By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Burrecave
May 13, 2025
Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë
May 13, 2025
Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm
May 13, 2025
“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker
May 13, 2025
I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD me Shoqatën e pensionistëve: Rritja e pensioneve nuk është në pajtim me inflacionin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD me Shoqatën e pensionistëve: Rritja e pensioneve nuk është në pajtim me inflacionin
Lajme

IKD me Shoqatën e pensionistëve: Rritja e pensioneve nuk është në pajtim me inflacionin

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 5:03 PM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, me përkrahje të National Endowment for Democracy dhe Rockefeller Brothers Fund, më 11 tetor 2024, organizuan takim diskutues me pensionistët ku u publikua raporti “Shteti neglizhon harmonizimin e pensioneve me koston e jetesës”.

Në hapje të këtij takimi, Ehat Miftaraj, Drejtor ekzekutiv në IKD, theksoi se në mandatin tonë si IKD, do bëjmë përpjekje maksimale t’i promovojmë të drejtat e pensionistëve.

“Nuk dua të kontestoj rritjen e pensioneve a është e madhe apo e vogël, por 20 euro nuk është në pajtim me inflacionin por as me koston e jetesës sot”, tha Miftaraj, dhe shtoi që një vendim i tillë është bërë në mungesë të një analize të thellë dhe harmonizimit me koston e jetesës.

Miftaraj, më tutje tha se Qeveria ka pasur mundësi më të mëdha për ta pasur parasysh këtë rritje, por është e pafalshme dhe e pakuptueshme që Qeveria fare nuk i ka kushtuar kujdes çështjes së pensioneve.

Në prezantimin e gjetjeve të raportit, hulumtuesi i lartë në IKD, Naim Jakaj, tha se pensionistët janë grupi social më i madh dhe më i cenueshëm në Kosovë, dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre, IKD ka avokuar për një kohë të gjatë, veçanërisht gjatë tre viteve të fundit, me fokus të veçantë këtë vit për shkak të vështirësive të jetesës që përballen. Megjithatë, ky angazhim ka qenë sfidues për shkak të mungesës së komunikimit dhe përgjigjeve nga Qeveria e Kosovës për çështjet e ngritura.

“Vështirësitë që po i kemi në rrugën tonë, po na ndihmojnë organet e drejtësisë përmes nxjerrjes së vendimeve të cilat po e detyrojnë ekzekutivin dhe legjislativin të propozojnë dhe miratojnë ligje dhe të nxjerrin vendime sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë”, tha Jakaj.

Ekzekutivi nuk po përmbush në mënyrë të vullnetshme detyrimet ligjore dhe nuk po merr parasysh dimensionin social të normave ligjore, detyrim që ka si pjesë e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Kjo situatë vlen edhe për harmonizimin e pensioneve, që është një detyrim i përcaktuar nga Ligji për Skemat Pensionale dhe Ligji për metodologjinë e caktimit të lartësisë së pensioneve, tha Jakaj.

Më tutje, ai tha se pensionistët mbeten të cenuar, pasi që nuk mjafton rritja e pensionit prej 20%.

“Kjo lëvizje nuk përbën një politikë të qëndrueshme sociale, por më shumë duket si një veprim politik. Rritja e pensioneve erdhi pas një periudhe të gjatë të vështirësive ekonomike për pensionistët, por nuk pasqyron një angazhim të vërtetë për të zgjidhur problemet e tyre”, tha ai.

Nijazi Gashi, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, ka kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve më 20%, duke e quajtur një rritje e pamjaftueshme për përballimin e inflacionit dhe rritjes së çmimeve. Ai argumentoi se kjo rritje nuk është në përputhje me nevojat reale të pensionistëve, duke theksuar se pensionet duhet të rriteshin më shumë për të adresuar siç duhet ndikimin e inflacionit, i cili ka qenë shumë më i lartë në vitet e fundit.

“Kjo rritje prej vetëm 20% është një veprim ad-hoc, që nuk reflekton vështirësitë reale me të cilat përballen pensionistët”, tha Gashi.

Pensionisti Ahmet Pllana, i cili është edhe ish-sindikalist në fushën e arsimit tha se gjendja e pensionistëve është e rëndë sidomos në vitet e fundit.

“Gjendja është e rëndë për pensionistet sidomos këto vitet e fundit e sidomos këtë javë ku u morr vendim për rritjen e pensioneve 20% ku është një rritje jo e kënaqshme për arsye që sa kohë pensionistet nuk kanë pasë rritje dhe kanë pritur që të rritet një pension i dinjitetshme për të gjithë pensionistët për arsye se më së shumti pensionistët kanë nevojë”, tha Pllana.

Pllana tha se kostoja e jetesës është mjaftë e lartë dhe se pensionistet më 100 euro nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e tyre.

“Kostoja e jetesës është mjaftë e rëndë dhe mjaftë e lartë për arsye se pensionistet më 100 euro nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e tyre. Dy pensionistë me nga 100 euro nuk mund të ja dalin një muaji duke mos i lënë anash obligimet e tyre komunale… prandaj duke i llogaritur që pensionistët kanë më së shumti nevojë për barna, ku është mosha për mjekë pa të cilët nuk jetohet dhe kostoja e tyre janë të larta”, tha Pllana. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia në Ferizaj arreston të dyshuarën që kërkohej për vjedhje të rëndë

Takimi i Osmanit, Kusari-Lila: Besoj se LVV do të ketë përgjigje pozitive

Limaj: Kuvendi është çështje politike

Peci: Presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime

Bajrami: As LVV dhe koalicioni i tyre, as opozita e djeshme s’i ka numrat

TAGGED: #IKD, #Pensionet, #Pensionistët
Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Holandeze i ekstremit te djathte Wilders: Vrasja e Trump është rezultat i urrejtjes së të majtës dhe medias

Kosova Times Kosova Times July 14, 2024
Pesë raketa lëshohen në veri të Izraelit, sirenat janë aktivizuar në disa zona: Para kësaj, një dron u rrëzua
Shqipëri: Disa universitete nisin vitin akademik me protesta
SHGSK uron gazetarët sportive për Ditën Botërore
Ja çfarë duhet të dinë qytetarët për regjistrimin e popullsisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?