By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-gardianes së burgut në Lipjan
January 16, 2026
Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj
January 16, 2026
Osmani: Kosova qëndron mbi sakrificën e të vrarëve
January 16, 2026
Gjykata veçon rastin e Xhelal Sveçlës për gazin lotsjellës në Kuvend
January 16, 2026
Specialja ua vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit
January 16, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon kërcënimet ndaj Kryeziut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon kërcënimet ndaj Kryeziut
Uncategorized

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon kërcënimet ndaj Kryeziut

Kosova Times
Last updated: 2024/10/12 at 2:55 PM
Kosova Times Published October 12, 2024
Share
SHARE

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon kërcënimet e drejtuara ndaj Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Shoqata përmes një komunikate për media thotë se ky akt kërcënimi, përmes rrjeteve sociale, përbën një përpjekje të papranueshme për të frikësuar dhe dobësuar institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në vend.

“Kjo nuk është vetëm një sulm ndaj një individi, por një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues dhe shtetit ligjor”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se Shoqata e Prokurorëve dënon me vendosmëri çdo përpjekje për të penguar veprimtarinë e drejtësisë, duke kujtuar se këto kërcënime nuk do të ndikojnë në përkushtimin dhe përpjekjet tona të palodhshme për të mbrojtur ligjin dhe për të siguruar drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto akte të turpshme janë të drejtuara jo vetëm kundër Kryeprokurorit Kryeziu, por edhe kundër të gjithë atyre që punojnë në funksion të drejtësisë dhe sigurisë në vend.

Shoqata apelon ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit që të veprojnë me shpejtësi dhe me vendosmëri për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët e këtyre kërcënimeve, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e atyre që janë në shërbim të interesit publik. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të mbështesin organet e drejtësisë dhe të mos lejojnë që aktet e tilla kriminale të minojnë besimin në institucionet tona.

Mesazhi i tyre është: Prokurorët dhe organet e sigurisë do të vazhdojnë punën e tyre të pandalshme për ndjekjen e kriminelëve dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës. Askush nuk do të mund të na ndalojë në këtë mision, dhe çdo kërcënim ndaj përfaqësuesve të drejtësisë është një kërcënim ndaj vetë shtetit.

Shoqata e Prokurorëve do të qëndrojë e palëkundur në mbështetjen e Kryeprokurorit Kryeziu dhe të gjithë prokurorëve që veprojnë me integritet dhe përkushtim, duke luftuar për drejtësinë dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Tetë vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit, kërkohet drejtësi

Kurti: Drejtësia për Reçakun mbetet detyrim moral dhe historik

Rusia dështoi të mbështeste partnerët e saj – Venezuelën dhe Iranin

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2026 janë publikuar

TAGGED: #Petrit Kryeziu, #Shoqata e Prokurorëve
Kosova Times October 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Blinken në Lindjen e Mesme për një armëpushim në Gazë

Kosova Times Kosova Times March 20, 2024
Fillon protesta e serbëve në Mitrovicën e veriut
Donald Trump pritet të marrë zyrtarisht emërimin si kandidat republikan
Guardiola për Klopp-in: U trondita nga lajmi, por do të fle më mirë
Shtatë të vdekur nga shembja e skeles
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?