpër skenat historike të Emilisë Piadina Romagnola PGI: Një proces gjyqësor francez fiton Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Alibaba rinovon Chatbot-in e saj Qwen dhe sfidon Silicon Valley Andrea Riccardi në darkën nderi për prezantimin e konferencës së parë të Italofonisë ANSA.com​ Konferenca e Parë Ndërkombëtare e Gjuhëve Italiane është duke u zhvilluar Tema të nxehta Finalet e ATP-së mot i keq bonus për pajisje shtëpiake Gaza Binjakët Kessler Tokë dhe Shije Vatikani Observatori i Inteligjencës Artificiale Bota Naviga Nënë e bijë gjenden të vdekura në frigorifer në një shtëpi në Innsbruck

Shikoni si duket rrokaqiellit Vjesnik në Zagreb pas zjarrit: Pjesë të fasadës po bien, dëmi është total

Burri (32) shpëton fqinjin (83) në Itali. Të dy humbën jetën në rrëshqitjen e dheut

TAGGED: #Ekonomia botërore, #Iran, #Izrael, #Lufta
Kosova Times October 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një 4-vjeçar kafshohet nga qeni endacak në oborr të kopshtit në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times October 18, 2022
Pesë medalje për Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Xhudos
Shkarkohet drejtori i “Trepçës”, në vend të tij emërohet Shyqri Sadiku
Osmani konfirmon se Macron dhe Scholz kërkuan zgjedhje të reja në veri
Haradinaj: Mbrojtja e gazetarëve e medias së lirë është e panegociueshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?