By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jeta nën kërcënimin e raketave të Hezbollahut në veri të Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Jeta nën kërcënimin e raketave të Hezbollahut në veri të Izraelit
Rajon / Botë

Jeta nën kërcënimin e raketave të Hezbollahut në veri të Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 3:42 PM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Zhurma e shpërthimeve dhe alarmeve është bërë aq rutinë në veriun e Izraelit sa që disa vendas që kanë mbetur ende aty, mezi reagojnë kur i dëgjojnë.

“Është shumë – shumë zhurmë”, tha David Amzel, pronar i një furre buke në vendbanimin Gesher Haziv, që ndodhet vetëm 5 kilometra larg kufirit me Libanin.

“Por, të jem i sinqertë me ju, unë i shoh njerëzit ulur në furrë duke pirë kafenë e tyre, dhe pastaj ndodh një ‘boom’ i fortë dhe njerëzit as që lëvizin”, tregoi ai.

Amzel vazhdon të zgjohet në orën 2:45 të mëngjesit çdo ditë për të vënë bukën në furrë, por aktiviteti i biznesit nuk ka qenë aspak i zakonshëm që nga sulmi mbi Izraelin një vit më parë i grupit palestinez Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Lufta hakmarrëse e Izraelit në Rripin e Gazës, të udhëhequr nga Hamasi, është shoqëruar me sulme të përditshme raketore ndërkufitare nga Hezbollahu – grup i armatosur dhe parti politike që kontrollon një pjesë të madhe të jugut të Libanit.

Sulmet me raketa të Hezbollahut bënë që Qeveria izraelite të urdhërojë evakuimin e të gjithë banorëve që ndodhen disa kilometra larg kufirit të veriut. Lëvizja fillimisht zhvendosi 60.000 njerëz dhe krijoi një zonë të mbyllur ushtarake që shtrihet 120 kilometra nga Deti Mesdhe deri në Lartësitë e aneksuara të Golanit.

Një pamje e maleve që shënojnë kufirin mes Libanit dhe Izraelit në veri të Gesher Hazivit.
Një pamje e maleve që shënojnë kufirin mes Libanit dhe Izraelit në veri të Gesher Hazivit.

Ndërsa fshati Gesher Haziv ndodhet jashtë zonës së evakuimit, shumë banorë u larguan vullnetarisht nga vendbanimi që dikur ishte shtëpi për rreth 1.000 njerëz.

Amzel dhe familja e tij me katër anëtarë ishin ndër ata që zgjodhën të qëndrojnë, pjesërisht për të mbajtur biznesin e tyre. Por tani, pas përfundimit të ditës së tij të zakonshme të punës në orët e para të pasdites, Amzel ka detyra shtesë – ruajtjen e portave të vendbanimit deri në orën 6 pasdite si pjesë e një ekipi të reagimit emergjent.

Kërcënimi nga sulmet ndërkufitare të Hezbollahut – i konsideruar një grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse BE-ja e ka shpallur të paligjshëm vetëm krahun e tij të armatosur – vazhdon të jetë i madh.

Dhe, që nga pushtimi tokësor i Izraelit në jug të Libanit në fillim të këtij muaji dhe sulmet ajrore të vazhdueshme në të gjithë vendin, Hezbollahu e ka rritur intensitetin dhe shtrirjen e sulmeve të tij me raketa, duke synuar qytete deri në jug të Haifës dhe duke zhvendosur dhjetëra mijëra izraelitë të tjerë.

Amzel e përshkroi situatën në Gesher Haziv – që ndodhet përgjatë Detit Mesdhe – në një intervistë telefonike më 9 tetor, ku në sfond dëgjoheshin zërat e dy fëmijëve të tij, zhurma e armëve të lëshuara nga Marina e Izraelit dhe alarmet që paralajmëronin për sulme të afërta.

Ai tha se vendasit mbështeten shumë në aplikacionet e telefonit që sinjalizojnë për sulme të ardhshme me raketa dhe, nëse janë në vijën e zjarrit, vrapojnë drejt strehimoreve nga bombat – përfshirë ato të lëvizshme të vendosura në rrugë – ose dhomave të sigurta në shtëpi.

“Njerëzit nuk duan të ecin, të qëndrojnë jashtë shumë. Ata shkojnë në punë, kthehen, qëndrojnë me fëmijët e tyre”, tha ai.

Po atë ditë, Hezbollahu mori përgjegjësinë për një sulm që përfshinte rreth 150 raketa që vranë dy persona që po shëtisnin qenin e tyre në Kiryat Shmona, një orë larg me makinë në verilindje.

