By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”
January 28, 2026
Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve
January 28, 2026
Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese
January 28, 2026
Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`
January 28, 2026
Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulçevsi: Në Perandorinë Osmane femra ishte trashëgimtare e pronës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Sulçevsi: Në Perandorinë Osmane femra ishte trashëgimtare e pronës
Lajme

Sulçevsi: Në Perandorinë Osmane femra ishte trashëgimtare e pronës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/14 at 11:33 AM
Kosova Times Published October 14, 2024
Share
SHARE

Sot do të promovohet libri “Tapitë e pronave në Vilajetin e Kosovës 1847-1912”, të autorëve Refike Sulçevsi dhe Jusuf Osmani. Sulçevsi njoftoi se në këtë libër janë mbi 1 milion e 500 mijë tapi dhe se, sipas saj, në atë kohë kishte një numër të madh të pronave në emër të femrave.

Ajo, në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, tha që duket e rëndësishme të theksohet është se “ka shumë prona në emër të femrave dhe kjo tregon që në atë kohë edhe femrat kanë qenë trashëguese, si meshkujt”.

“Kemi bërë hulumtime dhe i kemi ndarë regjistrat, të cilat i takojnë Vilajetit të Kosovës, sepse në këtë libër nuk është vetëm Kosova e sotshme. I kemi regjistrat e tapive të Shkupit, të Nishit, të Prokuples, të Dranjës, të Jenipazarit dhe shumë të tjera”, tregoi ajo.

Ndër të tjera, ajo tha se në këtë libër të interesuarit mund të gjejnë të dhëna për vendbanimin e vet, “sepse këtu janë regjistrat e të gjitha fshatrave të Kosovës dhe janë të ndara në atë kohë qysh janë shkruar: mysliman dhe jomysliman, dhe çdo qytet, çdo fshat me lagje të ndara, tapitë që iu kanë takuar në atë kohë pronarëve, mund të gjenden në këtë vepër”.

“Këtu janë mbi 1 milion e 500 mijë tapi. Në kohën e Perandorisë Osmane ka pasur një administratë shumë të zhvilluar. Çdo dokument që është përgatitur dhe shkruar në atë kohë është bërë në tri kopje. Një kopje e burimit, ku është bërë dokumenti, një kopje është dërguar në qendër të mbretërisë dhe një kopje Arkivit Shtetëror të Perandorisë Osmane. Të gjitha janë të ruajtura origjinale dhe, për fat të mirë, kemi arritur sot këto të dhëna”, shtoi ajo.

Sulçevsi bëri me dije se në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës ruhet një numër shumë i vogël i atyre dokumenteve origjinale të asaj periudhe.

Në këtë libër janë paraqitur tapitë e pronave të hulumtuara në Arkivin e Kadastrës dhe të Tapive në Ankara, me të dhënat përkatëse për çdo vendbanim dhe kaza të Vilajetit të Kosovës, me ilustrime, dokumente, foto dhe harta.

You Might Also Like

Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`

Qosja përkujton Kadarenë: Shkrimtari që i dha Shqipërisë zë botëror

“Gërrdia” përmbyll Festivalin “Talia e Flakës 2026” sonte në Gjilan

Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin

Filharmonia e Kosovës hap sezonin 2026 me Marco Crispo

TAGGED: #Refike Sulçevski, #Tapitë e pronave në Vilajetin e Kosovës 1847-1912
Kosova Times October 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi e informoi ambasadorin zviceran mbi zhvillimet e fundit

Kosova Times Kosova Times May 18, 2023
Hoxhaj për heqjen e vizave nga Emiratet: Lëvizje historike
Policia thotë se në Jarinjë ka qarkullim të automjeteve, Bërnjaku dhe Merdare mbesin të mbyllura
Telekomi i Kosovës me ofertë atraktive në platformën televizive
Kryeministrja italiane: Rrjedhat e emigrantëve dëmtojnë të gjitha shtetet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?