By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, ndikimi i uraganëve të njëpasnjëshëm tek fushata presidenciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, ndikimi i uraganëve të njëpasnjëshëm tek fushata presidenciale
Rajon / Botë

ShBA, ndikimi i uraganëve të njëpasnjëshëm tek fushata presidenciale

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 9:23 PM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Uraganët Helene dhe Milton ndërhynë në fushatën presidenciale të këtij viti si miq të paftuar dhe shkatërrimtarë.

Uraganët e njëpasnjëshëm i kanë detyruar kandidatët, demokraten Kamala Harris dhe republikanin Donald Trump të ndryshojnë kalendarin e fushatës dhe temat e saj. Të enjten të dy ata ia kushtuan një pjesë të mirë të ditës përgjigjeve për përpjekjet për rimëkëmbjen nga stuhitë.

Ato u bënë shkas për pyetjet e amerikanëve se cili president do t’u përgjigjej më mirë fatkeqësive natyrore vdekjeprurëse, një çështje të cilës dikur nuk i kushtohej shumë vëmendje, por që gjithnjë e më shumë është bërë një pjesë e rutinës së punës së administratës. Dhe duke ndodhur vetëm disa javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit, uraganët kanë sjellë pasoja tek planet e votimit në disa qarqe kyçe.

Nënpresidentja Harris po përpiqet ta përdorë këtë si një mundësi për të projektuar aftësitë e një udhëheqëseje, duke u paraqitur përkrah Presidentit Joe Biden për t’u informuar për gjendjen dhe duke bërë thirrje për bashkëpunim dypartiak.

Ish-presidenti Trump po përpiqet të përdorë këtë moment për të akuzuar administratën për paaftësi, si edhe për të hedhur dyshime se ajo nuk po ndihmon zonat republikane, pavarësisht se nuk ka prova për një gjë të tillë.

Trysnia rritet më tej nga nevoja për të siguruar më shumë fonde për Administratën e Biznesit të Vogël dhe Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, gjë që do të kërkonte që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të bashkëpunojnë me administratën Demokrate.

Presidenti Biden tha të enjten se ligjvënësit duhet të merren menjëherë me këtë çështje.

“Përballja me kriza të njëpasnjëshme do ta vendosë FEMA-n më shumë në qendër të vemendjes dhe për rrjedhojë, administrata e (Presidentit) Biden do të jetë nën mikroskop në ditët para zgjedhjeve,” thotë Timothy Kneeland, profesor i Universitetit Nazareth në Rochester në New York, i cili e ka studiuar këtë çështje.

“Nënpresidentja Harris duhet të shfaqë ndjeshmëri për viktimat pa ndryshuar kalendarin e fushatës” shton Prof. Kneeland.

Kandidatët Trump dhe Harris secili kanë vizituar Xhorxhian për të vlerësuar dëmet nga uragani dhe për të premtuar mbështetje, dhe zonja Harris ka vizituar Karolinën e Veriut, çka do të thotë që kandidatëve u është dashur të anulojnë aktivitete fushate diku tjetër në një moment kur koha është burim i çmuar në javët e fundit përpara zgjedhjeve.

Si Xhorxhia, ashtu edhe Karolina e Veriut janë shtete vendimtare për zgjedhjet.

Pasojat e uraganit janë të dukshme edhe në aktivitetet e tyre të fushatës.

Kandidati republikan Donald Trump sulmoi kandidaten demokrate, Nënpresidenten Kamala Harris dhe Presidentin Joe Biden lidhur me masat e rimëkëmbjes nga stuhia.

“Qeveria federale … nuk ka bërë atë që duhej të bënte, në veçanti në lidhje me Karolinën e Veriut,” tha ai të enjten.

Zonja Harris, e cila ka thënë se zoti Trump po përhap gënjeshtra në lidhje me përgjigjen e qeverisë, iu kundërpërgjigj politizimit të kësaj çështjeje gjatë një bisede me votues organizuar nga televizioni Univision të enjten.

“Për fat të keq kemi parë gjatë dy javëve të fundit, që me uraganin Helene dhe tani me pasojat e menjëhershme të Miltonit, që njerëzit po luajnë lojëra politike”, tha ajo pa përmendur emrin e ish-Presidentit Trump.

Zonja Harris e ka vënë theksin edhe tek dezinformatat që po përhapin republikanët.

Politikanët e të dyja palëve janë thellësisht të vetëdijshëm se si ra mbështetja e për ish-Presidentin republikan George W. Bush pasi uragani Katrina shkatërroi New Orleans-in në vitin 2005. Perceptimi i shumë njerëzve në atë kohë ishte se përgjigja e administratës së tij ishte e pamjaftueshme.

Stuhitë kanë shkaktuar probleme edhe për procesin e votimit. Bordi Shtetëror i Zgjedhjeve i Karolinës së Veriut ka miratuar një rezolutë për të ndihmuar njerëzit në qarqet e prekura të shtetit që të votojnë. Florida do t’u lejojë disa qarqeve fleksibilitet më të madh në shpërndarjen e fletëvotimeve me postë dhe ndryshimin e vendeve të votimit.

You Might Also Like

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

TAGGED: #Fushata presidenciale, #ShBA, #Uraganët
Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia nis një sulm masiv në Lviv, Polonia ngrit në ajër avionë luftarakë

Kosova Times Kosova Times October 5, 2025
“Populli është i dëshpëruar” – A i përfaqëson dikush serbët në veri të Kosovës?
Nga viti 2035, vetëm vetura që nuk emetojnë gazra
Edhe nje tragjedi tjeter kaplon Serbinë afër Mlladenovcit: Tetë të vrarë, disa të plagosur, kërkimi për të dyshuarin është ende në vazhdim
Trajneri i Zhegrovës afër Milanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?