By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 korrik
July 21, 2025
Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën
July 20, 2025
Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore
July 20, 2025
Aksident mes tre automjeteve në Gllarevë, nëntë të lënduar
July 20, 2025
VLEN: Korridori Shkup–Bllacë në fazën përfundimtare, BDI ankohet për vonesa
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Berlin: Kosova e përkushtuar për tranzicion të gjelbër
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Berlin: Kosova e përkushtuar për tranzicion të gjelbër
Lajme

Kurti në Berlin: Kosova e përkushtuar për tranzicion të gjelbër

Kosova Times
Last updated: 2024/10/14 at 4:16 PM
Kosova Times Published October 14, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në sesionin e dytë të samitit të ‘Procesit të Berlinit’ rreth Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Energjinë dhe Lidhshmërinë, ka adresuar një varg çështjesh lidhur me klimën në nivel global, por edhe për energjinë e ripërtërishme.

Ai tha se vendi ynë është i përkushtuar në tranzicionin e gjelbër, ndonëse vendi ynë nuk është palë në Marrëveshjen e Parisit.

“Pavarësisht përpjekjeve tona, vazhdojmë të jemi të përjashtuar nga mekanizma kyçe dhe shumëpalëshe për financimin klimatik. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj synimeve tona për zbutur rreziqet, por kemi nevojë për qasje në financimet klimatike botërore për të mbështetur tranzicionin tonë”, tha Kurti.

Ja adresimi i plotë i kryeministrit Kurti:

1. Jemi duke hyrë në një fazë kritike dhe të paparashikueshme të krizës klimatike në nivel global. Vetëm këtë vit, Kosova ka shënuar verën më të nxehtë ndonjëherë, me një rritje në thatësira dhe mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm. Jemi të përkushtuar ndaj politikave që sigurojnë tranzicion të drejtë kah një e ardhme e qëndrueshme.

2. Strategjia jonë gjithëpërfshirëse e energjisë nënvizon qëllimin tonë që të bëhemi neutral ndaj karbonit (Carbon Neutral) deri në vitin 2050. Ky zotim mbështetet nga ligjet tona të reja mbi Ndryshimet Klimatike dhe Burimet e Energjisë së Ripërtërishme, të cilat ofrojnë bazat për një politikë afatgjatë klimatike. Vitin e kaluar, kemi lansuar një pako investive të burimeve të ripërtërishme prej 950 MË, duke përfshirë projekte konkurruese për kapacitete gjenerimi të energjisë dhe të ruajtjes së saj. Projekte të ardhshme, si ai i parkut të erës me kapacitet 150MË dhe parkut diellor me kapacitet 100MË, nënvizojnë përpjekjet tona për të diversifikuar burimet e energjisë dhe reduktuar emetimet.

3. Ndonëse kemi rezervat e pesta më të mëdha në botë të linjitit, kemi vendosur një objektiv të qartë për të reduktuar emetimet tona të gazrave serrë prej 36% deri në vitin 2030 dhe për t’i mbajtur rezervat nëntokë. Mbetemi të përkushtuar ndaj tranzicionit të gjelbër, edhe pse nuk jemi palë në Marrëveshjen e Parisit. Ndryshimi klimatik po na ndikon tashmë edhe ne dhe nevoja për mbështetje është urgjente. Sipas Bankës Botërore, përpjekjet tona për qëndrueshmëri klimatike kërkojnë investime në vlerën prej 2.8 miliardë euro, kryesisht për infrastruktura të adaptimit për të lehtësuar rreziqe si përmbytjet, thatësirat dhe mungesën e ujit. Vetëm vitin e kaluar, dëmet e lidhura me klimën kanë arritur në vlerën prej 28.9 milionë euro, duke ndikuar te 21,500 njerëz.

4. Pavarësisht përpjekjeve tona, vazhdojmë të jemi të përjashtuar nga mekanizma kyçe dhe shumëpalëshe për financimin klimatik. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj synimeve tona për zbutur rreziqet, por kemi nevojë për qasje në financimet klimatike botërore për të mbështetur tranzicionin tonë.

5. Investimet substanciale janë të domosdoshme për tranzicionin e energjisë, menaxhimin e mbeturinave dhe dekarbonizimin e transportit, të cilat do të kërkojnë përafërsisht 6 miliardë euro.

6. Digjitalizimi mundëson tranzicionin e gjelbër dhe jemi vendi me digjitalizimin më të shpejtë në rajonin tonë. Mbi 70% e kompanive të sektorit të teknologjisë eksportojnë shërbimet e veta dhe kemi 100% qasje në rrjet me brez të gjerë.

7. 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, hapësira ajrore e Serbisë mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt apo nga Kosova. Kjo nuk shërben pozitivisht as për marrëdhënie fqinjësore, as për adaptimin klimatik.

Përkushtimi ynë ndaj rritjes së qëndrueshme dhe qëndrueshmërisë klimatike është i qartë. Megjithatë, qasja në financimin klimatik është vendimtare për arritjen e këtyre synimeve ambicioze. Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor duhet të na ndihmojë për të ecur drejt një tranzicioni të drejtë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aksident mes tre automjeteve në Gllarevë, nëntë të lënduar

VLEN: Korridori Shkup–Bllacë në fazën përfundimtare, BDI ankohet për vonesa

Vazhdon aksioni i KRU `Prishtina` kundër lidhjeve ilegale të ujit

Limaj këmbëngul për kryeparlamentar, LVV nuk ia jep, vazhdon ngërçi politik

Regjistroi një serb në sistem pa qenë prezent, arrestohet zyrtarja policore

TAGGED: #Albin Kurti, #Procesi i Berlinit
Kosova Times October 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Britania sanksionon bashkëpunëtorë të oligarkëve rusë

Kosova Times Kosova Times April 12, 2023
Osmani: Shpresëdhënëse rezultatet e fundit të Kosovës në futboll
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrueshme
Danilevicius përfundoi vizitën në FFK, i jep mbështetje projektit TDS
HRW akuzon Izraelin për përdorim të fosforit të bardhë në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?