By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sfidat e arkeologëve të rinj shqiptarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Sfidat e arkeologëve të rinj shqiptarë
Lajme

Sfidat e arkeologëve të rinj shqiptarë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/12 at 6:44 PM
Kosova Times Published October 12, 2024
Share
SHARE

Pjesa më e madhe e Parqeve Arkeologjike të Shqipërisë janë të pazbuluara dhe nevojat për gërmime arkeologjike dhe arkeologë janë të mëdha. Gërmimet në shumë zona arkeologjike të vendit janë të pakta dhe po tërheqin një numër të vogël arkeologësh të rinj shqiptarë. Sipas studiuesve financimet për misionet arkeologjike dhe kërkimet shkencore mbështeten kryesisht nga të huajt dhe vetë parqet arkeologjike po përdorin shumë pak nga të ardhurat e tyre për këto aktivitete.

Në një mision arkeologjik në qytetin antik të Antigonesë në Gjirokastër Natalia Qirjo një studente e arkeologjisë në Universitetin e Tiranës po gërmon me një grup të vogël arkeologësh dhe studentësh në zonë kryesore të qytetit.

Arkeologët kanë gjetur një shtresë më të hershme se ndërtimi i qyteti nga mbreti Piro dhe po përpiqen të hulumtojnë mbi materialin arkeologjik. Natalia thotë se është viti i dytë që përfshihet në gërmime.

“Ky është viti i dytë që vij në një mision arkeologjik. Vitin e kaluar isha në pjesën e sipërme të qytetit ku kryheshin gërmime te “shtëpia e monedhave”, ndërsa këtë vit jam këtu tek qendra e qytetit apo “agoraja” si njihet ndryshe. Është një përvojë shumë e bukur dhe e dobishme që ka edhe vështirësitë e saj”, tregon ajo.

Natalia thotë se e ka zgjedhur arkeologjinë nga pasioni që kishte. Sipas saj përfshirja në misione arkeologjike është mjafte rëndësishme për studentët.

“Unë kam mbaruar vitin e dytë këtë vit dhe është shumë e rëndësishme për mua të mësoj rreth karrierës që do ndjek në jetë. Unë i kisha me dëshirë lëndët shoqërore dhe kur pashë arkeologjinë thashë se këtë do zgjedh.”

Ndërsa Pëllumb Hoxha thotë se prej nëntë vitesh është në terren me gërmimet arkeologjike në disa zona të Shqipërisë.

“Unë kam marrë pjesë në disa misione arkeologjike. Jam përfshirë në misionin e Zgërdheshit me gjermanët, pastaj në Koman me një grup francezo- zvicerian dhe shqiptar që gërmojnë atje, më pas kam qenë në mision në Durrës me italianët dhe tani jam këtu në Antigone sërish me italianët që vjnë nga Universiteti i Maceratës”, tregon ai.

Është një eksperiencë shumë e mirë, me misionet e huaja arkeologjike pasi këmbehen metodat e gërmimeve, thotë më tej Pëllumbi.

“Marrim njohuri për metoda gërmimi dhe praktika se si punohet në vendet e tjera në zonat arkeologjike. Kjo na ndihmon më pas të përcaktojmë rrugët tona më të mira në gërmimin arkeologjik dhe në studimin e materilave për të bërë analiza për periudha historike.”

Sipas arkeologut, të rinjtë po i afrohen viteve të fundit pak arkeologjisë, ndonëse nevojat e Shqipërisë janë të mëdha pasi shumica e parqeve arkeologjike të vendit janë të pazbuluara.

“Ndoshta të rinjtë kanë pak informacion për arkeologjinë”, thotë ai

Arkeologia me përvojë Sabina Veseli thotë se është shumë e rëndësishme për studentët shqiptarë të arkeologjisë pjesëmarrja në këto gërmime.

“Ne mundohemi që studentëve t`ua shpjegojmë të gjitha fazat, qoftë në terren, qoftë në laborator me mundësinë që ata të zgjedhin në të ardhmen ku duan të fokusohen. Në arkeologji është punë në terren, duhet të gërmosh, të qëndrosh në diell gjithë ditën. Oraret e e arkeologëve janë të gjata fillojnë në pesë të mëngjesit, merret një pushim në mesditë dhe pastaj rikthehesh në laborator. Është një punë e vështirë në terren por shumë e bukur.”

Zonja Veseli thotë se interesi për arkeologjinë në Shqipëri duhet të vijë në rritje. Arkeologjia përherë ngjall interes, thotë Sabina.

“Unë mendoj se arkeologjia ngjall përherë interes. Arkeologjia ngjall më shumë interes se degët e tjera sepse ka një tis përherë aventure, një tis që udhëton, jeton në komunitete, zbulon dhe ky proces i intrigon të rinjtë e sotëm. Mendoj se interesi tek të rinjtë për t`u marrë me arkeologji vazhdon të jetë i njëjtë. Unë mendoj që ky interes duhet të vijë në rritje pasi arkeologjia në territorin shqiptar është shumë e zhvilluar dhe ka punë për të gjithë”,

Sipas të dhënave zyrtare parqet arkeologjike u vizituan këtë vit nga rreth 400 mijë turistë vendas dhe të huaj një shifër që ka ardhur vit pas viti në rritje .

Por sipas specialistëve të trashëgimisë kulturore në shumicën e parqeve arkeologjike rritja e të ardhurave nuk përkon me më shumë financime për kërkime shkencore dhe gërmime arkeologjike nga këto të ardhura që krijohen.

Studiuesit vlerësojnë se financimet për misionet arkeologjike në Shqipëri por edhe për kërkimin shencor në përgjithësi janë të pakta si nga universitetet edhe nga institucionet e trashëgimisë kulturore.

You Might Also Like

Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026 me Marco Crispo

Shpallen nominimet për Oscar 2026, “Sinners” kryeson me 16 nominime

Elena Gjika, `ambasadorja` e çështjes shqiptare

Çeku: Përfundon restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Rrustemi

Ndryshime në Teatrin Kombëtar, Sheremeti largohet, Basha ushtruese detyre

TAGGED: #Arkeologët, #Shqipëri
Kosova Times October 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia ndalon një shtetas amerikan nën dyshimet se sulmoi një zyrtar policor

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
Stuhia në ShBA bllokon banorët e Nju Jorkut në makina
Një vit nga shkatërrimi i digës: Ukraina ende vuan pasojat e përmbytjeve
Moti sot me diell, temperaturat në ngritje
Indeksi global i Mundësive 2023, si e humbet Shqipëria garën rajonale për tërheqjen e investitorëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?