By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve
November 19, 2025
Makina më e mirë për vitin 2026? Gjermanët zgjodhën të preferuarën e tyre
November 19, 2025
Si të negociohet me Rusinë
November 19, 2025
VIDEO: Ushtarët izraelitë rrahen në bazë, pamjet bëhen virale
November 19, 2025
Putin për zgjatjen e jetës deri në 150 vjet dhe vlerat ruse: “Gjëja kryesore nuk është sa gjatë jetojmë, por pse”
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti bashkatdhetarëve në Berlin: Në Kosovë mund të fitohet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti bashkatdhetarëve në Berlin: Në Kosovë mund të fitohet
Lajme

Kurti bashkatdhetarëve në Berlin: Në Kosovë mund të fitohet

Kosova Times
Last updated: 2024/10/14 at 10:38 AM
Kosova Times Published October 14, 2024
Share
SHARE

Pas Munihut, Shtutgartit dhe Këlnit, një tjetër takim me bashkatdhetarë ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Albi Kurti në Gjermani.

Në kryeqendrën gjermane,Berlin,  kreu qeveritar u prit nga bashkatdhetarë që jetojnë atje.

Nën shoqërimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, kryeministri u ka treguar atyre për të arriturat e sukseset e Kosovës gjatë qeverisjes së tij.

Siç bëhet e ditur nga komunikata qeveritare drejtuesi i qeverisë kosovare e  ka ftuar mërgatën të vijnë sa më shumë në Kosovë derisa i ka njohur edhe me mundësitë institucionale të krijuara për ta, përfshirë Programin për Diplomacinë Qytetare dhe mundësitë që ofron statuti i ri i Universitetit të Prishtinës për akademikët nga mërgata.

“Për dallim nga para tri dekada kur thoshim ejani të kontribuoni duke sakrifikuar, tani themi ejani të fitoni duke investuar. Në Kosovë mund të fitohet”, citohet t’u ketë thënë kryeministri mërgatës ne Berlin.

Duke folur për rolin e rëndësishëm që mërgata ka luajtur ndër vite, kreu qeveritar ka thënë se mbijetesa në vitet e ’80-ta dhe mbijetesa në vitet e ’90-ta me rezistencën paqësore nuk do të mund të mbahej pa ta, lufta çlirimtare gjithashtu nuk do të mund të mirëmbahej pa ta, dhe zhvillimin e pasluftës po bëhet bashkë me ta.

Në adresimin e tij,sipas njoftimit,  kryeministri gjithashtu veçoi arsimin dual që në Kosovë po zhvillohet në 23 shkolla, 14 komuna dhe 12 profile nga të cilat kanë përfituar 1600 nxënës, e që bazohet dhe frymëzohet pikërisht nga vendet gjermanishtfolëse dhe për të cilat kemi mësuar shumë nga përvojat e vet mërgatës sonë.

“Nëse ka një gjë që është më e rëndësishme edhe se ekonomia, edhe se arsimi, është lidhja e ekonomisë me arsimin”, shtoi më tej kryeministri teksa foli për përfitimet nga arsimi dual.

Ndër të tjera, ai u bëri thirrje bashkatdhetarëve të brezit të dytë dhe të tretë që ta mësojnë gjuhë shqipe me sa më shumë përkushtim dhe disiplinë.

 “Mësimi i gjuhës shqipe është jo vetëm mundësia e dëshmia, por unë besoj është edhe garancia, se integrimi pa asimilim ndodhë, dhe kjo është ajo që na duhet neve, integrim pa asimilim”.

Ky ishte takimi i katërt me radhë i kryeministrit Kurti në qytete të Gjermanisë gjatë kësaj fundjave. /Kosovatimes/

 

You Might Also Like

Analiste serbe: Një qeveri pa Vetëvendosje mund të pritet të ketë një qëndrim më të shëndetshëm ndaj serbëve

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për dështimin e formimit të qeverisë

Mbi 150 ushtarë kroatë do t’i bashkohen KFOR-it në Kosovë

Bislimi: Kosova meriton marrjen e statusit të vendit kandidat për BE

Situatë e rëndë nga vërshimet në Ferizaj, evakuohen disa banorë|

TAGGED: #Albin Kurti, #Berlin
Kosova Times October 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Franca dënon ashpër “veprimet e njëanshme” të Qeverisë së Kosovës

Kosova Times Kosova Times August 9, 2024
Medvedev tha se rënia e BRSS çoi në luftë kundër Ukrainës
Plagosja e një personi në Zveçan, KFOR-i dënon incidentin
Analistët: Integrimi i Malit të Zi në BE, i rëndësishëm për rajonin
Autoritetet iraniane kanë urdhëruar ushtrinë të përgatitet për luftë me Izraelin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?