By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Navalny shkroi se e dinte që do të vdiste në burg
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Navalny shkroi se e dinte që do të vdiste në burg
Uncategorized

Navalny shkroi se e dinte që do të vdiste në burg

Kosova Times
Last updated: 2024/10/12 at 12:38 PM
Kosova Times Published October 12, 2024
Share
SHARE

Disidenti rus, Aleksei Navalny, kundërshtari më i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, ka besuar se do të vdiste në burg, sipas një libri, që pritet të publikohet më 22 tetor.

Revista amerikane, The New Yorker ka publikuar të premten pjesë të librit në të cilin është përfshirë ditari i Navalnyt në burg, dhe dorëshkrime tjera të tij.

“Do të kaloj pjesën e mbetur të jetës në burg dhe do të vdes këtu”, ka shkruar ai më 22 mars 2022.

“Nuk do të kem kujt t’i them lamtumirë… të gjithë përvjetorët do të festohen pa mua. Nuk do t’i shoh kurrë nipat dhe mbesat e mia”.

Navalny ka qenë duke kryer dënimin me 19 vjet burg, nën akuzat për “ekstremizëm”, në një burg në Arktik.

Vdekja e tij më 16 shkurt, në moshën 47-vjeçe, është dënuar ashpër nga Perëndimi dhe shumica e kanë fajësuar Putinin.

Navalny është arrestuar në janar të vitit 2021, pasi kthimit në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar pas një helmimi me agjent nervor në një qytet rus.

“E vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është që t’ia dorëzojmë atdheun një bande të plaçkitësve, të hajnave dhe hipokritëve”, ka shkruar ai më 17 janar 2022.

Në dorëshkrimet e tij vërehet vetmia në burg, por pa i humbur dozat e humorit.

Për shembull, më 1 korrik 2022, Navalny e ka përshkruar ditën e tij të zakonshme: zgjimi në orën 6:00, mëngjesi në 6:20 dhe nisja e punës në 6:40.

“Në punë, rrini të ulur për shtatë orë duke qepur në makinë”, ka shkruar ai.

“Pas punës, vazhdoni të rrini të ulur për disa orë në një stol druri, para portretit të Putinit. Ky quhet ‘aktivitet disiplinor’”.

Libri, i quajtur “Patriot”, do të publikohet prej shtëpisë botuese amerikane, Knopf, e cila planifikon të publikojë edhe versionin rus.

“Është e pamundshme të lexosh ditarin e Navalnyt në burg pa u tmerruar nga tragjedia e vuajtjeve të tij, nga vdekja e tij”, ka thënë redaktori i New Yorkerit, David Remnick.

Në dorëshkrimin e fundit të tij, më 17 janar 2024, Navalny i përgjigjet pyetjes që i kanë bërë shumë persona në burg, se pse është kthyer në Rusi.

“Nuk dua të heq dorë nga shteti im, apo ta tradhtoj atë. Nëse bindjet tuaja do të thonë dika, duhet të përgatiteni për t’i mbajtur ato, dhe për të bërë sakrifica, nëse është e nevojshme”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

TAGGED: #Aleksei Navalny
Kosova Times October 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

“Gazetari që nuk tregoi të gjithë të vërtetën, rasti i Vlorës dhe përgjegjësia e munguar”!

Kosova Times Kosova Times July 28, 2025
Komandanti i KFOR-it e njofton presidenten Osmani për situatën e sigurisë
Opozitari rus: “Nuk pendohem për asgjë”
Ministrat e NATO-s sot diskutojnë edhe për situatën në Kosovë
Hezbollahu e emëron Naim Qassemin si pasues të liderit të vrarë, Nasrallah
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?