By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagosja e ushtarit, FSK: Rasti ndodhi aksidentalisht, arma e përdorur nuk është zyrtare
November 17, 2025
MPB: Mbi 10 mijë shkelje të trafikut gjatë këtij muaji, janë ndaluar 55 persona
November 17, 2025
Gonxhja: Mbi 11 milionë turistë në 10 muaj
November 17, 2025
Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit
November 17, 2025
Policia në Prishtinë sekuestron 11 armë dhe realizon 175 urdhëresa
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë kufitare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë kufitare
Rajon / Botë

Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë kufitare

Kosova Times
Last updated: 2024/10/14 at 11:12 AM
Kosova Times Published October 14, 2024
Share
SHARE

Koreja e Jugut tha se ka vërejtur shenja se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë në pjesën veriore, që lidhin dy Koretë, e të cilat nuk përdoren më, teksa janë rritur tensionet mes dy shteteve, pas pretendimeve të Koresë së Veriut se Jugu ka fluturuar dronë mbi territorin e saj.

Shkatërrimi i rrugëve do të ishte në linjë me përpjekjet e liderit verikorean, Kim Jong Un, për të shkëputur raportet me Korenë e Jugut dhe për ta çimentuar atë zyrtarisht si armiken kryesore dhe për të hequr dorë nga synimi i kamotshëm i bashkimit paqësor të dy Koreve.

Ushtria e Koresë së Jugut tha më 14 tetor se ka vëzhguar disa aktivitete në Korenë e Veriut që duket se janë përgatitje për shkatërrimin e rrugëve, aktivitete, sikurse është instalimi i ekraneve.

“Ata po i instalojnë këto ekrane në rrugë dhe po punojnë pas këtyre ekraneve, duke u përgatitur që të hedhin në ajër këto rrugë”, tha zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugkoreane, Lee Sung Joon. Ai tha se shkatërrimi i rrugëve mund të ndodhë edhe të hënën.

Lee tha se ushtria e Koresë së Jugut beson se Veriu po ashtu mund të tentojë të lëshojë një raketë në hapësirë. Një lëshim i tillë është i ndaluar nga Kombet e Bashkuara pasi cilësohet si testim i teknologjisë të raketave me rreze të gjatë veprimi. Lee tha se Koreja e Veriut mund të jetë duke kryer “provokime të vogla” kundër Seulit, por nuk specifikoi se për çfarë provokimesh bëhet fjalë.

Është e paqartë se sa rrugë Koreja e Veriut planifikon të shkatërrojë.

Ky zhvillim vjen, teksa Koreja e Veriut së fundi ka akuzuar Jugun se ka nisur dronë për të lëshuar pamflete propaganduese mbi Phenian tri herë gjatë këtij muaji dhe ka kërcënuar se do të përgjigjet me forcë nëse ndodh sërish. Koreja e Jugut ka refuzuar të konfirmojë nëse ka lëshuar dronë, por ka paralajmëruar se do të ndëshkojë ashpër Korenë e Veriut nëse kërcënohet siguria e qytetarëve të saj.

Një ditë më herët, Ministria e Mbrojtjes e Veriut tha se njësitë e artilerisë dhe njësi të tjera të ushtrisë pranë kufirit me Korenë e Jugut janë urdhëruar “të jenë në gatishmëri të lartë për të hapur zjarr”. Një zëdhënës i ushtrisë verikoreane tha se i gjithë territori i Koresë së Jugut “mund të shndërrohet në hi” pas një sulmi të fuqishëm nga Veriu.

Koreja e Veriut vazhdimisht përdor retorikë të tillë, teksa tensionet mes rivalëve janë rritur. Ekspertët kanë thënë se ka pak gjasa që Koreja e Veriut të nisë sulme në shkallë të plotë, pasi ka numër më të vogël të ushtarëve në krahasim me ushtarët që Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë së bashku.

Po ashtu, javën e kaluar Koreja e Veriut tha se do të bllokojë në mënyrë të përhershme kufirin e saj me Jugun dhe do të ndërtojë struktura të mbrojtjes për t’u përballur me “histerinë” e forcave jugkoreane dhe amerikane. Pheniani ka përmendur disa stërvitje ushtarake që ka kryer Koreja e Jugut, por edhe dislokimin e përkohshëm të aseteve të fuqishme të ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut.

Zyrtarët jugkoreanë kanë thënë se Veriu veçse ka ndërtuar disa barriera kundërtanke dhe ka përforcuar rrugët në anën verikoreane të kufirit që nga fillimi i këtij viti, me gjasë për të parandaluar që ushtarët dhe qytetarët verikoreanë të dezertojnë në Korenë e Jugut.

Tensionet në Gadishullin Korean janë në pikën më të lartë në vite, teksa Koreja e Veriut po vazhdon të kryejë testime provokuese të raketave dhe Koreja e Jugut dhe SHBA-ja po vazhdojnë të zgjerojnë stërvitjet e tyre ushtarake.

You Might Also Like

Forumi mbi zgjerimin e BE-së nesër në Bruksel

Binarët hekurudhorë pranë Varshavës u dëmtuan. Kryeministri polak nuk e përjashtoi sabotimin

Të paktën 98 palestinezë kanë vdekur në paraburgimin izraelit

Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet. Prokurorët kërkojnë dënim me vdekje

‘Indo-Paqësori fillon në Ukrainë’ – Kreu i Think-Tankut Amerikan thotë se Sulmi Trans-Siberian Rishkruan Strategjinë Globale

TAGGED: #Koreja e Jugut, #Koreja e Veriut
Kosova Times October 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Vitia: Bosht i prioritetit në shëndetësi do të jetë shëndeti i nënës dhe fëmijës

Kosova Times Kosova Times August 8, 2023
Zymi i Hasit të Prizrenit, fshati që popullohet vetëm në festa
Zyrtari iranian: Khamenei dha urdhrin për të lëshuar raketa në Izrael
Paketa e re e ndihmës ushtarake për Ukrainën mund të kushtojë 2.6 miliardë dollarë
Aksident fatal një i vdekur dhe pesë të lënduar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?