By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova nënkampione e Evropës në fluturimet me parashutë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Kosova nënkampione e Evropës në fluturimet me parashutë
Sport

Kosova nënkampione e Evropës në fluturimet me parashutë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 5:20 PM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Ekipi Kosovës për fluturimet me parashutë u rendit i dyti në kampionatin evropian në Gjirokastër pas ekipit të Çekisë që zuri vendin e parë.

Ndërsa parashutisti nga Kosova, Migjen Shala u rendit i treti pas pilotit serb Ivan Pavlov dhe pilotit gjerman Linus Schubert në garën individuale ku morën pjesë 100 pilotë nga 22 vende evropiane.

Migjen Shala i tha Zërit të Amerikës se merrej prej tetë vitesh me fluturimet dhe këtë vit kishte zhvilluar stërvitje intensive për t`u përfaqësuar sa më mirë.

“Merrem që prej tetë vite me fluturime, por këtë vit jam përgatitur më shumë për këtë kampionat. Sigurisht jemi krenarë së bashku me pjesëtarët e tjerë të ekipit të përfaqësojmë vendi tonë Kosovën dhe si shqiptarë të kemi medalje europiane”, tregon ai.

Federata Aeronautike e Kosovës u paraqit në këtë kampionat evropian me 7 sportistë mes të cilëve dy femra.

Kosovare Leskovci është njëra prej tyre. Ajo thotë se ndonëse hedhja me parashutë është një sport sfidant për femrat, ajo po ia del më së miri.

“Kam tetë vite që merrem me këtë sport. Është më e vështirë se për një mashkull sepse ne vajzat kemi përgjegjësi më të mëdha: familja, puna, shkolla, shtëpia, por mundohemi atë kohën e vogël që e kemi ta shfrytëzojmë të stërvitemi edhe të vijmë të pëfaqësojmë sa më denjësisht shtetin tonë Kosovën.”

Ekipi shqiptar u skualifikua më herët në kampionatin evropian, ndërsa katër parashutistët shqiptarë ndonëse kaluan në 20 më të mirët në garën individuale nuk morën vende në renditjen kryesore.

Tifozi më i veçantë i kampionatit ishte Noeli dyvjeçar, babai i të cilit garonte për Slloveninë dhe nëna ishte në garë me ekipin çek.

Kampionati europian për parashutizmin mbahet për herë të parë në Gjirokastër, një qytet që mbrohet nga UNESCO.

Drejtori teknik i aeronautikes shqiptare, Alket Islami thotë se ky kampionati europian i shërben më së miri edhe turizmit në qytetin e gurtë.

“Me këtë kampionat në nivel europian bëhet një reklamë e madhe për Gjirokastrën, për Shqipërinë. Këtu kanë ardhur mbi 200 pilotë bashkë me delegacionet. Jam shumë i sigurtë që do kthehen përsëri. Kishim pilotë që kanë ardhur për herë të parë dhe po ikin me përshtypjet më të mira për këtë pesiazh ideal, për këtë mikpritje, për këtë trashëgimi kulturore qe e kanë ndjerë gjithandej dhe për këtë gastronomi që nuk do ta harrojnë kurrë”, thotë ai.

Aerodromi i Gjirokastrës është certifikuar për fluturime sportive dhe qeveria shqiptare ka deklaruar se deri në fund të këtij viti do të shpallë garën për ndërtimin e një aeroporti.

You Might Also Like

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët kosovarë për vitin 2026

DKRS në Ferizaj intensifikon përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

Të enjten promovohet libri ‘Lah Nimani-emblemë e përjetësisë’

TAGGED: #Fluturimet me parashutë, #Kosova, #Nënkampione e Evropës
Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Murati njofton ekzekutimin e pagave me rritje prej 55 eurosh

Kosova Times Kosova Times January 31, 2025
Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe të Shqipërisë
Ishujt e Paqësorit përparim drejt konservimit të deteve
Gjashtë persona janë dënuar në Londër për terrorizëm të kryer në emër të Wagner
Isufaj takon ambasadorin francez, flasin për thellim të bashkëpunimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?