By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 maj
May 14, 2025
Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit
May 13, 2025
`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë
May 13, 2025
Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!
May 13, 2025
Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestimi i një afgani nga FBI-ja nxjerr në pah kërcënimin nga Shteti Islamik-Khorasan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Arrestimi i një afgani nga FBI-ja nxjerr në pah kërcënimin nga Shteti Islamik-Khorasan
Uncategorized

Arrestimi i një afgani nga FBI-ja nxjerr në pah kërcënimin nga Shteti Islamik-Khorasan

Kosova Times
Last updated: 2024/10/12 at 5:19 PM
Kosova Times Published October 12, 2024
Share
SHARE

Arrestimi i një burri afgan nga FBI-ja, nën dyshimet se planifikonte një sulm në ditën e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, nxjerr në pah kërcënimin në rritje që paraqet grupi ekstremist Shteti Islamik-Khorasan (IS-K) për Perëndimin.

Nasir Ahmad Tawhedi, shtetas afgan që jeton në ShBA, planifikonte të kryente sulm më 5 nëntor, në emër të IS-K-së, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Me bazë në Afganistan, IS-K ka kryer disa sulme shkatërruese në Rusi, Iran dhe Taxhikistan, viteve të fundit.

“IS-K përbën një kërcënim të rrezikshëm si për rajonin, ashtu edhe për Perëndimin”, thotë Abdul Sayed, studiues me bazë në Suedi, i cili gjurmon militantët në Afganistan dhe Pakistan.

“IS-K nuk është i kufizuar vetëm në Afganistan. Ai funksionon me agjendë globale dhe ka një rrjet që funksionon si në nivel rajonal, ashtu edhe ndërkombëtar”, thotë ai.

Rreth 140 persona u vranë në sulmin e IS-K në një sallë koncertesh në Moskë në mars.
Rreth 140 persona u vranë në sulmin e IS-K në një sallë koncertesh në Moskë në mars.

Forcë rezistuese

IS-K konsiderohet si dega më aktive dhe më e fuqishme nga të gjitha degët rajonale të Shtetit Islamik (IS) – grup ekstremist që pushtoi pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014.

IS-i, më pas, u mund nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja.

IS-K u themelua në Afganistan në fund të vitit 2014 dhe pushtoi territore të vogla, si pjesë e një agjende më të gjerë të IS-it për t’u shtrirë në të gjithë Azinë Jugore dhe Qendrore.

Por, ai u vu shpejt në shënjestër të forcave afgane dhe ndërkombëtare, si dhe talibanëve – një grup rival militant.

Kërcënimi nga IS-K është rritur që nga tërheqja ushtarake e ShBA-së nga Afganistani dhe rënia e Qeverisë afgane – të mbështetur nga Perëndimi – në vitin 2021, thonë analistët.

Talibanët, të cilët më pas kanë marrë pushtetin në Afganistan, kanë bërë një luftë brutale kundër IS-K-së, duke vrarë ose kapur komandantët e tij kryesorë dhe qindra luftëtarë të tij.

Megjithatë, IS-K ka një strategji të luftës urbane dhe mbetet forcë rezistuese.

Radhët e grupit janë përforcuar me luftëtarë të huaj, sidomos nga ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore.

Kjo i ka mundësuar IS-K-së – që përpiqet të krijojë një kalifat ose shtet islamik në Khorasan, një rajon historik që përfshin pjesë të Afganistanit të sotëm, Pakistanit, Iranit dhe Azisë Qendrore – t’i vazhdojë sulmet në Afganistan dhe gjetkë.

Në mars, militantët e IS-K-së sulmuan një sallë koncertesh jashtë Moskës, duke vrarë rreth 140 njerëz.

Shfrytëzimi i zemërimit

Ekspertët thonë se grupet ekstremiste si IS-K janë përpjekur ta shfrytëzojnë zemërimin mes myslimanëve, prej se Izraeli ka filluar luftën e tij shkatërruese në Rripin e Gazës – enklavë e populluar me palestinezë.

Kjo luftë ka nisur pasi Hamasi – grup i shpallur terrorist nga ShBA-ja dhe BE-ja – ka kryer një sulm kundër Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë rreth 1.200 njerëz.

Izraeli, së voni, e ka zgjeruar luftën e tij, duke bombarduar nga ajri dhe duke pushtuar nga toka Libanin.

Ai thotë se ka në shënjestër Hezbollahun – grup i armatosur dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

Lucas Webber, studiues në Qendrën Soufan, thotë se IS-K ka qenë i zëshëm në thirrjet për sulme kundër Perëndimit, në vazhdën e konfliktit në Lindjen e Mesme.

“[IS-K] ka një aparat të fuqishëm propagandistik shumëgjuhësh”, thotë Webber për Shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë.

“Ai mund të ketë qasje te shumë komunitete të diasporës, për të krijuar mbështetje dhe për të mobilizuar mbështetës të dhunës”, thotë ai.

Webber thotë se IS-K dhe rekrutuesit e tij kanë pasur në shënjestër Evropën. Tani, “kemi filluar të shohim rritje të aktivitetit në Amerikën e Veriut dhe në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht”, sipas tij.

You Might Also Like

Horoskopi ditor për 12 maj 2025

Ajo fjeti me 620 burra në 8 orë! Ajo u ndal vetëm për shkak të lodhjes

Moti në Shqipëri i kthjellët e me diell

Përkujtohet 35-vjetori i Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Haradinaj përkujton komandantin Ilaz Kodra

TAGGED: #FBI, #Hafez Saeed, #Shteti Islamik-Khorasan
Kosova Times October 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A do të mbetet Berlini “kryeqyteti i spiunëve”? Dëbimi i diplomatëve rusë nga Gjermania

Kosova Times Kosova Times April 25, 2023
BE-ja ende pa pajtim rreth ndryshimeve të kornizës negociuese për Serbinë
Kurti: Greqia mund të na njohë së shpejti
Operacioni i madh nga Europoli, policia austriake dhe çeke, arrestohen biznesmenë
Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?