Sipas zyrtarëve izraelitë, sulmet me raketa të Hezbollahut kanë vrarë dhjetëra njerëz në veriun e Izraelit gjatë vitit të fundit.

Qyteti Kiryat Shmona, i cili ndodhet brenda zonës së evakuimit, kishte një popullsi prej më shumë se 26.000 banorësh një vit më parë, sipas Maria Gershkovichit, e cila drejtonte një teatër për fëmijë atje derisa ajo dhe familja e saj u larguan për në Haifa.

Gershkovich tha se Kiryat Shmona është në thelb një “vendbanim fantazmë”, duke thënë se vetëm njerëz në disa profesione jetojnë atje sot. Në një video-intervistë me Current Time këtë javë, ajo tha se dëshiron të kthehet, por aktualisht nuk ka plane për ta bërë këtë.

“Kthimi ynë është i mundur vetëm nëse unë, si nënë, jam e sigurt që mund ta dërgoj fëmijën tim në shkollë e qetë”, tha Gershkovich, duke shtuar se mund të duhet një kohë e gjatë derisa të sigurohet se është e sigurt për t’u kthyer.

Situatë e vështirë

Në mes të pasigurisë nga lufta, pak gjëra mbeten të qëndrueshme në veriun kryesisht bujqësor. Por, jeta vazhdon.

Shumica e punëtorëve dhe banorëve janë evakuuar nga Kibuci Snir, që ndodhet 15 minuta në verilindje të Kiryat Shmona dhe vetëm 500 metra larg kufirit me Libanin.

Por, dikush duhet ta mbrojë vendbanimin, të kujdeset për bagëtinë dhe pulat, dhe të mirëmbajë fushat dhe plantacionet e avokados.

Rezervisti i ushtrisë, Lior Shelef, bën gjithçka që kërkohet për të mbrojtur Kibbutz Snir, një vendbanim që shtrihet vetëm 500 metra nga kufiri libanez në veri të Izraelit.
Rezervisti i ushtrisë, Lior Shelef, bën gjithçka që kërkohet për të mbrojtur Kibbutz Snir, një vendbanim që shtrihet vetëm 500 metra nga kufiri libanez në veri të Izraelit.

Rezervisti i ushtrisë Lior Shelef është pjesë e ekipit të sigurisë që mbron vendbanimin. Por, 48-vjeçari shpjegoi se ndërsa ekipi shumë i trajnuar patrullon dhe qëndron i gatshëm për një sulm të mundshëm të Hezbollahit, puna e tij do të thotë më shumë se kaq.

“Nëse ka sulme me raketa, duhet të sigurohemi që nuk ka dëme në ndonjë nga shtëpitë. Nëse ka zjarre pyjore, duhet të shkojmë dhe t’i luftojmë zjarret”, tha Shelef për REL-in nëpërmjet telefonit.

“Duhet të sigurohemi që gjithçka të jetë ende këtu”.

Shelef rrallëherë i sheh gruan dhe tre fëmijët e tij të moshës 5 deri në 10 vjeç, të cilët janë evakuuar dhe kanë kaluar pjesën më të madhe të vitit të fundit në një hotel. Shelef tha se situata është e vështirë për njerëzit që ndodhen pranë kufirit, veçanërisht për fëmijët, të cilët mund të ndjekin mësimin vetëm online dhe që vuajnë nga stresi post-traumatik.

“Çdo zhurmë sado e vogël, i tremb ata dhe duan të shkojnë dhe të qëndrojnë në dhomën e sigurisë. Realiteti këtu për fëmijët është shumë – shumë i vështirë”, tha Shelef.

Por, në fund të ditës, shtoi ai, fëmijët e dinë që “këtu është shtëpia e tyre. Këtu kemi zgjedhur të jetojmë jetën tonë”.

Ata nuk kanë asnjë dyshim që do të ribashkohen me lojërat dhe qenin e tyre në shtëpi, tha Shelef duke shtuar se “thjesht shpresojnë që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

TAGGED: #Hezbollah, #Izrael
Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ferr në Odessa: Rusët shkatërruan ndërtesa banimi me dronë, disa të plagosur

Kosova Times Kosova Times April 22, 2025
Nënat e Srebrenicës falenderojnë presidenten e Kosovës: “Një fjalim i tillë do të mbahet mend nga brezat, faleminderit!” (VIDEO)
“TF1”: Shqipëria, lugina e mrekullive! Media franceze reportazh në qytetin e Gjirokastrës
Ulja e pensioneve të mësimdhënësve, “gabim teknik” dhe jo vendim qeveritar
Top-pesë ndeshjet e Kupës së Botës për tifozët e sportit dhe politikës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?