By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim
August 28, 2025
Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora mbyllet nesër
August 28, 2025
Ndërron jetë punëtorja e RTK-së, Sylvie Bajrami
August 28, 2025
Krasniqi: Ilmi Ramadani, figurë e shquar e rezistencës dhe shtetndërtimit
August 28, 2025
I është dhënë lamtumira e fundit veprimtarit Ilmi Ramadani
August 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të mbrohet dinjiteti i ushtarit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Të mbrohet dinjiteti i ushtarit!
Opinion

Të mbrohet dinjiteti i ushtarit!

Kosova Times
Last updated: 2024/10/13 at 9:02 AM
Kosova Times Published October 13, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Ushtria pa bukë, kryeministri me zëvendësen e tij sorollaten për vota në Gjermani!

Nuk i thash gabimisht zëvendëse e Kurtit kryediplomates Gërvalla, për faktin se i përket mendësisë së njëjtë që kanë për shtetin e Kosovës. Sikur të kishin mendësi të shëndoshë për shtetin, në kohën kur Ushtria ka mbetur pa ushqim, shtetarët e vërtetë dhe të njëmend do të anulonin edhe vizitat zyrtare në shtetet më me ndikim në botë e lërë më vizitat private me bashkatdhetarët me karakter elektoral partiak!

Ku është Fondi i Sigurisë?

Ku janë rezervat shtetërore?

Ku është buxheti i shtetit?

Janë këto tri pyetje, për të cilat kryeministri me Ministrinë e Financave dhe atë të Mbrojtjes duhet të japin përgjigje publike para qytetarëve të vendit dhe ushtarëve në veçanti, të cilët përveç ushqimit problem e kanë edhe veshmbathjen dhe kushtet higjenike-sanitare në Kazermat e FSK-së!

Këto pyetje nuk i ngrita si opozitar, por si qytetar i Republikës së Kosovës dhe si Analist i pavarur, i cili e mbron interesin e shtetit para çdo interesi partiak.

FSK-ja për më shumë se ushtri dhe forcë mbrojtëse e shtetit tonë, është vlera më sublime e lirisë sonë, është nderi dhe krenaria e çdo qytetari të Kosovës, në të cilën shërbejnë djemtë dhe vajzat më të mira të kombit tonë.

Andaj, e kemi për obligim të gjithë pa dallim ta mbrojmë nderin dhe dinjitetin e ushtarit tonë, të nëpërkëmbur pamëshirshëm nga njerëzit e veshur me petkun e pushtetit.

Askush nuk guxon që ta politizoj çështjen e shujtave të ushtarëve për çështje elektorale, por, as ta anashkaloj dhe neglizhoj për të njëjtat qëllime!

Problemin e ngritur brenda ushtrisë nga Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, nga pjesëtari i Familjes Legjendare, ishte dashur që pushtetarët ta merrnin më seriozisht për trajtim urgjent në Qeveri.

Ishte dashur që kryeministri me kabinetin qeveritar të mbylleshin në një takim të gjatë ditor dhe javor në qoftë nevoja, derisa ta gjejnë zgjidhjen afatgjatë dhe të përhershme për FSK-në e jo të sorollaten shteteve evro-perëndimore në kërkim të votave të mërgimtarëve!

Ngase nuk janë shujtat problemi vetëm në FSK, por është një gamë shumë e gjerë dhe e gjatë e problemeve për të cilat duhet të flas Komandanti i saj e jo unë si Analist!

Me këtë që e ceka më sipër desha të them se, nuk jam kundër Albin Kurtit si lider partiak, por, jam kundër qasjes së gabuar të shtetarëve tonë ndaj FSK-së.

Imoralitet dhe heshtje e paparë e liderëve shtetërorë

Një qeveri që flet çdo ditë për forcën kombëtare dhe sovranitetin e vendit nuk është në gjendje t’u sigurojë ushtarëve tanë as bukën e përditshme!

Kjo përveçse paaftësi, është papërgjegjësi e turpshme që tregon imoralitetin e lartë të një qeverie që anashkalon ushtarët e uritur e të zbathur, të mbetur si jetim të këtij gjysmë shteti!

Heshtja e presidencës, e ‘Komandantes Supreme’ është pak më tepër se anashkalim, është skandaloze dhe e turpshme!

Një herë në vit vizitohen edhe varrezat!

Ku je Presidente, ku je strukur?

Pse nuk shkon në Kazermë si ‘Komandante Supreme’ për t’i motivuar ushtarët e uritur dhe të zbathur, të leckosur dhe të pashpresë, të cilët çdo ditë i hedhin uniformat për të ikur jashtë vendit, mbase për të mos u kthyer asnjëherë në vendin e tyre?

Mungesa e ushqimit të ushtarëve nuk është çështje teknike zonja Presidente, por një çështje nderi dhe dinjiteti kombëtar e cila e tregon pakujdesinë e shtetarëve ndaj Forcës Mbrojtëse të vendit tonë.

Pakujdesia ndaj Ushtrisë paraqet dështimin më skandaloz të pushtetarëve, e cila paraqet rrezik të madh për të ardhmen e shtetit.

Mungesa e ushqimit në FSK nuk është thjeshtë një vakuum institucional, por është krizë emergjente e cila duhet të zgjidhet shpejt dhe përgjithmonë.

Letra e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari dërguar Ministrit të Mbrojtjes lidhur me shqetësimet e shumta që kanë të bëjnë me shërbimet ushqimore, mungesën e personelit dhe problemet sanitare, shpërfaqë një gjendje alarmante në ushtrinë tonë e cila kërkon trajtim emergjent nga ana e shtetit.

Siq duket, kësaj qeverie dhe kësaj presidenteje, nuk i bën përshtypje aspak mungesa e ushqimit në kazermat e FSK-së, e aq më pak mirëqenia dhe shëndeti i vajzave dhe djemve që me përkushtim të lartë i shërbejnë ditë dhe natë atdheut tonë të shenjt.

Thirrje shpirtërore për ushtarët sypatrembur të FSK-së: Qëndroni të fortë dhe të palëkundur në misionin fisnik të mbrojtjes së atdheut. Zhgënjimin dhe dëshpërimin ta ktheni në forcë dhe përkushtim akoma më të madh. Ju jeni forca dhe krenaria jonë shpirtërore në këto kohë të vështira që po kalojmë si shtet dhe komb në përgjithësi. Respekt deri në përulje për secilin ushtar të atdheut tim. Zoti ju bekoftë!

You Might Also Like

Ninullat e nënave që po rrezikojmë ti kthejmë nga bekimi në mallkim

Analizë: Pse Aliyevi i Azerbajxhanit po e kritikon tani Moskën

PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd

Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës

Deri kur me politikë vrastare për shtetin!?

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times October 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA filloi negociatat urgjente me G7 për konfiskimin e rezervave të ngrira të Rusisë

Kosova Times Kosova Times December 21, 2023
Kurti liston të arriturat e Doganës në 25-vjetor, përmend rënien e Zymerit
Ngacmimi seksual në shkolla, sfidë mbetet mos-raportimi
Ç’është Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe pse i ka brengosur zyrtarët izraelitë?
IKD publikoi raportin: Përgjegjësia e mediave ndaj komenteve të paligjshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?