By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse pacientët kosovar shkojnë për shërim në spitalet e Serbisë?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Pse pacientët kosovar shkojnë për shërim në spitalet e Serbisë?!
Opinion

Pse pacientët kosovar shkojnë për shërim në spitalet e Serbisë?!

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 7:31 AM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Gjatë një debati në një studio televizive për shëndetësinë, derisa politikani shpaloste premtimet elektorale për përmirësimin e sistemit shëndetësor në sektorin publik, nuk e di, rastësisht apo qëllimshëm në ekran shfaqeshin reklamat ofertuese për vizitat specialistike në sektorin privat, si në vijim; “Pako e Kolonoskopisë me anestezion në vlerë 130+45 euro Biopsia Endoskopike”, “Egzaminime Endoskopike me Kapsule Endoskopike nga 1650 euro në 870 euro”, “Pako Reumatologjike në Spitalin Amerikan (mjekët shqiptar) 2 nga 180 euro në 45 euro”, “Rezonancë Magnetike një zonë 90 euro” dhe reklama të tjera të njëpasnjëshme që ua kanë bërë jetën ferr qytetarëve të vendit tonë, të cilët më lehtë gjejnë shërim jashtë vendit sesa në spitalet tona!

Zori thonë t’çon në derë të armikut! 

Edhe pse Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka buxhetin për barna me të lartin ndonjëherë, barnat esenciale mungojnë. Prej muajsh, klinikat e spitalet rajonale nuk janë furnizuar mjaftueshëm me ampula dhe antibiotik. Sipas një burimi, vetëm mungesa e njërës prej ampulave, pacientëve që e kanë të përshkruar në terapi u kushton deri në 200 euro në ditë.

Pacientët me sëmundje të rënda, në pamundësi të mbulimit të kostos financiare në vendin e tyre, përkatësisht në shtetin e lirë të Kosovës për të cilin derdhën gjak, janë duke shkuar në Spitalin e Mitrovicës Veriore dhe në qendrat spitalore në Serbi, në të cilat priten dhe trajtohen më mirë sesa në QKUK!

Zori thonë t’çon në derë të armikut!

Për këtë nuk janë fajtorë pacientët që kërkojnë shërim jashtë vendit, e në veçanti në Serbi, por ata që i sollën në këtë gjendje qytetarët e këtij vendi pas 25 vjetësh në liri!

E këta janë politikanët e të gjitha llojeve e ngjyrave politike që nuk bën asgjë për të mirën e qytetarëve që 16 vjet në shtetin e pavarur!

Përveçse nuk u ndërtuan spitale të reja, nuk u mirëmbajtjen si duhet këto ekzistuese nga koha e ish Jugosllavisë!

Në spitalet tona publike trajtohen mirë vetëm pacientët që shkojnë përmes lidhjeve nepotike dhe ata që i kanë xhepat plot, të varfrit i detyrojnë të presin korridoreve derisa të mërzitën për t’u larguar vet apo të alivanosen në dyshemetë e korridoreve gjatë pritjeve të gjata në spitalet tona!

Vërtetë e dhembshme dhe trishtuese të dëgjosh rrëfimet e pacientëve për keqtrajtimet dhe ferrin e përjetuar në spitalet tona publike!

Por, akoma më e dhembshme kur dëgjon që ata priten dhe trajtohen më mirë në ‘shtetin armik’ sesa në shtetin e tyre!

Spitalet private janë ‘mollë e ndaluar’ për shumicën e qytetarëve të Kosovës!

“Spitali Amerikan” vetëm emrin e ka ashtu, pasi të gjithë mjekët (mjekë që punojnë në QKUK) janë shqiptarë që rrjepin pamëshirshëm qytetarët e varfër të këtij vendi!

Te ne, përveçse mungon përkujdesja dhe trajtimi i mirë i pacientëve nga mjekët dhe infermierët, mungojnë të gjitha barnat esenciale dhe materiali i nevojshëm sanitar, filluar nga gjërat elementare. Përveç antibiotikëve, mungojnë edhe barnat esenciale për trajtimin e pacientëve në mjekimin intensiv.

Tek ne mungojnë të gjitha për fajin e politikanëve të papërgjegjshëm dhe mjekëve të pangopshëm që e kanë harruar ‘Betimin e Hipokratit’, të cilët së bashku janë fajtorë pse pacientët kosovar kërkojnë shpëtim (shërim) në spitalet e Serbisë!

You Might Also Like

Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Bolton: Një përgjigje e fuqishme nga Izraeli ndaj Iranit do të ishte e justifikueshme

Kosova Times Kosova Times April 16, 2024
Osmani uron gratë në uniformë: Shembull frymëzimi për të gjithë ne
Azerbajxhani investon 7 miliardë dollarë të tjerë në Turqi
Sot nis `Festo me zemër e jo me armë`
Patrushev i premtoi Vulinit: “Rusia do të përpiqet të pengojë miratimin e rezolutës për Srebrenicën!”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?